BOTA

Samiti në Paris, Scholz: Të mos ketë ndasi mes SHBA-së dhe BE-së në bisedimet për paqe në Ukrainë

r.ll Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 22:09
Samiti në Paris, Scholz: Të mos ketë ndasi mes SHBA-së dhe
olaf scolz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të hënën për unitet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara sa i përket përgjegjësisë dhe garantimit të sigurisë për Ukrainën. Ai i ka bërë këto komente pak orë pas deklarimeve të zyrtarëve amerikanë se Bashkimi Evropian mund të mos konsultohet për nisje të bisedimeve për paqe me Rusinë, me qëllim të dhënies fund të luftës në Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë ndasi për sigurinë dhe përgjegjësinë në mes të Evropës dhe SHBA-së”, ka thënë Scholz për gazetarët, pas mbajtjes së një samiti urgjent evropian në Paris.

“Me fjalë tjera, NATO-ja funksionon mbi faktin se ne veprojmë gjithmonë së bashku dhe ndajmë rrezikun, dhe kështu edhe garantojmë siguri. Kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, ka thënë mes tjerash Scholz.

Përveç Scholzit, pjesë e takimit ka qenë kryeministri britanik Keir Starmer, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefi i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, si nikoqir i takimit. Kancelari gjerman e ka quajtur shumë të hershëm diskutimin për dërgimin e forcave evropiane paqeruajtëse në Ukrainën.

“Jam pak i irrituar nga këto debate”, ka thënë Scholz pas takimit me liderët evropianë.

Sipas tij, ky diskutim nuk po bëhet në kohën e duhur, sepse ende nuk është arritur paqja, por Ukraina është në mesin e një lufte brutale të nisur nga Rusia. Në nisje të samitit, kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se është i gatshëm të dërgojë forca paqeruajtëse në Ukrainë, nëse është e nevojshme.

Edhe Macroni ka kohë që bën thirrje për formim të një force evropiane paqeruajtëse. Scholz ka thënë se është krejtësisht kundër dërgimit të ushtarëve në Ukrainë pa përfshirjen amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tronditur Ukrainën dhe aleatët evropianë javën e kaluar, kur ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të takohen të martën në Arabinë Saudite. Këto diskutime të nivelit më të lartë në vjetët e fundit pritet të pasohen me një takim mes Trumpit dhe Putinit.

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, është takuar të hënën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Riad, me Këshilltarin për siguri kombëtare, Mike Waltz dhe të dërguarin amerikan për Lindje të Mesme, Steve Witkoff, si pjesë e ekipit negociator të SHBA-së.

Në anën ruse do të marrin pjesë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe Këshilltari për politikë të jashtme, Yuri Ushakov. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se bisedimet do të përcaktojnë nëse rusët janë seriozë për bisedime të paqes.

Kremlini ka thënë se bisedimet do të fokusohen në “përmirësim të marrëdhënieve komplekse ruso-amerikane”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që është për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se nuk ka marrë ftesë për takime.

“Ukraina e konsideron secilën negociatë për Ukrainën, pa Ukrainën, pa asnjë rezultat dhe nuk mund të njohë asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë ai gazetarëve.

I dërguari i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, ka thënë të shtunën se Evropa mund të mos ketë ulëse në tavolinën e negociatave. Megjithatë, ai ka thënë të hënën para gazetarëve në Bruksel se në fund do të jetë Zelensky dhe populli i Ukrainës që do të vendosë nëse duhet pranuar marrëveshjen.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë