Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

RUSIA- Rusia tha të enjten se trupat e saj kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh i Kurskut, rajon i Rusisë në kufi me Ukrainën, që u mor nën kontroll nga ushtria ukrainase vitin kaluar. Njoftimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes se ushtria ka rimarrë kontrollin e Sudzhas, disa orë pasi presidenti Vladimir Putin vizitoi komandantët e ushtrisë në Kursk i veshur me uniformë, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Zyrtarët ukrainas nuk kanë bërë komente mbi pretendimin rus.
Përparimi rus dhe vizita e Presidentit Putin në frontin e luftës, vijnë ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump po kërkon me këmbëngulje një fund diplomatik të luftës. Trupat e ushtrisë ukrainase brenda Rusisë kanë qenë nën një trysni intensive për muaj të tërë mes një përpjekjeje të ripërtërirë nga forcat ruse, të mbështetura nga trupat e Koresë së Veriut.
Inkursioni i befasishëm i Ukrainës gushtin e kaluar, ishte më i madhi në territorin rus nga trupat e huaja, që nga Lufta e Dytë Botërore dhe e vuri në pozitë të vështirë Kremlinin. Duke folur me komandantët e ushtrisë të mërkurën, Presidenti Putin tha se ai priste që forcat e tij "ta çlironin plotësisht rajonin e Kurskut nga armiku në të ardhmen më të afërt".
Ai shtoi se në të ardhmen “është e nevojshme të mendohet për krijimin e një zone sigurie pranë kufirit shtetëror”, në një sinjal se Moska mund të përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj territorial duke kapur pjesë të rajonit fqinj të Ukrainës, Sumy. Kjo ide mund të komplikojë një marrëveshje armëpushimi.
Kievi ka thënë se marrja e rajonit rus të Kurskut nën kontroll, synonte të siguronte një avantazh në negociatat e paqes dhe ta detyronte Rusinë të largonte trupat e saj nga Ukrainën lindore. Por inkursioni nuk e ndryshoi ndjeshëm dinamikën e luftës.
Instituti për Studimet e Luftës me bazë në Uashington, vlerësoi të mërkurën vonë se forcat ruse kishin marrë nën kontroll Sudzhan, një qytet pranë kufirit që më parë kishte 5,000 banorë. Kreu i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, tha të mërkurën vonë se aviacioni rus kishte kryer një numër të paprecedentë sulmesh në Kursk dhe si rezultat Sudzha ishte shkatërruar pothuajse plotësisht.
Ai nuk komentoi nëse Ukraina e kishte ende nën kontroll zonën, por tha se po i "dërgon (trupat) në pozicione më të favorshme". Ndërkohë, gjeneralmajor Dmytro Krasylnykov, kreu i Komandës Operative Veriore të Ukrainës, që përfshin rajonin e Kurskut tha të mërkurën se ishte shkarkuar nga posti. Ai tha për një media ukrainase se nuk iu dha një arsye për shkarkimin, duke shtuar: "Unë po hamendësoj, por nuk dua të flas ende për këtë temë.”/ REL
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 për qind tarif&eu...
SHBA- SHBA ka vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit nga e gjithë bota. Si përgjigje,...
KOSOVË- Gjatë vitit 2024, në Kosovë ishin 2,864 biznese me qarkullim mbi 1 milion euro. Në vendin e parë është Prishti...
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK. Dho...
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vushtrri të Kosovës. Më...
KOSOVË- Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin...
moske RUSI- Një ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka refuzuar çdo armëpushim të përkohshëm me Uk...
hashim thaci KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, për të vizituar babain e tij në Q...
SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacionit Ndërkomb&eu...
SHBA- Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i emëruar i Kanadasë, Mark Carney dha atë që vëzhguesit e k...