VIDEO/ Momenti kur pallati 12 katesh shembet papritur
Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese të papërfunduar në Kenia. Ekipet e shpëtimi...
Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese të papërfunduar në Kenia. Ekipet e shpëtimi...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së një pjese të agjentëve të policisë së emigracionit (ICE) nga Minesota, bëri të ditur zyra e guvernatorit të shtetit, Tim Walz, pas një bisede telefonike mes dy palëve të hënën. Sipas njoftimit zyrtar, biseda u cilësua si “produktive”, gjatë së cilës Trump pranoi të shqyrtojë uljen e numrit të agjentëve federalë në Minesota dhe të bashkëpunojë më ngushtë me autoritetet shtetërore për zbatimin e ligjeve të emigracionit, veçanërisht ndaj kriminelëve të dhunshëm. Po ashtu, presidenti ra dakord të diskutojë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, në mënyrë që autoritetet e Minesotës të mund të zhvillojnë një hetim të pavarur për ngjarjet e fundit.
Ndërkohë, Trump e ka cilësuar vdekjen e Alex Pretti-t si një “tragjedi”, por sipas tij ajo është pasojë e asaj që ai e quan “rezistencë e qëllimshme dhe armiqësore” nga demokratët, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Ajo shtoi se presidenti nuk dëshiron të shohë njerëz të plagosur apo të vrarë në rrugë, por kërkon “fundin e rezistencës dhe kaosit” lidhur me politikat e dëbimit të emigrantëve.
Më herët, Trump shkroi në rrjetin Truth Social se guvernatori Walz e kishte telefonuar për të bashkëpunuar lidhur me situatën në Minesota dhe se ishte shprehur i kënaqur me dërgimin e “carit të kufijve”, Tom Homan, në këtë shtet.
“Ishte një telefonatë shumë e mirë dhe dukej se ishim në të njëjtën linjë. I thashë guvernatorit se do t’i kërkoja Tom Homanit ta kontaktonte dhe se synimi ynë është arrestimi i kriminelëve. Guvernatori e kuptoi këtë dhe ishte i kënaqur që Homan po shkonte në Minesota, ashtu si edhe unë”, shkroi Trump.
Ai shtoi se kriminaliteti në Minesota ka rënë ndjeshëm, por si ai ashtu edhe guvernatori dëshirojnë që të ulet edhe më tej.
Dy ditë pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentët e ICE-s, kjo komunikim mes presidentit dhe guvernatorit shihet si një përpjekje për uljen e tensioneve. Megjithatë, siç vëren The Guardian, situata mund të tensionohet sërish nga një vendim i pritshëm i një gjykate federale për ligjshmërinë e operacionit “Metro Surge” kundër emigrantëve, që pritet të merret sot ose në ditët në vijim.
Një rrëshqitje dheu në qytetin Nissemi, në Siçilinë lindore, e shkaktuar nga moti i keq ka detyruar më shumë se 1,000 ...
Dy oficerë të karabinierëve italianë, gjatë një vizite inspektimi për t'u përgatitur për një mision të am...
Shtëpia e Bardhë mori përsipër sigurimin e gjetjes së eshtrave të pengut të fundit izraelit të mbajtur në Gaza, nd&...
Një moment i frikshëm është filmuar në Selanik, kur një tubacion uji në qytet ka shpërthyer me një presion të ...
Gjykata e Parë e Krimeve të Rënda të Romës dënoi Gianluca Molinaron me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-...
Një 20-vjeçar vdiq pak para orës 18:00 në rrugën Giuseppe Impastato në Milano. Burri, me origjinë të huaj dhe i njohur...
Evropa ka treguar "forcë dhe unitet" mbi Groenlandën, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Gjermani të hënën (26 janar), ...
Izraeli ka identifikuar dhe marrë nga Rripi i Gazës edhe eshtrat e pengut të fundit, njoftoi sot ushtria izraelite. Ky zhvillim përmbush nj...
Nga Amerika Latine drejt Evropës, sekuestrohen rreth 9 tonë kokainë në një nëndetëse në Portugali! Humbin dhjetëra ...
Ai ishte pronari i kompanisë për të cilën punonte edhe djali i tij. Ajo, një ish-oficere policie dhe së fundmi këshilltare p&...