BOTA

REL: Shqipëria “trampolinë” për të huajt që synojnë BE-në

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Maj 2023, 17:00
REL: Shqipëria “trampolinë” për të huajt që
Foto ilustruese

Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore. Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut. Por, Gjergji Gjika, udhëheqës i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri, thotë tani se propozimi i Qeverisë shqiptare ka paraqitur kosto për këtë sektor, dhe jo zgjidhje, pasi shumica e punëtorëve të huaj, sipas tij, janë larguar.

“Kam marrë 800 punëtorë të huaj kryesisht nga Nepali dhe Bangladeshi, dhe e di sa kam sot prej tyre? As 80, të gjithë janë larguar. E kishin kulturën e punës, punonin shumë, por fakti që të gjithë janë larguar papritur, tregon se ata kanë ardhur me tjetër qëllim, jo për të punuar këtu”, thotë Gjika për Radion Evropa e Lirë.

“I kam denoncuar, por çfarë vlere ka, nuk kapen…”, thotë ai.

Sipas Gjikës, janë me dhjetëra mijëra vende të lira pune dhe ka shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

“Do të përpiqem të gjej zgjidhje brenda vendit, nuk provoj më me punonjës të huaj, sepse më rezultoi të ishte vetëm kosto. Vetëm për një punëtor kam paguar rreth 1.500 euro për ta rekrutuar. Për 800 që mora unë, kostoja ishte shumë e lartë. Shto këtu sigurimin e akomodimit, ushqimit, paga mujore – të gjitha këto janë shpenzime”, thotë Gjika.

Ismet Kryeziu tregon për Radion Evropa e Lirë se dy vajza nga Nepali punuan si sanitare në këtë hotel për tetë muaj.

“Kur pashë se po vonoheshin, shkova te dhomat e tyre dhe kuptova që kishin ikur natën, kishin lënë aty kontratat e punësimit dhe vizën e përfituar për punësim në Shqipëri. Njoftova policinë për largimin e tyre, por, sigurisht, nuk pres të kapen, sepse gjithnjë e më shumë po dëgjoj raste të tilla. Vijnë në Shqipëri, punojnë disa muaj, bëjnë paratë që iu nevojiten dhe ikin drejt Perëndimit”, thotë Kryeziu.

Ai tregon se dy vajzat, 23 dhe 35 vjeçe, që i thërrisnin Lulu dhe Tutu, ishin shumë të rregullta në punën që kryenin dhe nuk kishin shprehur ndonjë pakënaqësi.

“Janë paguar nga 800 euro për secilën prej vajzave te kompania e punësimit, që mundësoi ardhjen e tyre nga Nepali në Shqipëri, dhe 600 euro të tjera për procesin e pajisjes me leje pune dhe leje qëndrimi. U është siguruar akomodimi dhe ushqimi dhe paguheshin rreth 400 euro në muaj”, thotë Kryeziu.

Sipas tij, kjo ka qenë një kosto e madhe që nuk ia ka vlejtur.

“Kanë ikur jo vetëm burrat, por edhe gra që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e Azisë. Ka një ikje – le të themi – masive. Pra, duket e organizuar. Ata lënë vendin e punës, pasaportat, dokumentet dhe largohen”, thotë Zika për Radion Evropa e Lirë.

Të zhgënjyer nga largimi i punëtorëve, kryesisht nga Nepali dhe nga Bangladeshi, disa biznese kanë nisur t’i hedhin sytë nga India.

“Nga të gjitha kontaktet që kam pasur me kolegë të mi që kanë marrë punëtorë nga Nepali, Bangladeshi apo Shri Lanka, thuajse të gjithë e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si trampolinë për të ikur drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, thotë Filip Gjoka, udhëheqës i Shoqatës së Bimëve Mjekësore në Shqipëri.

“Më 16 maj do t’i marr katër punëtorët e parë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, të siguroj punëtorë për t’i grumbulluar bimët mjekësore në zonat malore”, thotë Gjoka.

Këto zona, sipas tij, janë shpopulluar viteve të fundit, për shkak të zhvendosjeve në rajone më të zhvilluara apo emigrimit.

“Kjo gjendje e ka vënë industrinë tonë në situatë të vështirë”, thotë Gjoka.

Të dhënat e fundit për të huajt në Shqipëri i përkasin një raporti të Institutit të Statistikave, INSTAT, që reflekton situatën e vitit 2021. Sipas këtij raporti, numri i të huajve me origjinë nga Azia ka shënuar rritje për 4.3 %, krahasuar me vitin 2020. Por, aktualisht, nuk ka të dhëna se sa prej këtyre shtetasve të huaj që kanë arritur në Shqipëri kryesisht për t’u punësuar, janë larguar, apo janë denoncuar për largim nga vendet e punës.

Nëse dokumentacioni është i plotë, shtetasi i huaj pajiset me leje pune brenda dhjetë ditësh. E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastin e shqyrtimit të dokumentacionit për ripërtëritjen e lejes së punës. Bashkimi Evropian disa herë ka shprehur shqetësim për migrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor si transit për të hyrë në ndonjërin prej shteteve të bllokut. Në vitet 2021 dhe 2022, BE-ja ka mbështetur veprimet e lidhura me migracionin në rajon me një shumë prej 201.7 milionë eurosh. Mjetet janë ndarë për të forcuar kapacitetet e menaxhimit të migracionit dhe të kufirit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?