Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si pasojë e zhvillimeve të reja në Gjykatën Speciale. Pas ngritjes së aktakuzës së dytë kundër tij në Hagë, ai ka insistuar që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Por, pak hollësi ka dhënë se për çfarë saktësisht e ka fjalën.
Teksa rasti i parë gjyqësor kundër ish-udhëheqësit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, po shkon drejt përfundimit në Hagë, Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër tij - këtë herë për pengim të drejtësisë, duke kthyer gjithë vëmendjen mbi të dhe mbi deklarimet e tij.
Thaçi, ish-president i Kosovës, ka përsëritur, të paktën dy herë në javët e fundit, domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nga Specialja, teksa ka përmendur se dy aktakuzat kundër tij janë ngritur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
“Unë nuk jam pjesë e garës politike dhe as nuk kam ndonjë ambicie politike, as për president, as për kryeministër, as për deputet, e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike. E theksoj që nuk jam pengesë dhe as nuk paraqes rrezik për askënd, në kuptimin politik, e as për ndonjë projekt qeverisës”, ka thënë Thaçi në gjyq.
Për përmendjen e Kushtetutës nga Thaçi, njohës të drejtësisë kanë pak për të komentuar. Duke mos pasur qasje në aktakuzën e plotë ndaj tij, dhe duke mos dashur të futen në spekulime, ata presin që vetë Thaçi, ose avokati i tij mbrojtës, të japin më shumë hollësi kur të deklarohen rreth fajësisë për aktakuzën e dytë.
Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të sqaruar deklaratat e klientit të tij. Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “në bazë të Kushtetutës, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, janë disa të drejta të të pandehurit në procedurë, për të cilat ai po mendon që nuk po i respektohen”.
“Nëse aktakuza nuk është e bazuar në ligj, atëherë pa dyshim që është shkelje e Kushtetutës, sepse Kushtetuta e mbron barazinë e palëve në procedurë, i ka disa garanci për të pandehurit, që aktakuzë mund të ngrihet vetëm kur ka bazë ligjore, kur ka dëshmi, kur ka argumente”.
Thaçi duhet të deklarohet rreth fajësisë në afat prej 30 ditësh. Aktakuza e dytë kundër tij u miratua më 29 nëntor, ndërsa u bë publike më 7 dhjetor. Miftaraj ka përsëritur thirrjet e vazhdueshme të IKD-së që gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatës Speciale të ruajnë integritetin e procesit gjyqësor - të sigurojnë që dëshmitarët të mos kërcënohen, si dhe të ketë pasoja për ata që e bëjnë kërcënimin.
“Thuhet se që prej vitit 2023-2024, këta persona [Thaçi dhe të tjerë] kanë marrë pjesë në frikësim të dëshmitarëve, dhe arrestimet ndodhin në fund të vitit 2024. Në aspektin penal, është e pakuptueshme se si, pavarësisht që kanë pasur informata që një vit, nuk kanë marrë veprime, por po marrin në fund”.
Miftaraj e ka konsideruar shumë të rëndësishme që të ketë epilog procesi gjyqësor kryesor, dhe që të mos marrë vëmendje procedura e dytë.
“Pothuajse në fund të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kur kanë mbetur edhe dy-tre muaj, të nisësh aktakuzë të re, në aspektin juridik, në aspektin logjik, nuk ka shumë kuptim”.
Deklaratën e Thaçit, ku ai bën një lidhje mes aktakuzave dhe zgjedhjeve në Kosovë, Miftaraj e sheh si politike dhe shumë të përgjithshme. Ndërkaq, hulumtuesi ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, beson se ato as që do të merren parasysh nga trupi gjykues.
“Këto deklarata fare nuk kanë rëndësi për procedurat ligjore, pasi që zgjedhjet në Kosovë nuk i hyjnë në punë as mbrojtjes, dhe as Gjykatës, apo trupit gjykues në procedurat në të cilat ai ngarkohet”.
Thaçi, ish-drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, është në paraburgim në Holandë prej nëntorit të vitit 2020. Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Hagë.
Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Puna e Gjykatës financohet nga Bashkimi Evropian dhe nga disa vende tjera perëndimore.
Nga buxheti i Kosovës paguhen avokatët, si dhe udhëtimet e dëshmitarëve dhe vizitat e familjarëve të të akuzuarve. Çështja e dëmshpërblimit të viktimave nuk është e rregulluar mirë me ligjet, mbi të cilat është formuar Gjykata. Si Miftaraj, ashtu edhe Alija, kanë vlerësuar se në bazë të asaj që ka qenë e qasshme për publikun, Gjykata po bën punë të mirë dhe është e paanshme.
Megjithatë, Miftaraj ka thënë se “së paku njëri prej gjyqtarëve shihet që po del prej rolit të tij si gjyqtar. Kemi parë shumë herë pyetje orientuese, pyetje sugjestive, ose në njëfarë mënyre duke bërë përpjekje që të marrë një përgjigje që atij i pëlqen ndaj dëshmitarëve”, teksa nuk ka pranuar ta identifikojë atë.
Njohësit e drejtësisë nuk shohin asnjë problem as rreth takimeve që është raportuar të jenë zhvilluar mes zyrtarëve të Gjykatës me disa përfaqësues të vendeve sponsorizuese, duke thënë se ato janë vende mike të Kosovës, dhe se nuk besojnë që në ato takime të jetë diskutuar për ndonjë rast apo provë, por për mbarëvajtjen e përgjithshme të punës së këtij institucioni.
Gjykata Speciale, deri më tani, ka shpallur dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit./ REL
Foto SHBA- Numri i dëbimeve të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë që nga vit...
HAGË– Organizata “Human Rights Watch” tha të enjten se Izraeli ka shkaktuar vdekjen e mijëra palestinezëve në Gaz&e...
dorezimi i armeve SIRI- Ish-forcat e sigurisë të regjimit sirian i kanë dorëzuar armët e tyre qeverisë së re të p&e...
Joe Biden SHBA- Presidenti në largim i SHBA Joe Biden ka thënë se ai "sigurisht" do të marrë pjesë në inaugurimin e...
AZI- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e nj&eum...
Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e përshkroi të enjten një propozim hungarez për një armëpushim...
POLONI- Polonia ka regjistruar këtë vit një rritje të konsiderueshme të tentimeve për të hyrë pa autorizim në k&e...
SHBA- Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga fundi i vitit, një projektligj, që e ka mbështetjen e të dy partive, për të...
FRANCË- Liderja e krahut të djathtë Marine Le Pen ka parashikuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka të ngjarë të largohet ...
GJEORGJI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në parlamentin e Abkhazi, një rajon i shkëputur nga Gjeorgjia, Ku nj&e...