Zelensky, Trump
SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, për të nënshkruar një marrëveshje që u siguron Shteteve të Bashkuara qasje tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, udhëheqësi ukrainas thotë se disa çështje ende mbeten të pazgjidhura.
Presidenti Donald Trump thotë se të premten do të presë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin e Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Marrëveshja do t’u jepte Shteteve të Bashkuara të drejta thelbësore për shfrytëzimin e mineraleve të rralla të nëntokës ukrainase dhe do të kompensonte Uashingtonin për armët e dërguara Kievit për luftën trevjeçare kundër agresionit të Moskës.
“Do të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme për mineralet dhe çështje të tjera”, tha Presidenti Trump.
Por udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, vuri në dukje një pikë thelbësore që nuk është përfshirë në këtë marrëveshje, garancinë konkrete për sigurinë e Ukrainës. Më parë, Presidenti amerikan hodhi poshtë një aspiratë thelbësore të Ukrainës, anëtarësimin në NATO.
“Në këtë marrëveshje flitet vetëm në përgjithësi për garancitë e sigurisë. Por mendoj se nuk është veçanërisht për këto garanci. Hapat e ardhshëm duhet të jenë për të. Pa garanci sigurie për të ardhmen, nuk do të kemi paqe dhe armëpushim të vërtetë. Nëse nuk e kemi këtë, asgjë nuk do të funksionojë. Nuk do të kemi asgjë”, tha zoti Zelenskyy.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Olena Prokopenko me Fondin Gjerman Marshall, thotë se marrëveshja për mineralet ishte pjesë e formulës origjinale të Presidentit Zelenskyy për paqen.
“Është e vështirë për qeverinë ukrainase që t’i kthehet plotësisht ofertës. Fatkeqësisht, projektpropozimi që iu ofrua Ukrainës në përgjigje të këtij propozimi ishte tejet zhgënjyes dhe i njëanshëm. Por tani që marrëveshja duket të jetë shumë më e balancuar, qeveria ukrainase është gati ta nënshkruajë”.
Zonja Prokopenko, që është ish-këshilltare e Ministrit të Financave të Ukrainës, thotë se pret disa përmirësime para nënshkrimit të marrëveshjes.
“Ka disa përparime sa i përket garancive si një faktor, por do të duhet të jetë shumë më i detajuar në marrëveshjen përfundimtare, sepse për momentin, në thelb nuk ka një lidhje specifike mes sigurisë dhe investimeve. Aktualisht, duket si një marrëveshje investimi dhe jo si një marrëveshje sigurie”.
Detaje të tjera pritet të finalizohen përpara përfundimit të luftës brutale në Ukrainë. Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Moska është zotuar se nuk do të kthejë asnjë pjesë në atë që do të ishte një marrëveshje paqeje./VOA
zelensky trump marreveshje shba-ukraine
Artikuj te sugjeruar
b.z
BOTA
27 Shkurt15:31
"Paguhen nga qeveria dhe nuk bëjnë punë"/ Presidenti Trump urdhëron shkurtime masive të punonjësve të qeverisë federale
Foto ilustruese
UASHINGTON – Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump urdhëroi të mërkurën agjencitë federale të...
n.f
BOTA
27 Shkurt13:54
Pas problemeve me drejtësinë vëllezërit Tate largohen nga Rumania, udhëtojnë drejt SHBA-së
SHBA- Figura kontroverse që ka ndikim në internet, Andrew Tate, dhe vëllai i tij janë nisur me avion drejt Shteteve të Bashkuara, duk...
n.f
BOTA
27 Shkurt13:53
"Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë", Vuçiç: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë!
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Se...
n.f
BOTA
27 Shkurt10:24
Diplomatët e SHBA-së dhe Rusisë takohen në Turqi për të diskutuar për misionet diplomatike
SHBA- Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia takohen më 27 shkurt në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet q...
r.ll
BOTA
27 Shkurt09:27
"Shqipëria sot ka një dritare të hapur për të hyrë në BE", Rama: Më duhet të rri dhe pak në këtë detyrë të përmbush këtë mision historik
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rublikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" u shpreh se&nb...
n.f
BOTA
27 Shkurt08:08
Nga sulmi në Banjskë te mbyllja e institucioneve serbe/ Kosova dhe Serbia bëjnë hapa pas, analiza: Po shkelet Marrëveshja e Brukselit!
KOSOVË- Në vend të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, sulm i armatosur në Banjskë; në vend të pranimit ...
n.f
BOTA
27 Shkurt08:08
Koreja e Veriut i dërgon Rusisë mijëra trupa ushtarakë për të luftuar në frontin ukrainas
RUSI- Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vlerësimet që b...
r.ll
BOTA
27 Shkurt07:49
Starmer mbërrin në Uashington për bisedime me Trump, përsërit thirrjet për garanci sigurie për Ukrainën
keir starmer
SHBA- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer ka mbërritur në Uashington për bisedime me Presidentin amerikan Donald Tr...
r.ll
BOTA
27 Shkurt07:48
Zgjedhjet në Kosovë/ Janë numëruar 19 nga 43 qendrat e votimeve në përfaqësitë diplomatike, si ka votuar diaspora
foto ilustruese
PRISHTINË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votim...
n.f
BOTA
27 Shkurt07:35
Trump: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të nënshkruajnë një marr...