Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ky transferim i të dhënave është bërë në kundërshtim me një vendim paraprak gjyqësor, tha rregullatori në Irlandë më 22 maj.
Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që vepron në emër të Bashkimit Evropian, tha se Bordi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave ka urdhëruar vendosjen “e gjobës administrative në prej 1.2 miliard eurosh”.
Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka hetuar transferimin që ka bërë Meta të të dhënave personale të përdoruesve nga BE-ja në SHBA që nga viti 2020.
Ky hetim gjeti se Meta, që ka selinë evropiane në Dublin, ka dështuar “të adresojë rreziqet e të drejtave fundamentale dhe lirive të të dhënave të përdoruesve” që paraprakisht ishin identifikuar se u ishin transferuar të dhënat, sipas vendimit të Gjykatës për Drejtësi të Bashkimit Evropian.
Kjo gjykatë interpreton ligjet e BE-së dhe sigurohet që ato të aplikohen në të njëjtën mënyrë në të gjitha shtetet anëtare.
Në përgjigje, Meta tha se ishte “e zhgënjyer” që vetëm kjo kompani është veçuar dhe se vendimi “është i padrejtë dhe vendos një precedent të rrezikshëm për dhjetëra kompani të tjera”.
“Ne do të apelojmë vendimin, që përfshin edhe gjobën, dhe ne do të kërkojmë nga gjykata që të pauzojë afatet e zbatimit të vendimit”, tha presidenti i Meta-s për çështje globale, Nick Clegg, dhe shefja ligjore e kompanisë, Jennifer Newstead.
Meta tha se shpreson që në muajt në vijim, SHBA-ja dhe BE-ja të miratojnë një kornizë të re ligjore që do të lejonte përdorimin e të dhënave personale. Për këtë çështje ishte arritur një marrëveshje paraprake vitin e kaluar, sipas së cilës, do të lejohej praktika e transferimit të të dhënave.
Në gjashtë muajt e fundit, rregullatorët e BE-së e kanë gjobitur katër herë kompaninë Meta – tre herë vetëm gjatë këtij viti – lidhur me shkeljet e bëra nga Instagram, WhatsApp dhe Facebook.
Në janar, Bordi evropian i Mbrojtjes së të Dhënave e gjobiti me 300 milionë euro gjigantin e mediave sociale për shkak të shkeljes së rregullave gjatë përdorimit të reklamimit të shënjestruar në aplikacionet e tij.
Në mars, Meta u detyrua të paguajë 5.5 milionë euro për shkak të shkeljeve të bëra nga WhatsApp.
Gjoba e fundit, e iniciuar nga rregullatori irlandez, fillimisht synonte që Meta të pezullonte transferimin e të dhënave. Por, rregullatorët e tjerë të BE-së kërkuan që Meta të gjobitej.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Maj16:33
TRONDITËSE/ Polici serb rreh për vdekje myslimanin: Mbante dorezë hekuri!
Një polic serb po kërkohet për vrasjen e 35-vjeçarit Ervin Çelahmetovic, të cilin e qëlluan për vdekje me grushte ...
BOTA
22 Maj15:00
Qeveria e Kosovës zotohet: Komunat në veri do të funksionalizohen
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke bashkëpunuar me kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Ko...
BOTA
22 Maj12:34
E shtrirë në krevat topless, modelja e “Playboy” nuk lë vend për imagjinatën në tren
Modelja ukrainase e “Playboy”, Nadia Rusu, është gjithmonë në vëmendje në “Tiktok” për shkak të...
BOTA
22 Maj09:40
Forcimi i lekut po dekurajon ardhjen e turistëve nga Kosova
Përveçse eksportin e mallrave, forcimi i euros dekurajon eksportet e shërbimeve, të tilla si turizmi dhe call center.
Shqiptarët n...
BOTA
22 Maj09:37
Escobar: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerë...
BOTA
22 Maj09:37
Zgjedhjet në Greqi, Tsipras telefonon Mitsotakis për ta uruar
Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, përmes një telefonate ka uruar liderin e Demokracisë së Re, Kyrikos Mitsotakis për fitoren e p...
BOTA
22 Maj09:33
Pse pandemia e radhës mund të vijë nga Brazili?
BRAZIL- Shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të fillojë nga një shpellë si kjo e Planaltinë...
BOTA
22 Maj09:32
Zgjedhjet/ Numërohen 99% të votave në Greqi, Tsipras pranon humbjen, Mitsotakis: Do e bëjmë tërmet politik
GREQI- Mblidhet sot të hënën Zyra Ekzekutive e SYRIZA-së për të diskutuar fajin për kolapsin zgjedhor, por edhe p...
BOTA
21 Maj22:56
Zgjedhjet në Greqi: ND 40.81%, SYRIZA 20.06%, ND triumfon me 20 pikë diferencë në 83% të territorit
Fitorja e madhe e Demokracisë së Re , e cila u shënua nga exit poll , konfirmohet nga rezultatet e shpallura për zgjedhjet e sotme nga Sin...