BOTA

‘Superdëshmitari’ në çështjen e Maduros, ja kush është ish-spiuni i Chávez-it që tradhtoi presidentin e Venezuelës

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 18:06

‘Superdëshmitari’ në çështjen e Maduros, ja

Akuzat për përfshirje të Nicolas Maduro-s në trafikun e drogës, të ngritura nga presidenti Donald Trump, janë parë me skepticizëm si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Kritikët i kanë konsideruar ato si të ekzagjeruara ose si një justifikim për ndërhyrjen që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës.

Megjithatë, sipas revistës amerikane Newsweek, çështja penale ndaj Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane Delta Force, është më e fortë nga sa është menduar deri tani. Sipas publikimit, autoritetet amerikane mund të kenë siguruar një “superdëshmitar” kyç për procesin gjyqësor. Bëhet fjalë për Hugo Armando Carvajal Barrios, ish-drejtor i inteligjencës ushtarake të Venezuelës, i cili më pas u distancua nga Maduro dhe u arratis në Spanjë. Ai u arrestua nga autoritetet spanjolle dhe u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge. Në qershor, Carvajal është deklaruar fajtor për vepra penale që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm, akuza të ngjashme me ato që rëndojnë aktualisht mbi Maduro-n. Prokuroria amerikane ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ndërsa shpallja e vendimit ndaj tij është shtyrë.

Sipas Newsweek, para se të jepet dënimi, gjykata në New York synon ta thërrasë Carvajal-in për të dëshmuar kundër ish-presidentit venezuelian, i cili pritet të paraqitet para drejtësisë. Një praktikë e tillë është e zakonshme në proceset kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Në aktakuzat e bëra publike, emri i Carvajal-it përmendet si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë. Sipas ish-zëvendësprokurorit amerikan Elie Honig, shtyrja e dënimit pas një marrëveshjeje bashkëpunimi është “një sinjal i qartë” se i pandehuri po përgatitet të dëshmojë në një proces tjetër.

I njohur me nofkën “El Pollo”, Carvajal ka qenë një figurë kyçe e Kartelit “Los Soles”, grup i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim me nivelet e larta të ushtrisë venezueliane. Ai ishte një bashkëpunëtor i afërt i Hugo Chávez-it dhe e ndihmoi në organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992. Pas ardhjes së Chávez-it në pushtet në vitin 1998, Carvajal u bë një nga njerëzit më të besuar të tij dhe ruajti ndikimin edhe gjatë presidencës së Maduro-s. Në vitin 2019, për shkak të krizës së thellë ekonomike, ai u rreshtua me opozitën, u shkarkua dhe u largua drejt Spanjës.

Sipas burimeve amerikane, nuk përjashtohet mundësia që Carvajal t’u ketë dhënë autoriteteve amerikane informacione të rëndësishme mbi lëvizjet dhe zakonet e Maduro-s, duke ndihmuar CIA-n dhe forcat speciale Delta Force në lokalizimin dhe arrestimin e tij gjatë operacionit të zhvilluar të shtunën mbrëma.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?