Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

GJERMANIA- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi masakrën e Hamasit një vit më parë më 7 tetor si një pikë kthese në historinë e hebrenjve dhe atë gjermane. 7 tetori 2023 mbetet një pikë kthese për hebrenjtë, pas së cilës ka vetëm një "para" dhe "pas", shkroi politikanja e Gjelbër në një artikull të ftuar për gazetën gjermane "Bild am Sonntag". "7 Tetori është gjithashtu një pikë kthese edhe për ne në Gjermani", ka shkruar Baerbock, duke theksuar, se i vjen turp që prej atëherë hebrenjtë janë ndjerë më pak të sigurt në Gjermani dhe se sulmet antisemite janë shtuar – dhe raketat iraniane kundër shtetit të Izraelit festohen në rrugët gjermane. "Ne e kundërshtojmë këtë me fuqinë e plotë të ligjit”, theksoi Baerbock.
Duke iu drejtuar popullit të Izraelit, ajo tha: "Ne qëndrojmë në krahun tuaj. Siguria juaj është pjesë e kauzës sonë shtetërore. Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes. Kundër dhunës së Hamasit, si dhe kundër terrorit me raketa të Iranit dhe Hezbollahut”. Më 7 tetor 2023 organizata e Hamasit, që kategorizohet si terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera kreu një sulm të pashembullt në Izrael, ku u vranë më shumë së 1200 vetë dhe u morën më shumë se 250 pengje. Ky ishte shkas për luftën e Gazës, në të cilën rreth 42,000 palestinezë janë vrarë deri më tani, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi.
"Një pikë e re e ulët e humanitetit"
Duke pasur parasysh protestat e paralajmëruara anti-izraelite përpara përvjetorit të masakrës së Hamasit më 7 tetor, Këshilli Qendror i Hebrenjve ka bërë thirrje për një vështrim realist të urrejtjes së rrënjosur ndaj hebrenjve në Gjermani. "Skenat ngazëllyese në rrugët gjermane pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, si dhe thirrjet për protesta të hapura të urrejtjes ndaj Izraelit rreth përvjetorit të terrorit të Hamasit më 7 tetor janë brenda shoqërisë tonë," tha presidenti i Këshillit Qendror Josef Schuster për "Rrjetin Redaksional Gjermania".
"Kushdo që, në këtë përvjetor të këtij sulmi mizor, nuk është në gjendje të ndjejë të paktën pak ndjeshmëri për hebrenjtë, për popullin e Izraelit, ai nuk do ta bëjë kurrë këtë dhe ka një problem të madh”, theksoi presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve. "Nëse ne në Gjermani nuk e dallojmë dhe emërtojmë qartë se këta njerëz ekzistojnë mes nesh, atëherë të gjithë kemi një problem të madh”, tha Schuster. "Atëherë shoqëria jonë e hapur, në të cilën dinjiteti njerëzor është mbi gjithçka tjetër, rrezikon të shembet.
Shumë tubime në përvjetorin e masakrës së Hamasit
Në Gjermani në disa mitingje do të kujtohet masakra e organizatës tërroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor vitin e kaluar. Nga ana tjetër është bërë thirrje për demonstrata të tjera për të protestuar kundër luftës së Gazës - ku veçanërisht në Berlin priten mesazhe antisemite në këto demonstrata. Policia po përgatitet për të siguruar zhvillimin e demonstratave në përvjetorin e 7-tetorit me rreth 2000 policë.
Që të shtunën, qindra njerëz në Berlin përkujtuan masakrën e Hamasit në Izrael dhe luftën e Gazës me mitingje dhe demonstrata. Sipas policisë, mbi 1000 njerëz morën pjesë në një marshim proteste pro-palestineze dhe rreth 650 erdhën në një tubim pro-izraelit. Një zëdhënës i policisë i përshkroi demonstratat në përgjithësi si "kryesisht pa probleme".
Edhe në Izrael para përvjetorit të parë të masakrës së Hamasit më 7 tetor, mijëra njerëz demonstruan sërish për një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të mbetura. Shumë pjesëmarrës në demonstrata kanë frikë se fati i pengjeve do të harrohet për shkak të luftimeve në Liban. Tubimet nuk ishin aq të mëdha si zakonisht, sepse në shumë vende ka kufizime në tubime për shkak të situatës së sigurisë./ DW
AZIA- Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teks...
EUROPA- Me ndryshimin e fundit të rrezikshëm të politikës bërthamore të Rusisë, presidenti Vladimir Putin sugjeroi m&e...
LINDJ E MESME- Një sulm i fundit raketor nga Irani goditi dy baza ajrore izraelite, Nevatim dhe Tel Nof, siç konfirmohet nga Forcat Mbrojt&eu...
KOSOVA- Një aksident i rëndë që la pas të paktën tre persona të vdekur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtin&...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u jan&eum...
UKRAINA- Prestigjozia “Financial Times” shkruan se ndërkohë që lufta ka hyrë në ditën e 956, Ukraina dhe a...
UKRAINA- Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin K...
SHBA- Është zyrtarisht muaji i fundit i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Amerikanët panë presidentin de...
LINDJE E MESME- Në Bejrut të Libanit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e shkuar. Ky shpërthim vjen pak kohë...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosna, Tomo Vuksic, kujtoi viktimat e përmbytjeve në&n...