Një burrë 89-vjeçar sulmoi sot (28 prill) zyrat qendrore të EFKA-s (Enti i Sigurimeve Kombëtare Shoqërore të Greqisë), në Kerameikos të Athinës.
Ai qëlloi me armë gjahu, duke plagosur një punonjës në rrethana e motive që ende mbeten enigmë, pastaj mori një taksi duke fshehur armën.
Nuk mjaftoi me kaq, sepse ai mbërriti në Gjykatën e Apelit në Loukareos, qëlloi dhe plagosi katër gra të tjera, nëpunëse të institucionit.
Dhe pas të gjitha këtyre krimeve, mori arratinë nga vendngjarja dhe mbetet i pa kapur, duke alarmuar autoritetet greke.
“Mbledhësi i mbeturinave 89-vjeçar, i cili më parë hyri me forcë në një ndërtesë të EFKA-së në Kerameikos dhe qëlloi një punonjës, më pas shkoi në Gjykatën e Apelit të Athinës, ku qëlloi dhe plagosi katër gra. Kjo është një distancë prej afërsisht pesë kilometrash, të cilën, sipas informacioneve fillestare, ai e përshkroi me taksi, me pushkën e fshehur në xhaketë”, informon “Protothema”.
Një ambulancë dhe dy motorë EKAB janë në vendngjarje. Të gjithë të plagosurit do të transferohen në Kryqin e Kuq.
Dëshmitarët rrëfyen momentet e panikut dhe terrorit që përjetuan nga të shtënat me armë dhe kaosi.
Më herët, i moshuari shkoi në EFKA, u ngjit në katin e katërt dhe qëlloi një punonjës me pushkë gjahu, duke e plagosur në këmbë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital.
Autori i krimit ka arritur të arratiset dhe është në kërkim.
Të njëjtat informacione tregojnë se ai është një person me probleme psikologjike.
“Ai nxori pushkën nga poshtë banakut dhe qëlloi”, tha më parë një dëshmitar okular.
“Ai i tha një punonjësi të zbriste dhe pastaj qëlloi”, tha një tjetër. “Ai e qëlloi në këmbë dhe iku”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Prill11:25
Pjesë e një grupi prosti*ucioni, arrestohet në Turqi vëllai i Nusretit
Autoritetet turke kanë arrestuar Özgür Gökçe, vëllain e shefit të njohur të kuzhinës Nusret Gökçe, ...
BOTA
28 Prill10:56
Pushimet kthehen në tragjedi! Turisti gjerman vdes pas kafshimit të gjarprit gjatë një shfaqjeje në hotel
Një turist 57-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën pas një incidenti tragjik gjatë pushimeve në Egjipt, pasi u kafshua nga nj&...
BOTA
28 Prill10:00
2.887 bilionë dollarë për anije, avionë e raketa/ SIPRI: Bota shpenzime rekord për armët! Kryeson Europa
SIPRI është një institut kërkimor për paqen, por tani mund të raportojë vetëm të dhëna gjithnjë e m&eum...
BOTA
28 Prill10:03
Aksident tragjik hekurudhor, përplasen trenat, 14 pasagjerë humbin jetën, plagosen 84 të tjerë
Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka urdhëruar nisjen e një hetimi pas përplasjes së dy trenave që ndodhi mbrëmjen e...
Piranjat News
BOTA
28 Prill09:14
Vrasësi serial që u zbulua nga shkrimi i tij
Fushata e dhunës e Unabomberit i kishte hutuar hetuesit për gati dy dekada. BBC raportoi për arrestimin e tij 30 vjet më parë, kur ma...
BOTA
28 Prill09:10
“Rusia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, bosht anti-amerikan”/ Ekspertët: Moska ka ndihmuar Teheranin të shënjestrojë forcat amerikane
Pas një fundjave të dytë radhazi, gjatë së cilës u anuluan bisedimet e planifikuara për paqe midis negociatorëve ameri...
Piranjat News
BOTA
28 Prill08:58
Trashëgimtarja angleze që u rebelua kundër edukimit të saj të pasur
Një ish-debutante e përgatitur për një jetë në shtëpi fshati, Rose Dugdale hodhi poshtë prejardhjen e saj të priv...
BOTA
28 Prill09:00
Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse në Tuapse, shpërthen zjarr në Detin e Zi
Autoritetet ruse njoftuan se dronë ukrainas kanë sulmuar një rafineri nafte në Tuapse, pranë Deti i Zi, duke shkaktuar një zjarr...