Si një…oktapod. Kështu e sheh Izraeli, Iranin dhe, me këtë “filozofi”, vazhdon t’i “presë” një nga një “këmbët” e tij. Vetëm dje, të mërkurën, vrau ministrin e Inteligjencës, Ismail Khatib, një ditë pasi u neutralizua lideri de facto i vendit, Ali Larijani. Më parë kishte ndodhur, natyrisht, edhe vrasja e Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa Izraeli ka vrarë edhe liderë të organizatave të konsideruara terroriste, përfshirë Hezbollah dhe Hamas, madje edhe zyrtarë iranianë në zona si Siria.
Tani, duke përshkallëzuar sulmet kundër liderëve iranianë në një luftë të drejtpërdrejtë mes shtetesh, po bën një deklaratë të qartë të fuqisë ushtarake dhe po tregon se armiqtë e tij nuk kanë ku të fshihen.
Siç vëren në analizën e saj CNN, sulmet e fundit pasqyrojnë një përpjekje për të ndryshuar ekuilibrat politikë në Teheran, ndërsa mijëra sulme ajrore, në bashkëpunim me forcat amerikane, po shkatërrojnë aftësinë e Republikës Islamike për të kërcënuar botën me raketa dhe dronë.
Eliminimi i liderëve të huaj konsiderohet prej kohësh i paligjshëm sipas ligjit amerikan dhe atij ndërkombëtar. Shumë kritikë e shohin luftën kundër Iranit si një goditje ndaj një rendi global të bazuar në rregulla, që po dobësohet shpejt. Megjithatë, këto sulme kanë njëfarë tërheqjeje për shtetet më të fuqishme si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, pasi synojnë të shkurtojnë luftën dhe të dobësojnë regjimet shtypëse.
Në të njëjtën kohë, eliminimi i liderëve mund të dobësojë regjimin, duke dekurajuar zyrtarët më të ulët të marrin poste që mund të jenë praktikisht “vetëvrasëse”, pasi bëhen menjëherë objektiv.
Megjithatë, edhe pse këto veprime kanë simbolikë të fortë, pasojat afatgjata politike dhe strategjike mbeten të paqarta. Eliminimi i një figure të lartë mund të shkurtojë luftën, por gjithashtu mund të kthehet në efekt bumerang, duke nxitur hakmarrje dhe duke mbyllur rrugët diplomatike, e për pasojë duke zgjatur konfliktin.
Meqë liderët iranianë e dinë se janë objektiva, ata delegojnë pushtetin, ndaj nuk ka garanci që eliminimi i tyre do ta rrëzojë regjimin. Për më tepër, një strategji për të eliminuar çdo lider të ri mund të çojë në një luftë pothuajse të pafund.
Precedenti negativ i Irakut
Në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara u përpoq pa sukses të vriste diktatorin e Irakut, Saddam Hussein, në fillim të pushtimit. Më vonë, gjatë konfliktit, u vranë djemtë e tij, Uday dhe Qusay, ndërsa vetë Saddam u kap dhe u ekzekutua. Megjithatë, Iraku nuk u bë më demokratik. Përkundrazi, vendi përjetoi një luftë civile.
Objektiva të ndryshme të SHBA dhe Izraelit
Sot, ndërsa strategjia e SHBA-së dhe Izraelit ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj kapaciteteve ushtarake iraniane, nuk duket se ka sjellë rënien e regjimit. Ndërkohë që qëllimet e Donald Trump mbeten të paqarta, Izraeli ndjek një strategji më të qartë: i paraqet sulmet si vetëmbrojtje ndaj një shteti që e konsideron terrorist. Nga ana tjetër, Irani ka reaguar, duke goditur Tel Avivin me raketa balistike dhe duke premtuar përshkallëzim të luftës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi: “Po e shkatërrojmë këtë regjim me shpresën që t’i japim popullit iranian mundësinë ta rrëzojë.”
Skenarët
Megjithatë, ekzistojnë edhe skenarë më pak optimistë. Dëshira për hakmarrje mund të çojë në shtypje më të fortë të qytetarëve. Nëse regjimi bie, mund të shpërthejë një luftë civile.
Disa ekspertë besojnë se eliminimi i liderëve nuk do të sjellë ndryshime pozitive. Historiani Bader Al-Saif thekson se regjimi mund të bëhet më rezistent, ndërsa Sina Azodi paralajmëron se këto veprime mund të forcojnë qëndrimet e ashpra, jo ta rrëzojnë regjimin.
Edhe vetë Trump ka pranuar se eliminimi i liderëve mund të dëmtojë mundësinë për një zgjidhje politike, pasi mund të zhduket kapaciteti për negociata. Në fund, lind pyetja thelbësore: nëse nuk mbetet askush për të negociuar, si do të përfundojë kjo luftë? /Përshtati në shqip PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
19 Mars20:07
Misteri rreth ‘fatit’ të mbështetësit të flaktë të Putinit, e gjeti veten në një klinikë psikiatrike
Vetëm dy ditë më parë, Ilia Remeslo, deri së fundmi një mbështetës i zjarrtë i Vladimir Putinit, u shfaq duke ndrys...
BOTA
19 Mars19:58
Trump anashkalon Kongresin, i shet armë Emirateve të Bashkuara dhe Kuvajtit
Administrata Trump anashkaloi Kongresin për të përshpejtuar shitjen e armëve me vlerë miliarda dollarë për Emiratet e Bashkua...
BOTA
19 Mars19:41
Vrau dhe copëtoi dy gra, 33-vjeçari tregon në gjyq arsyen për krimet makabre
“E vrava Maria Denisa Paun nga frika, ndërsa Ana Maria Andrei nga përçmimi.” Kështu ka deklaruar gjatë një marrjeje ...
BOTA
19 Mars19:28
Inteligjenca amerikane: Putin është i bindur për fitoren në Ukrainë. Zbardhet qëllimi tjetër i tij
Presidenti rus, Vladimir Putin, vijon të besojë se ushtria e tij po bën përparim në Ukrainë, duke mos parë arsye për t&e...
BOTA
19 Mars19:20
Paralajmërimi i OBSH-së: Ja cili është “skenari më i keq” në Lindjen e Mesme
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se situata në Lindjen e Mesme mund të përkeqësohet ndjeshëm dh...
BOTA
19 Mars19:10
BQE paralajmëron: Lufta me Iranin po ndikon drejtpërdrejt në inflacion, ja parashikimet
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, ka paralajmëruar se lufta me Iranin ka një ndikim real mbi inflacionin.
Konflikti n&...
BOTA
19 Mars19:02
Uashingtoni po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, ka deklaruar se Uashingtoni mund të marrë në konsideratë heqjen e përkohshme të...
BOTA
19 Mars18:55
VIDEO tronditëse kur raketa izraelite bie pranë gazetarit në transmetim live
Një video marramendëse ka qarkulluar në rrjetet sociale orët e fundit, e cila kap momentin kur një raketë izraelite bie pranë...
BOTA
19 Mars18:41
Si është e mundur që era e veriut fryn nga jugu dhe sjell pluhur?
Pluhuri afrikan po shqetëson banorët e shumicës së zonave të Greqisë dhe rrëshqitjet e dheut kanë filluar të shfaqe...
BOTA
19 Mars18:27
VIDEO nga momenti/ Iranianët godasin për herë të parë një F-35 amerikan prej 100 milionë dollarësh
Një avion luftarak amerikan F-35 ka bërë një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, pasi thuhe...