Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen.
Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta “ribashkojë” atë me Kinënedhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.
Stërvitja me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër “forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme” në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë.
Tajvani, i cili i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, i kërkoi Kinës “të mos e gjykojë gabim situatën dhe të bëhet shkaktare problemesh në rajon”.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dënoi veprimin e Kinës si “irracional” dhe tha se kishte krijuar një qendër reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca të përshtatshme për t’u përgjigjur.
‘Misioni i Drejtësisë 2025’ simulon bllokadën e Tajvanit
Në një deklaratë zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj të shumëfishta do të kryejnë stërvitje përreth Tajvanit “në afërsi dhe nga drejtime të ndryshme” për të testuar aftësitë e tyre për operacione të përbashkëta.
Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.
“Kjo përbën një përpjekje për të fituar epërsi ajrore dhe detare dhe për të ndërprerë mbështetjen e jashtme ushtarake”, tha për DW-në Su Tzu-yun, studiues në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Kërkimeve për Sigurinë në Taipei.
Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.
Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit
Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .
“Ushtria kineze po teston se si do të përgjigjet qeveria amerikane,” thotë William Yang, analist për Azinë Verilindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Javën e kaluar Pekini vendosi sanksione kundër 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish të tyre për të protestuar ndaj shitjes së armëve amerikane për Tajvanin. Por Yang tha se këto sanksione janë kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.
Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.
Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.
Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA./DW
Donald Trump i ka ofruar Ukrainës garanci sigurie për 15 vjet, si pjesë e një plani të propozuar për t'i dhënë fund push...
Një nënë që vdiq në një zjarr të tmerrshëm në shtëpi së bashku me fëmijët e saj është...
Rusia ka pretenduar se një sulm me dronë nga Ukraina ka pasur si objektiv një nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin, akuzë kjo q&eum...
Një moment tronditës ka ndodhur në Brazil ku një grua shtyp aksidentalisht pedalin e gabuar ndërsa parkonte, duke bërë q...
Trendi i infeksioneve akute të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruse të ndryshme të frymëmarrjes, përfshirë gripin, vazh...
Një triatloniste (not, çiklizëm, vrap) 55-vjeçare ka vdekur në një sulm të tmerrshëm nga një peshkaqen në ...
Boksieri britanik Anthony Joshua është në gjendje “të qëndrueshme” pasi u plagos në një aksident me makinë q...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën (29 dhjetor) se Presidenti rus Vladimir Putin i tha se Ukraina u përpoq të sulmonte rezid...
Një burrë që besohet se mbante një pistoletë është qëlluar dhe vrarë nga policia pas një aksidenti me makin&eu...
Një ortek ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër në Pirenej në Spanjën verilindore. Garda Civile ...