Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Kina nuk është më kërcënimi kryesor i sigurisë për Shtetet e Bashkuara, sipas Strategjisë së re Kombëtare të Mbrojtjes të Pentagonit, i publikuar të premten.
Dokumenti, i cili publikohet çdo katër vjet, vendos në krye të prioriteteve mbrojtjen e territorit amerikan dhe të Hemisferës Perëndimore.
Strategjia thekson se Washingtoni ka neglizhuar për një kohë të gjatë “interesat konkrete të amerikanëve” dhe sinjalizon një qasje më të përmbajtur ndaj angazhimeve ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen për aleatët.
Pentagoni njofton se SHBA-të do të ofrojnë një mbështetje “më të kufizuar” për partnerët e tyre dhe kërkon një ndarje më të madhe të barrës së sigurisë, duke argumentuar se shumë aleatë kanë qenë “të kënaqur të lejojnë Washingtonin të subvencionojë mbrojtjen e tyre”.
Kjo strategji përforcon linjat politike të ndjekura nga administrata Trump gjatë vitit të parë të mandatit të saj të dytë.
Dokumenti nënvizon se SHBA-të do të garantojnë aksesin ushtarak dhe tregtar në zona kyçe strategjike, si Kanali i Panamasë, Gjiri i Amerikës dhe Groenlanda.
“Nga idealizmi utopik i së kaluarës, drejt realizmit të ashpër”, thuhet në dokument, duke e përshkruar qasjen e re si thelbësisht të ndryshme nga strategjitë e administratave pas Luftës së Ftohtë.
Sa i përket Kinës, Pentagoni thekson se marrëdhëniet do të menaxhohen përmes “forcës, jo konfrontimit”. Objektivi, sipas strategjisë, nuk është dominimi apo poshtërimi i Pekinit, por parandalimi i çdo fuqie që të dominojë SHBA-të ose aleatët e saj.
Ndryshe nga dokumentet e mëparshme, Tajvani nuk përmendet drejtpërdrejt, edhe pse SHBA-të theksojnë se synojnë të pengojnë çdo përpjekje për dominim rajonal. Kujtohet se në fund të vitit të kaluar, Washingtoni miratoi një shitje armësh për Tajvanin me vlerë 11 miliardë dollarë, duke nxitur reagime ushtarake nga Kina.
Rusia përshkruhet si një “kërcënim i vazhdueshëm, por i menaxhueshëm” për krahun lindor të NATO-s, ndërsa për Korenë e Veriut strategjia parashikon një rol më të kufizuar amerikan, duke vlerësuar se Koreja e Jugut është e aftë të marrë përgjegjësinë kryesore për parandalimin.
Dokumenti mohon se kjo qasje përbën izolacionizëm, duke theksuar se SHBA-të synojnë një strategji më të fokusuar dhe realiste, ku interesat amerikane nuk barazohen automatikisht me kërcënimet që përballen vende të tjera.
Në këtë kontekst, aleatët evropianë pritet të marrin rolin udhëheqës për kërcënimet që janë më të mëdha për ta sesa për SHBA-të, në një botë që, sipas disa liderëve perëndimorë, po shkon drejt një rendi ndërkombëtar gjithnjë e më pak të bazuar në rregulla.
Një agjent i Patrullës Kufitare qëlloi dhe vrau një burrë në Minneapolis të shtunën (24 janar), thanë zyrtarët...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u shpreh para mediave vendase se ka arritur një marrëveshje me presidentin amerikan, Donald Trump, për f...
Anëtarët e një familjeje palestineze mbajtën zi dhe i dhanë lamtumirën dy fëmijëve që u vranë në një...
Ai u shtyp nën një trung gështenje që papritmas i ra mbi kokë ndërsa po krasitte pemë në fshat pranë Borgo Ferrovia...
Sharon Maccanico, 15-vjeçarja nga Avellino dhe kampione ndërkombëtare e hip-hopit, është shpallur e vdekur pasi një rrëshqi...
Një vajzë dyvjeçare thuhet se u arrestua së bashku me të atin në Minneapolis nga zyrtarët e imigracionit në SHBA (ICE)...
Familjet beduine palestineze nga komuniteti Ein al-Auja në Bregun Perëndimor të pushtuar braktisën atdheun e tyre të shtunën (24 j...
Në një bllok apartamentesh të ftohtë në Kiev, të mbetur pa ngrohje apo energji elektrike, pensionistja 69-vjeçare Viktoriia...
Bisedimet dy ditore midis delegacioneve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Abu Dhabi kanë përfunduar, raportoi agjencia ruse e lajme...
Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se Teherani do ta konsiderojë çdo sulm ndaj vendit si “një luftë të...