BOTA

Projektligji mbi shpenzimet i mbështetur nga Trump dështon në Dhomën e Përfaqësuesve

r.ll Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 09:25
Projektligji mbi shpenzimet i mbështetur nga Trump dështon në
foto ilustruese

SHBA- Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dështoi gjatë një votimi të enjten pasdite në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky zhvillim e lë Kongresin pa një plan të qartë për të shmangur mbylljen e qeverisë ndërsa afatet për financimin e saj skadojnë mesnatën e së premtes.

Në mbështjetje të projektligjit votuan 174 ligjvënës dhe kundër tij 235, duke e hedhur në këtë mënyrë poshtë planin e hartuar me nxitim nga udhëheqësit republikanë, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk prishën një marrëveshje të mëparshme dypartiake.

Pavarësisht mbështetjes që dha zoti Trump për projektligjin republikan, 38 republikanë votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.

Republikanët konservatorë që votuan kundër thanë se ai nuk parashikonte një reduktim domethënsë të shpenzimeve qeveritare.

Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries e quajti projektligjin "qesharak".

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, tha të enjten në mbrëmje se: "Dështimi i projektligjit në Dhomën e Përfaqësuevse është një gjë e mire. Tashmë ka ardhur koha për t'u rikthyer tek marrëveshja dypartiake, që arritëm".

Financimi i qeverisë përfundon mesnatën e së premtes. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë ta zgjasin afatin, qeveria do të fillojë një mbyllje të pjesshme duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga ato agjenci që merren me sigurinë në kufi, tek parqet kombëtare, si dhe duke rrezikuar që më shumë se 2 milionë punonjës federal të mos paguhen. Administrata e Sigurisë në Transport paralajmëroi se udhëtarët gjatë sezonit të ngarkuar të festave mund të përballen me radhë të gjata në aeroporte.

Projektligji i ofruar nga republikanët ishte kryesisht i ngjashëm me versionin e mëparshëm që zoti Musk dhe zoti Trump e kishin cilësuar si një dhuratë e çuar dëm për demokratët.

Sipas tij financimi i qeverisë do të ishte zgjatur deri në mars. Deri atëherë zoti Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe republikanët do të kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e cilësoi "sukses" hartimin e planit të ri për të financuar qeverinë që parashikonte dhe heqje të tavanit të borxhit.

Postimi i zotit Trump në mediat sociale erdhi teksa republikanët thanë se kishin arritur një marrëveshje pas bisedimesh të vështira me dyer të mbyllura. Republikanët thanë se sipas projekligjit qeveria do të vazhdonte punë edhe për tre muaj të tjerë, rritej ndihma në rast fatkeqësish natyrore për shtetet e goditura nga uragani e të tjera, si dhe do të lejonte qeverinë që të marrte më shumë hua, deri më 30 janar të vitit 2027.

“Sukses në Uashington! Kryetari Mike Johnson dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë arritur në një marrëveshje shumë të mirë”, shkruante zoti Trump përpara rrëzimit të projekligjit në Kongres.

Përpara votimit, demokratët dhe republikanët akuzuan njeri-tjetrin se do të ishin përgjegjës nëse qeveria do të mbyllej.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson u tha gazetarëve se paketa do të shmangte problemin, e do ta bënte më të lehtë për ligjvënësit që të shkurtonin shpenzimet në qindra miliarda dollarë kur zoti Trump të merrte detyrën vitin e ardhshëm.

"Qeveria është shumë e madhe, bën shumë gjëra dhe pak prej tyre i bën mirë", tha ai./VOA

dhoma e perfaqesuesve donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë