Plagosja me thikë në Korçë, arrestohet autori
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...
Ish-ministrja socialiste Irena Beqiraj ka bërë një analizë të ashpër të mënyrës së qeverisjes së kryemini...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Deputeti i Partia Demokratike Arian Ndoja ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Gjatë bised...
Qytetarë të moshuar, shumica prej tyre me probleme shëndetësore, kanë ngritur zërin sot për radhët e gjata që duh...
Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punonte si inxhi...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t&rsquo...
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot, më 26 tetor. Mbrëmja magjike do të ndiqet nga “London Palladium” i Angli...
Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet ...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar para bashkëpunëtorëve të tij të afërt se ka “mundësi të kufizuara” për të ndikuar në vendimet e Donald Trump lidhur me Iranin, ndërsa presidenti amerikan po negocion një marrëveshje për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Sipas Reuters, deklaratat e Netanyahut janë konfirmuar nga dy zyrtarë izraelitë që kanë dijeni për bisedimet private.
Izraeli duket se ka mbetur kryesisht jashtë negociatave për marrëveshjen fillestare mes SHBA-së dhe Iranit, e cila synon t’i japë fund luftës që nisi pas bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite rreth tre muaj më parë.
SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për programin bërthamor të Teheranit, heqjen e sanksioneve dhe konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Netanyahu kërkon që Izraeli të ruajë të drejtën për të vazhduar operacionet ushtarake kundër kërcënimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Ky kusht mund të rrezikojë marrëveshjen, nëse Irani kërkon ndalimin e plotë të operacioneve izraelite në jug të Libanit.
Sipas një zyrtari izraelit, Netanyahu ka shprehur shqetësim për kushtet e memorandumit që po negociohet mes SHBA-së dhe Iranit.
Marrëveshja parashikon që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës detare amerikane. Më pas pritet të zhvillohen negociata të tjera për çështjen bërthamore.
Burime iraniane kanë deklaruar për Reuters se mund të gjenden “formula realiste” për zgjidhjen e çështjes së uraniumit të pasuruar, përfshirë hollimin e materialit nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
Megjithatë, sipas zyrtarëve izraelitë, Netanyahu e kupton se aktualisht Izraeli ka shumë pak hapësirë për të ndikuar te presidenti amerikan.
Trump dhe Netanyahu kanë zhvilluar të paktën tre biseda telefonike gjatë javës së fundit. Gjatë kësaj periudhe, zyrtarë izraelitë kanë deklaruar se vendi po përgatitej për mundësinë e rifillimit të sulmeve ajrore të përbashkëta me SHBA-në ndaj Iranit.
Pas një prej telefonatave, Trump u pyet nga gazetarët për bisedën me Netanyahun dhe u përgjigj: “Është një njeri shumë i mirë, do të bëjë gjithçka që i them”.
Pas bisedës së fundit, Netanyahu deklaroi se me Trump diskutoi memorandumin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe negociatat për marrëveshjen finale mbi programin bërthamor iranian.
Ai shtoi se të dy liderët ranë dakord që çdo marrëveshje finale duhet të përfshijë çmontimin e objekteve iraniane të pasurimit të uraniumit dhe largimin e materialit bërthamor të pasuruar nga territori iranian.
Netanyahu tha gjithashtu se Trump rikonfirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga kërcënimet në çdo front, përfshirë Libanin.
Ndërkohë, përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të 16 prillit. Ushtria izraelite vazhdon sulmet ajrore në jug të Libanit, ndërsa Hezbollahu vijon sulmet me dronë ndaj forcave dhe qyteteve izraelite në veri të vendit.
Marrëveshja e mundshme mes SHBA-së dhe Iranit vjen në një moment delikat politik për Netanyahun, përpara zgjedhjeve kombëtare, ku sondazhet tregojnë se ai rrezikon humbjen.
Rusia dyshohet se ka bllokuar sinjalet e një avioni të RAF-it që transportonte ministrin britanik të mbrojtjes. John Healey kishte v...
Dita e parë e Haxhit ka filluar, me më shumë se 1.5 milion myslimanë nga e gjithë bota që kryejnë pelegrinazhin v...
Bashkëshortja e këngëtarit të Beartooth, Caleb Shomo, thyen heshtjen pasi ai deklaroi publikisht se është homoseksual.Fleur Shom...
Një astronaut nga Hong Kongu është lëshuar në hapësirë për herë të parë, në bordin e anijes kozm...
Kriza politike brenda Partisë Republikane Popullore (CHP), partisë kryesore të opozitës në Turqi, është përshkallë...
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, një tramvaj doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në orët e para të mën...
Një burrë që po peshkonte me harpune së bashku me miqtë e tij u vra nga një peshkaqen në Great Barrier Reef të diel&eu...
Rreth 20 persona janë plagosur të hënën në një qendër tregtare luksoze në zonën Ginza të Tokio, pas një...
Një ushtar rus, i kthyer së fundmi nga fronti i luftës, ka sulmuar ish-të dashurën e tij duke i hedhur acid dhe më pas duke e go...
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, deklaroi se kërkesa për tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga jugu i Libanit “nuk...