BOTA

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

m.l Përditësimi i fundit 17 Maj 2025, 17:06

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

RUMANI- Rumunët dalin në zgjedhje më 18 maj për të zgjedhur më në fund një president të ri, pas disa muajve përplot kaos të paprecedentë politik. Zgjedhjet e mëparshme u anuluan dhe kandidatit kryesor për postin e presidentit iu ndalua pjesëmarrja. Balotazhi i raundit të dytë përball nacionalistin George Simion me kandidatin centrist, kryetarin e Bukureshtit, Nicusor Dan.

Simion u përfshi në zgjedhje si zëvendësim për Calin Georgescu, të cilit nuk iu lejua të kandidonte pasi fitoi raundin e parë të votimit në nëntor. Autoritetet rumune anuluan rezultatet mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatë zgjedhore. Para mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Simioni bazoi fushatën e tij mbi suksesin e Georgescut, duke fituar rreth 41 për qind të mbështetjes në raundin e parë të votimit më 4 maj. Dan ishte shumë mbrapa me gati 21 për qind.

Simion ka qenë përpara në shumicën e sondazheve të kryera që atëherë, megjithëse sondazhet më të fundit tregojnë se kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit. Sa u përket kompetencave, presidenti emëron kryeministrin, me miratimin e parlamentit, dhe përfaqëson Rumaninë në samitet e NATO-s dhe BE-së. Ai gjithashtu mund të përdorë veton e vendit në BE.

Kush është George Simion?

Simion premton të përmbysë plotësisht politikën rumune, duke mbajtur një qëndrim euroskeptik brenda Bashkimit Evropian dhe duke i dhënë fund mbështetjes për Ukrainën.

“Qëndrimi ynë është… neutralitet, jo përshkallëzim, jo furnizim me armë, dhe përputhje e përsosur me politikën e administratës Trump”, tha ai më 8 maj.

Simion ka theksuar gjithashtu përputhjen ideologjike me “lëvizjen MAGA dhe ka postuar një foto të vetes online me një kapele të kuqe bejsbolli me logon “Trump Save America”. Kjo dashamirësi politike mund të jetë e ndërsjellë, pasi Uashingtoni kritikoi ashpër vendimin për të anuluar raundin e parë të zgjedhjeve.

Simion ka acaruar gjithashtu fqinjët e Rumanisë. Ai ka lënë të nënkuptohet për pretendime territoriale ndaj Ukrainës dhe thirrje për bashkim me Moldavinë, çka ka bërë që atij t’i ndalohet hyrja në të dyja vendet. Më 19 maj, një gjykatë moldave pritet ta shqyrtojë sërish ndalimin e tij, i cili pasoi arrestimin e tij në një protestë në kryeqytetin Kisinau, në vitin 2015.

Disa vite më herët, në vitin 2011, ai kishte një përplasje me ligjin në vendin e tij, duke marrë një gjobë dhe ndalim 6-mujor nga hyrja në stadiume futbolli për thirrje raciste në një ndeshje Rumani-Bosnje e Hercegovinë. Në dhjetor të vitit 2019, ai bashkëthemeloi partinë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR), e cila tani është grupi i dytë më i madh në parlament. Faqja e internetit e partisë thotë se ajo qëndron për besimin e krishterë, taksat e ulëta, vlerat familjare dhe sovranitetin kombëtar.

Në vitin 2023, ish-ministri i Mbrojtjes së Moldavisë, Anatol Salaru, pretendoi se Simion ishte takuar fshehurazi me një agjent të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në Ukrainë. Simion i ka mohuar si këtë incident, ashtu edhe pretendimin më të gjerë se është pro-rus. Ai së fundmi humbi një proces gjyqësor ku kishte paditur Salarun për këtë akuzë. Ai ka thënë gjithashtu se do të emërojë Georgescun kryeministër. Georgescu, 63 vjeç, e ka quajtur 38-vjeçarin Simion “protegun tim të ri”.

Kush është kandidati tjetër?

Nicusor Dan nuk është anëtar i asnjë partie, ai fitoi garën për t’u bërë kryetar i Bashkisë së Bukureshtit si i pavarur dhe tani po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për presidencën. 55-vjeçari hyri në politikë në vitin 2015, duke premtuar ta luftonte korrupsionin në kryeqytet.

Si matematikan, ai mori doktoraturën nga Universiteti Sorbona në Paris në vitin 1998, përpara se të kthehej për të punuar në Institutin e Matematikës në Rumani. Ishte në këtë kohë që ai filloi të angazhohej si aktivist për çështje që lidhen me ndërtimet e paligjshme, planifikimin urban dhe mbrojtjen e trashëgimisë.

Pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u bërë kryetar bashkie i Bukureshtit, Dan u zgjodh në vitin 2020 dhe më pas u rizgjodh në vitin 2024. Vendimi i tij për të kandiduar për president shkaktoi habi, duke pasur parasysh që sapo kishte marrë një mandat të dytë në krye të kryeqytetit. Dan e shpjegoi vendimin duke iu referuar krizës politike që po përfshinte Rumaninë.

Dan tha se lufta kundër korrupsionit dhe grupeve të interesit do të ishte një çështje madhore për presidencën e tij. Sa i përket politikës së jashtme, Dan ka folur për ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që mban një qëndrim pro-BE-së.

Duke folur pas raundit të parë të votimit më 4 maj, Dan tha se raundi i ardhshëm do të ishte “një debat mes një drejtimi pro-perëndimor për Rumaninë dhe një drejtimi anti-perëndimor”. Ky është një mesazh që deri tani ka gjetur jehonë tek votuesit e arsimuar në qytetet e mëdha, çka e lë atë përballë një sfide të madhe në raundin e dytë. Ai ka pasur mundësinë t’u drejtohet votuesve gjatë tre debateve televizive këtë javë, në të cilat Simion nuk mori pjesë./ REL

video

PPIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

PPIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit

Homazh per Papa Franceskon nga Dom Mark Pashkja

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

Landfilli i paligjshëm i Shijakut