Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Një skandal i rëndë spiunazhi ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, duke tronditur presidencën, institucionet e sigurisë dhe opinionin publik në vend. Autoritetet po hetojnë një administrator IT-je në zyrën presidenciale, i dyshuar për kopjim dhe kodim të të dhënave sekrete shtetërore me qëllim kalimin e tyre te shërbimet e inteligjencës të një vendi jashtë NATO.
Në qendër të hetimit është zyra e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa mediat maqedonase raportojnë për një përplasje të fortë mes Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Ministrisë së Brendshme lidhur me trajtimin e çështjes.
Sipas kallëzimeve të publikuara, administratori i IT-së dyshohet se ka kopjuar dhe koduar informacione të klasifikuara, ndërsa ka pretendime se zyrtarë të tjerë të kabinetit presidencial dhe strukturave të inteligjencës kanë tentuar të fshehin provat dhe të ndalojnë hetimin.
Skandali ka marrë përmasa edhe më të mëdha pas deklaratave të kreut të opozitës socialdemokrate, Venko Filipče, i cili akuzoi hapur figura të qeverisë për lidhje me shërbimet serbe dhe qarqe pro-Kremlinit.
“Ky është një skandal që duhet zbardhur plotësisht. Nëse informacionet kanë dalë nga një vend anëtar i NATO-s, atëherë kemi të bëjmë me një çështje jashtëzakonisht serioze dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, përfshirë presidenten”, deklaroi Filipçe.
Ai drejtoi akuza të forta ndaj zëvendëskryeministrit Ivan Stoilković, për të cilin tha se bashkëpunon me shërbimet sekrete serbe dhe mban lidhje me grupin nacionalist rus “Night Wolves”, të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
“Kemi një zëvendëskryeministër që bashkëpunon me shërbimet serbe dhe qarqe pro-Kremlinit. Informacionet sensitive po dalin çdo ditë nga vendi”, tha lideri i opozitës.
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski tentoi të minimizojë ngjarjen, duke deklaruar se bëhet fjalë për “mbetje të strukturave të vjetra të spiunazhit”.
Skandali shpërthen në një moment tepër delikat për Maqedoninë e Veriut, mes tensioneve politike, dyshimeve për influencë ruse dhe serbe në qeveri, si dhe debatit të fortë mbi të drejtat e shqiptarëve dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
SHBA publikoi të premten një grup të dytë dokumentesh të deklasifikuara lidhur me pretendimet për takime me UFO, ku përfshihe...
Vladimir Putin nuk ka vizituar asnjë rajon rus për 196 ditë , duke shënuar ndërprerjen më të gjatë të udhëtime...
Fenomeni klimatik El Niño po rikthen shqetësimin mes shkencëtarëve, të cilët paralajmërojnë se viti 2026 mund të ...
Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të dërgojë edhe 5 mijë trupa shtesë amerikane në Poland, një lëvizje që ...
Ministria e Mbrojtjes e SHBA publikoi sot dokumente dhe video të reja lidhur me Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara (UAP), të njohura gjerë...
Një studim i fundit zbulon se inteligjenca artificiale po shfaqet me shpejtësi si një forcë e re që po formëson tregtinë gl...
Garry Kasparov, ish-kampion bote në shah dhe sot një nga zërat më të fortë të opozitës ruse në mërgim, dekla...
Një vajzë ka humbur ndjenjat pasi ajo dhe partneri i saj u fshikulluan nga 100 herë secili për shkak se kishin kryer marrëdhënie...
Një burrë nga Florida gjeti 30,000 dollarë në tualetin e një dyqani dhe ia ktheu pronarit të tij, duke pretenduar se "paratë...
Komisioni Evropian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, përmes së cilës ai propozon që Ukrainës ...