BOTA

Nga nënë e dashur te akuza për vrasjen e tre fëmijëve – çfarë fsheh Lindsay Clancy?

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 13:11

 

Nga nënë e dashur te akuza për vrasjen e tre fëmijëve

Mbrëmjen e 24 janarit 2023, një telefonatë emergjence nga një shtëpi në Duxbury shënoi fillimin e një prej krimeve më tronditëse në SHBA. Në qendër ishte Lindsay Clancy, 32 vjeçe, infermiere pediatrike dhe nënë e tre fëmijëve – Cora (5 vjeçe), Dawson (3 vjeç) dhe Callan (8 muajsh).

 

Lindsay u akuzua për vrasjen e tre fëmijëve të saj brenda shtëpisë. Që prej asaj dite, çështja ka evoluar në një proces të ndërlikuar penal, ku përplasen dy analiza: një akt i paramenduar apo një krize e rëndë mendore.

 

Muajt para tragjedisë

 

Sipas dokumenteve gjyqësore, pas lindjes së fëmijës së tretë, Clancy kishte kërkuar ndihmë për ankth, depresion pas lindjes dhe pagjumësi kronike. Ajo kishte provuar medikamente psikiatrike, përfshirë antidepresivë dhe barna kundër ankthit. Avokatët e saj argumentojnë se kombinimi i medikamenteve dhe përkeqësimi i gjendjes psikologjike ndikoi në gjykimin e saj.

 

Prokuroria, nga ana tjetër, ka theksuar se nuk kishte diagnozë për psikozë dhe sjellja e saj para ngjarjes nuk tregonte shkëputje nga realiteti.

 

Dita e krimit

 

Sipas hetimit, dita nisi normalisht: fëmijët u dërguan tek pediatri dhe luajtën në borë. Më vonë, Lindsay i kërkoi bashkëshortit, Patrick Clancy, të dilte për ushqim dhe barna, duke krijuar një interval prej 25-30 minutash. Kur ai u kthye, gjeti një skenë tragjike: tre fëmijët u gjetën në bodrum, të pajetë, me shenja mbytjeje.

 

Pas aktit, Lindsay dyshohet se tentoi vetëvrasje, duke u hedhur nga dritarja në katin e dytë, dhe mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë.

 

Akuzat

 

Lindsay përballet me:

            1.         Tre akuza për vrasje në shkallë të parë

            2.         Tre akuza për mbytje me ushtrim force

            3.         Tre akuza për sulm me qëllim vrasjen

 

Prokuroria argumenton planifikim: dërgimi i bashkëshortit larg shtëpisë dhe përzgjedhja e intervalit kohor. Mbrojtja thekson ç’rregullimin e rëndë mendor në momentin e ngjarjes dhe trajtime të mëparshme psikiatrike.

 

Qëndrimi i familjes

 

Patrick Clancy tha se sjellja e gruas nuk ngriti asnjë shenjë alarmi dhe e përshkroi si një nënë të dashur. Prindërit e Lindsay-t janë shprehur se vajza e tyre gjithmonë ka qenë e përkushtuar dhe e dashur.

 

Gjyqi

 

Më 20 shkurt, Lindsay u paraqit për herë të parë fizikisht në gjykatë. Çështja e saj ligjore përfshin vlerësim psikiatrik dhe debat mbi përgjegjësinë penale në kushtet e sëmundjes mendore. Gjyqi është caktuar për korrik 2026.

 

 

Rasti i Lindsay Clancy është kthyer në simbol të debatit mbi kufirin mes sëmundjes mendore dhe përgjegjësisë penale. Ai teston edhe mënyrën se si sistemi ligjor amerikan trajton rastet ku krimi dhe çrregullimi mendor ndërthuren në mënyrë tragjike

 

 

Nga nënë e dashur te akuza për vrasjen e tre fëmijëve

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?