Pas Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë, Portugalia ka shpallur këtë të diel njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës, në një deklaratë të bërë nga ministri i Jashtëm Paulo Rangel, gjatë një ceremonie në selinë e përhershme të Portugalisë në OKB, në New York.
“Deklarata e njohjes së Palestinës, e shpallur këtu sot, rrjedh drejtpërdrejt nga vendimi i Këshillit të Ministrave më 18 shtator, pas një procesi të gjerë konsultimi që përfshiu presidentin e Reublikës dhe shumicën dërrmuese të partive parlamentare,” deklaroi Rangel.
Ai theksoi se për çështjen e zgjidhjes me dy shtete si rrugë për paqen në konfliktin izraelito-palestinez, u arrit një qëndrim unanim nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlamentin portugez.
Duke riafirmuar angazhimin për një paqë të drejtë dhe të qëndrueshme, qeveria portugeze deklaroi se mbështet të drejtën e Izraelit për ekzistencë dhe siguri, dënon ashpër sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor, lërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe kthimin e trupave të të vrarëve në Izrael dhe kundërshton çdo formë antisemitizmi.
Ministri Rangel theksoi se njohja u bë vetëm pasi u përmbushën dy kushte të mëhershme të përcaktuara nga qeveritë e mëparshme, që ëvizja të bëhej në bashkëpunim me një grup shtetesh perëndimore me qëndrime të përbashkëta për këtë çështje dhe që deklarata të kishte efekt të prekshëm dhe të dobishëm në terren, si kontribut konkret për paqen.
“Qeveria portugeze dëshiron të forcojë miqësinë e thellë me popullin izraelit, por gjithashtu të thellojë marrëdhëniet e reja e premtuese me popullin palestinez,” u shpreh Rangel.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Shtator21:55
Ndarje territori? Plas arma me tunizianët në Itali, plagoset rëndë 28-vjeçari shqiptar
Dy persona u plagosën, njëri prej tyre një 28-vjeçar shqiptar, i cili është në gjendje kritike dhe po mbahet në spital...
BOTA
21 Shtator19:41
VIDEO/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, mes 200 mijë personave të pranishëm edhe Trump
Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në Arizona të SHBA-ve për një ceremoni përkujtimore në nder të aktivistit k...
BOTA
21 Shtator19:21
Pse luhatet besimi i Mal të Zi te BE-ja?
Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në Bashkimin Evropian ra nga 83% në 69% brenda gjashtë muajsh.
Analistët politikë, s...
BOTA
21 Shtator18:53
Sulmi kibernetik, edhe të hënën anulohen gjysma e fluturimeve
Për shkak të sulmit kibernetik, aeroporti i Brukselit u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve të planif...
BOTA
21 Shtator18:43
“Nuk do ketë shtet palestinez”, Netanyahu: Pasi të takoj Trump, do merrni përgjigjen e fundit!
Njohja e shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia është një “shpërblim i madh për terrorizmin”, tha të ...
BOTA
21 Shtator17:55
Pse tani dhe çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez nga Britania, Australia dhe Kanadaja?
Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja njohën zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve që kanë ndërmarr...
BOTA
21 Shtator17:15
Taksë 2% për miliarderët/ Njeriu më i pasur del kundër, do humbiste mbi 100 mln euro menjëherë
Bernard Arnault, shefi i grupit të mallrave luksoze LVMH dhe njeriu më i pasur i Francës, ka sulmuar një taksë të propozuar prej 2...
BOTA
21 Shtator16:56
Reagim i ashpër nga Izraeli për njohjen e shtetit të Palestinës: Shpërblim për vrasësit e Hamasit!
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.
Ministri izraelit i...
BOTA
21 Shtator16:44
Britania, Kanadaja dhe Australia e njohin zyrtarisht shtetin palestinez
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve të tjera në nj...
BOTA
21 Shtator15:31
Zi në botën e medias/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari i njohur
Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, John Stapleton, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jet&eum...