
Ushtria izraelite ka nisur një valë të re sulmesh ajrore në të gjithë Libanin, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ofensiva kundër Hezbollahut do të intensifikohet.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se avionët luftarakë kanë goditur objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa në lindje të Libanit, si edhe në zona të tjera të vendit. Nga ana tjetër, Hezbollahu tha se është kundërpërgjigjur me 22 sulme me dronë dhe raketa ndaj objektivave izraelite, duke përfshirë ushtarë, tanke, kazerma dhe ndërtesa ushtarake.
Përshkallëzimi i ri vjen pavarësisht armëpushimit 45-ditor të rënë dakord mes Libanit dhe Izraelit më herët këtë muaj, edhe pse përplasjet sporadike kanë vijuar.
Në një deklaratë video, Netanyahu tha se Izraeli është “në luftë me Hezbollahun” dhe se ushtria duhet t’i japë grupit “një goditje shkatërruese”. Sipas tij, ofensiva izraelite ka eliminuar mbi 600 militantë të Hezbollahut, ndërsa shtoi se tashmë kërkohet “rritja e intensitetit të sulmeve”.
Hezbollahu deklaroi se sulmet e tij ishin përgjigje ndaj asaj që e quajti “shkelje të armëpushimit” nga Izraeli. Ndërkohë, zyrtarë nga të dy vendet pritet të zhvillojnë negociata të reja në Uashington javën e ardhshme.
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kërkuar tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga jugu i Libanit.
Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 16 prill, Izraeli ka vazhduar sulmet kryesisht në jug të Libanit, ndërsa pretendon se nga ajo zonë janë lëshuar raketa dhe dronë kundër territorit të tij. Sulmet e fundit prekën edhe Luginën Bekaa, pranë kufirit me Sirinë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Maj08:07
Rindizet lufta në Ukrainë? Rusia kërcënon Kievin me sulme të tjera: Shtetasit e huaj të largohen!
Rusia ka paralajmëruar një valë të re “sulmesh sistematike” ndaj Kievit, vetëm pak ditë pasi kreu një nga bomba...
BOTA
26 Maj07:44
Ushtria amerikane kryen sulme të reja ndaj Iranit, në shënjestër bazat raketore dhe mjetet detare
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë ndërmarrë sulme të reja ushtarake në jug të Iranit, duke shënjestruar baza r...
BOTA
25 Maj23:51
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të popullsisë që pi duhan
Suedia ka arritur objektivin për të pasur më pak se 5% të popullsisë që pi duhan rregullisht, duke u konsideruar tashmë efekt...
BOTA
25 Maj23:44
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri/ Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit
Ozgur Ozel dukej i destinuar për një karrierë burokratike pa shumë shkëlqim, si kryetar i CHP-së në hijen e karizmatikut Ekre...
BOTA
25 Maj23:24
Provinca e Albertës drejt referendumit për ndarjen nga Kanadaja. Carney: 'Bllof i rrezikshëm' njësoj si Brexit
Kryeministri kanadez Mark Carney e ka quajtur referendumin e ardhshëm të Albertës për ndarjen nga Kanadaja një "bllof të rreziksh&...
BOTA
25 Maj23:11
Skandali që po trondit Francën/ Dhjetëra shkolla fillore dhe kopshte nën hetim për abuzime seksuale ndaj fëmijëve
Një skandal abuzimi me fëmijë ka tronditur Francën, ndërsa autoritetet po hetojnë dhjetëra kopshte publike dhe shkolla fillor...
BOTA
25 Maj22:34
Tre të vdekur dhe disa të plagosur pas aksidentit me elefantin
Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një automjet u përplas me një elefant në një park kombëtar në Ugand&eum...
BOTA
25 Maj21:47
Ngjarja sureale!/ 59-vjeçari goditet me shigjetë ndërsa shëtiste me gruan
Një episod surreal ndodhi në Carvico, në zonën e Bergamos në Itali. Pasditen e së hënës, më 25 maj, një burr&e...
BOTA
25 Maj21:14
Rusia nuk tërhiqet nga sulmet brutale ndaj Kievit: Të huajt dhe diplomatët të largohen nga kryeqyteti ukrainas!
Një ditë pas njërit prej sulmeve më të rënda të Rusisë ndaj Kievit që nga pushtimi i plotë në vitin 2022,...