Raporti i CIA-s për sulmet ruse, Macron: Nuk jemi informuar...

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mohuar raportimet se CIA kishte paralajmëruar Francën për një operacion të mundshëm rus me dronë ndaj vendeve të Europës Jugore.
Macron tha se shërbimet franceze nuk kanë marrë një informacion të tillë, ndërsa edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, deklaroi se alarmi i raportuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” nuk është konfirmuar.
Megjithatë, Macron paralajmëroi se kërcënimi rus ndaj Europës mbetet real dhe se një sulm i tillë është i mundshëm.
Ai iu referua edhe fushatës hibride të Moskës dhe sulmit me dron ndaj aeroportit Leipzig, të cilin autoritetet gjermane ia kanë atribuuar Rusisë.
Presidenti francez tha gjithashtu se një mobilizim i ri rus prej rreth 300 mijë trupash është një skenar i besueshëm, në një kohë kur Moska vijon luftën për kontrollin e Donbasit.
Lexo edhe
BOTA
Inteligjenca Artificiale hyn në tregun imobiliar, shtëpitë nuk duken më si në realitet

Nju Jorku padit Polymarket, akuzohet për shkelje të ligjeve të lojërave të fatit

Papa Leo XIV nis vizitën e parë zyrtare në Francë pas 18 vitesh

Polemika politike në Itali për mungesën e Melonit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Zelensky: Trump ka marrë vendimin përfundimtar të na japë licencë për raketat Patriot

Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconit, aeroporti i Milanos tashmë mban emrin e ish-kryeministrit italian

Radio dhe kitarë elektrike pa pushim, policia arreston 61-vjeçarin pas 7 vitesh ankesash

SHBA dhe Ekuadori operacion të përbashkët, godasin grupin e një karteli droge meksikan





