BOTA

Tubimi i madh në mbështetje të aksionit "Tour to Strasburg"/ DW: Studentët ga Serbia në Strasburg me biçikletë

E.D Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 13:45

Tubimi i madh në mbështetje të aksionit "Tour to

STRASBURG- Një tubim i serbëve të diasporës që mbështesin kërkesat e studentëve në Serbi filloi në orët e para të pasdites të martën (15.04.) në Sheshin Kleber në Strasburg. Atyre iu bashkuan një numër i madh i bashkëmendimtarëve nga Serbia, të cilët mirëpritën studentët çiklistë nga Beogradi, të cilët protestojnë prej muajsh dhe synojnë të bëjnë xhiron e institucioneve evropiane si Këshilli i EvropësdheParlamenti Evropian në Strasburg.

Për studentët ishin përgatitur edhe zërime për fjalime si dhe stenda të shumta me ushqime e pije për çiklistët që kanë kaluar një rrugë shumë të gjatë nga Serbia në Strasburg. Për mbajtjen e rendit kujdeseshin organizatorët, kryesisht vetë studentët, dhe njerëzit e mbledhur aty në shenjë mbështetjeje. Nga larg gjendjen e monitoronin dy grupe më të vogla policësh francezë.

Rreth orës 17:00, të mërkurën mbërritën çiklistë të shumtë nga vende të ndryshme në sheshin kryesor. Atje u mblodhën shumë njerëz në shenjë mbështetjeje të studentëve, nga vende të ndryshme perëndimore. Midis tyre kishte dhe grupe të vogla, të ardhura nga Danimarka e Zvicra, e kishte çiklistë edhe nga Holanda, Gjermania dhe vende të tjera.

Një vijë kufizuese të çonte drejt skenës kryesore në shesh, kështu që çiklistët parakalonin nëpër një rrugë ku nga të dy anët ishin mbledhur njerëzit me shumë pankarata dhe flamujë. Sa i përket flamujve, organizatorët kërkuan që të valëviteshin vetëm flamujt e Serbisë dhe të fakulteteve apo qyteteve - asnjë tjetër nuk lejohej.

Të gjithë të pranishmit silleshin sikur këto të ishin demonstrata për diçka, jo kundër dikujt a diçkaje, megjithëse kishte shumë pankarta të vogla me variacione të ndryshme të shprehjes "Ko se lača mati" (ky është aludim për gabimet gjuhësore të kryeparlamentares serbeAna Brnabiq, e cila donte të thoshte: "Ko se mača lati", që në shqip do të thotë se "Ai që kap shpatën, nga shpata edhe vdes"). Nuk u dëgjua asnjë protestë kundër qeverisë aktuale serbe. Këto ishin demonstrata të shënuara me thirrje pozitive, jo negative. Ishin demonstrata për të shprehur pozitivitet e admirim e jo ​​zemërim.

Për më tepër, ishte gjithashtu një pritje e madhe e përbashkët – për studentët me biçikleta që kishin udhëtuar 1.400 kilometra nëpër Evropë, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve evropiane për nevojat e ndryshimeve në Serbi, si dhe për protestat që po mbahen me muaj të tërë atje. Ata janë të bindur se askush nuk mund t'i quajë të parëndësishme protestat më të mëdha që po mbahen në historinë moderne në Serbi.

"Tour to Strasburg" përfundoi me hyrjen e studentëve të parë çiklistë në sheshin Kleber në orën 20:40. Ajo u shoqërua me përshëndetje të fuqishme, me fishkëllima të furishme borish, me rrahje daullesh, këngë dhe drita nga celularët.

Në fund, çiklistët u përzien me turmën dhe në fund secili prej tyre u ftua individualisht në skenë, u prezantua para publikut dhe simbolikisht u shpërblye me një medalje. Këto medalje më pas iu ndanë edhe atyre që kishin ardhur me biçikleta nga diaspora, për të mbështetur studentët.

Tubimi i mbushur me emocionetë forta përfundoi me studentet që u bënin thirrje të pranishmëve që të mos lënë mbeturina pas vete. Ata ndihmuan studentët që të pastrojnë sheshin pas tubimit. Tani ata do të vizitojnë institucionet evropiane, në radhë të parë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian, ku do të dërgojnë mesazhet e tyre./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë