Të hënën pasdite, sipas orës lokale, Donald Trump do të kryesojë një takim në Zyrën Ovale mbi hapat e mëtejshëm në Venezuelë , ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin mbi vendin me operacione mbi objektivat detare dhe një prani ushtarake të forcuar në Karaibe.
Sipas burimeve të cituara nga CNN, në takim pritet të marrin pjesë anëtarë të lartë të Kabinetit dhe ekipit të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Gjeneral Dan Kaine dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles dhe Zëvendës Shefin e Shtabit Stephen Miller.
Takimi, i planifikuar për në orën 5 pasdite, vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin mbi Venezuelën, me bastisje ndaj anijeve të dyshuara për drogë dhe një forcim ushtarak në Karaibe. Trump tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do t'i japin fund "shumë shpejt" trafikut të drogës në tokë, përveç operacioneve detare.
Gjatë fundjavës, Trump lëshoi një paralajmërim të gjerë në mediat sociale, duke u bërë thirrje linjave ajrore, pilotëve dhe rrjeteve kriminale të shmangin hapësirën ajrore të Venezuelës, dhe të dielën ai u kërkoi gazetarëve "të mos i kushtojnë shumë vëmendje" postimit në Twitter.
Ai gjithashtu konfirmoi se kishte folur me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, në telefon, por nuk dha detaje të bisedës.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa anëtarët e Kongresit vazhdojnë të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e sulmeve të SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në rajon, të cilat kanë vrarë më shumë se 80 persona.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Dhjetor17:18
A po shqyrton NATO mundësinë e një sulmi ndaj Rusisë? Flet kreu i Komitetit Ushtarak i Aleancës
NATO po shqyrton marrjen e një qëndrimi më "agresiv" në përgjigje të sulmeve kibernetike, sabotimit dhe shkeljeve të hapë...
BOTA
1 Dhjetor17:06
Fermerët grek tentojnë të përmbysin furgonin e policisë, përleshje të dhunshme me efektivët
Në Greqi fermerët kanë nisur që prej ditës së djeshme bllokimin e akseve rrugore kombëtare në shenjë&nb...
BOTA
1 Dhjetor16:49
Vdekje tragjike për 19-vjeçarin në Brazil! Hyri në një kafaz në kopshtin zoologjik dhe u sulmua për vdekje nga luanët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Një 19-vjeçar u sulmua i gjallë nga luanët në një kops...
BOTA
1 Dhjetor15:15
Rubio pas përfundimit të takimeve SHBA-Ukrainë: Duhet më shumë punë!
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas i kanë përfunduar takimet e tyre në Florida, të cilat Sekretari amerikan i Sht...
BOTA
1 Dhjetor15:00
A do të sulmojë SHBA, Venezuelën? Trump: Fola me Maduron në telefon
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se kishte folur në telefon me homologun Venezuelian, Nikolas Maduro, po nuk dha detaje mbi atë që is...
BOTA
1 Dhjetor14:39
Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit
Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organiza...
BOTA
1 Dhjetor14:06
Bisedimet për paqe në Ukrainë, Kallas: Javë vendimtare për diplomacinë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian tha të hënën se përpjekjet për paqe për t'i dhënë fund luftës së Rusis&e...
BOTA
1 Dhjetor13:55
151 viktima nga zjarri në Hong Kong, arrestohen të tjerë të dyshuar
Autoritetet e Hong Kongut thanë të hënën se kishin arrestuar 13 persona për vrasje të dyshuar nga pakujdesia në një he...
BOTA
1 Dhjetor13:14
Aksident zinxhir në SHBA/ Përfshihen 45 makina, shkak stuhia e borës
Një aksident zinxhir që përfshinte 45 automjete ndodhi në një autostradë ndërshtetërore në Indiana, SHBA.
Akside...
BOTA
1 Dhjetor12:27
Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje ndërqeveritare për heqjen e vizave
Rusia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare mbi heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e...