Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Garry Kasparov, ish-kampion bote në shah dhe sot një nga zërat më të fortë të opozitës ruse në mërgim, deklaroi në një intervistë “La Repubblica” se Rusia ka mbetur e “bllokuar” në luftën në Ukrainë sepse Vladimir Putin nuk mund ta përfundojë pa fitore ndërsa në terren nuk po arrin sukses.
Kjo, sipas tij, e bën luftën thelbësore për mbijetesën e regjimit rus dhe e shtyn atë drejt një gjendjeje “lufte të përhershme”. Ai paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet dhe se Rusia, sipas tij, mund të tentojë ta zgjerojë konfliktin drejt vendeve evropiane brenda këtij viti, veçanërisht nëse Perëndimi nuk rrit presionin ndaj Moskës.
“Nëse ndonjëherë do të ketë një ndërprerje të armiqësive, dhe kjo është një “nëse” e madhe, ata do të shkojnë diku tjetër. Vendet baltike e dinë mirë se kjo luftë vetëm mund të zgjerohet. Është si një kancer dhe nuk mund të negociosh me kancerin; ai duhet të zhduket.”, tha ai.
Kasparov thekson gjithashtu se brenda Rusisë po rriten tensionet ekonomike dhe pakënaqësitë në elitë, sidomos për shkak të goditjeve ndaj infrastrukturës dhe kostove të luftës. Megjithatë, ai beson se aparati i sigurisë së Putinit mbetet ende i fortë dhe e bën ndryshimin e pushtetit të vështirë në afat të shkurtër.
“Ai ende ka mjaftueshëm para dhe pushtet për të kontrolluar aparatin e sigurisë. Edhe pse po humbet aurën e tij të pathyeshmërisë, asgjë nuk do të ndodhë së shpejti. Nevojiten më shumë sulme nga Ukraina, më shumë forcë nga Evropa. Por për fat të keq, kam frikë se ka gjithnjë e më shumë gjasa që Putini ta zgjerojë luftën e tij në Evropë, madje edhe para fundit të vitit.”, shtoi ai.
Ai thotë se Perëndimi dhe NATO kanë ende fuqi të mjaftueshme për të ruajtur ekuilibrin dhe penguar përhapjen e luftës, sidomos nëse vendet evropiane forcojnë bashkëpunimin dhe mbrojtjen e tyre.
“Nëse kjo do të ndodhte ndonjëherë, NATO do të ishte mjaftueshëm e fortë për të luftuar Moskën edhe pa ndihmën e SHBA-së, por mekanizmat e vjetër mbrojtës duhet të riorganizohen. Fuqia e kombinuar ushtarake e vendeve baltike, skandinave dhe polake është shumë më e lartë se ajo e Rusisë.
Pyetja është nëse popullatat e tyre janë të gatshme t’i përballojnë pasojat e një lufte nëse sulmojnë dronët rusë dhe nëse NATO është e gatshme të godasë territorin e një fuqie bërthamore. Dhe, edhe më e rëndësishmja, nëse SHBA-të do të tërhiqeshin, siç ka të ngjarë, kush do të ofronte frenim bërthamor? Londra? Parisi?
Putini mund të mos ketë pasur shumë sukses në fushën e betejës, por ai është treguar shumë efektiv në minimin e demokracive perëndimore. A jemi të sigurt se presidenti i ardhshëm francez do të ofrojë një ombrellë bërthamore për vendet baltike?”, u shpreh ai.
Kasparov beson gjithashtu se ndryshimi në Rusi është i mundur sidomos nëse Ukraina arrin të rezistojë dhe të forcojë pozitat e saj. Sipas tij, rritja e presionit ndërkombëtar dhe izolimi i luftës mund të dobësojnë gradualisht aftësinë e Kremlinit për të vazhduar konfliktin.
“Na pëlqen apo jo, tani për tani, nuk ka asnjë shenjë proteste në Rusi. Ndryshimi mund të vijë nëse Ukraina fiton luftën. Një nga programet që unë i kërkoj me dëshpërim Perëndimit të miratojë është ajo që unë e kam quajtur ironikisht “Tajvani Rus”, për t’u garantuar rusëve që nuk duan të marrin pjesë në luftë mundësinë për t’u larguar, me kusht që ata të nënshkruajnë një deklaratë që do t’i bënte ata kriminelë në atdheun e tyre dhe do të mbështeste tre koncepte kryesore: lufta është kriminale, regjimi i Putinit është i paligjshëm dhe Krimea është ukrainase.”, theksoi Kasparov.
Sipas tij, Ukraina me rezistencën që tregoi shpëtoi Evropën dhe se ende po e mbron atë.
“Nëse Ukraina nuk do të kishte qenë në gjendje të rezistonte katër vjet e gjysmë më parë, bota do të ishte ndryshe sot. Kievi e shpëtoi Evropën dhe ende po e mbron atë. Ne duhet të krijojmë kushtet që opinioni publik rus të pranojë se lufta nuk mund të vazhdojë. Pastaj do të shohim nëse ajo do të rebelohet. Para së gjithash, duhet ta privojmë Putinin nga paratë dhe truri. BE-ja ka burime, por i mungon vullneti politik. E ardhmja e vetë idesë së Evropës është në rrezik. Por nëse Putini fiton, ne kthehemi te ligji i më të fortit. Vendet autoritare do të nënshtrojnë më të dobëtin. Dhe meqenëse Amerika nuk është më aty për të udhëhequr botën e lirë, uniteti, strategjia dhe forca e Evropës janë thelbësore për të siguruar mbijetesën e botës së lirë.”, u shpreh ai.
Një vajzë ka humbur ndjenjat pasi ajo dhe partneri i saj u fshikulluan nga 100 herë secili për shkak se kishin kryer marrëdhënie...
Një burrë nga Florida gjeti 30,000 dollarë në tualetin e një dyqani dhe ia ktheu pronarit të tij, duke pretenduar se "paratë...
Komisioni Evropian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, përmes së cilës ai propozon që Ukrainës ...
Në malin Khatis, pranë kryeqytetit Yerevan në Armeni, kanë nisur punimet për ndërtimin e një statuje gjigante të Jezu ...
“The Guardian” shkruan se Europa Perëndimore po përgatitet për valën e parë të nxehtësisë me termometrin q...
SHBA-të kanë vendosur më shumë se 200 raketa interceptuese Terminal High Altitude Area Defense (THAAD) për të mbrojtur Izraelin ...
Një sulm ajror izraelit në jug të Libani ka shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, mes tyre dy punonjës shpëtimi dhe një f&...
Draft -marrëveshja midis Iranit dhe SHBA-së që pritet të hyjë në fuqi nëse miratohet nga të ...
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Partneritete, Kevin Hamilton deklaroi nga Prishtina se aleanca nuk do t&e...
Në qytetin Ruabara, në provincën Ituri të RD të Kongos, protestuesit u vunë flakën tendave ku pacientët me Ebola po me...