‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 për qind tarifë ndaj verës, shampanjës dhe pijeve të tjera alkoolike evropiane, nëse blloku e zbaton tarifën e propozuar ndaj uiskit amerikan. Tarifa, të cilën BE-ja tha se po e vendos si kundërmasë kundër tarifave të administratës amerikane ndaj aluminit dhe çelikut, pritet të zbatohet nga 1 prilli. Por, Trump u zotua të enjten për përshkallëzimin e luftës tregtare, nëse BE-ja nuk heqë dorë nga synimi i saj për vendosjen e tarifës prej 50 për qind ndaj uiskit amerikan.
“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja do ta vendosë shpejt një tarifë prej 200 për qind ndaj të gjitha verërave, shampanjës dhe produkteve alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e tjera të BE-së”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
“Do të jetë shumë mirë për biznesin e verës dhe shampanjës në SHBA”, shtoi ai.
Presidenti republikan la të kuptohej të mërkurën se e ka ndër mend ta ndërmarrë një veprim të tillë.
“Natyrisht se do të përgjigjem”, tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të mërkurën.
Trump, duke njoftuar për tarifat ndaj aluminit dhe çelikut të mërkurën, i sfidoi haptazi aleatët e SHBA-së, dhe u zotua se do ta rikthejë pasurinë e “vjedhur” nga vendet e tjera. Ai ka vendosur tarifa ndaras ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, dhe ka ndër mend gjithashtu të vendosë taksa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, Brazili dhe Koreja e Jugut, duke vendosur tarifa “reciproke” nga 2 prilli.
Tarifat e SHBA-së prekin tregtinë në vlerë 25.6 miliardë euro në BE, ndërsa blloku u përgjigj me një paketë masash në vlerë të përgjithshme prej 26 miliardë eurosh ndaj mallrave amerikane, të cilat do të vendosen në dy faza. Faza e parë, nga 1 prilli, godet produktet klasike amerikane, si uiski burbon, xhinse, dhe motoçikleta Harley-Davidson, të gjitha këto në vlerë të 8 miliardë eurove.
Pakoja e dytë e tarifave, e propozuar të futet në fuqi më 13 prill, megjithatë, duhet të marrë pelqëimin e shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare të BE-së. Kjo pako prek mallrat si, produktet bujqësore, tekstilin, pajisjet shtëpiake dhe plastiken, në vlerë të përgjithshme prej 18 miliardë eurove. Diplomatët me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë besojnë se ekziston një shumicë e tillë, pasi blloku është bërë gjithnjë e më i zemëruar me administratën amerikane./ REL
SHBA- SHBA ka vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit nga e gjithë bota. Si përgjigje,...
KOSOVË- Gjatë vitit 2024, në Kosovë ishin 2,864 biznese me qarkullim mbi 1 milion euro. Në vendin e parë është Prishti...
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK. Dho...
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vushtrri të Kosovës. Më...
KOSOVË- Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin...
moske RUSI- Një ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka refuzuar çdo armëpushim të përkohshëm me Uk...
hashim thaci KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, për të vizituar babain e tij në Q...
SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacionit Ndërkomb&eu...
SHBA- Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i emëruar i Kanadasë, Mark Carney dha atë që vëzhguesit e k...
Foto ilustruese RUMANI - Ish kryeministri Victor Ponta shpalli sot hyrjen në garën presidenciale të Rumanisë, ndërsa e djathta eks...