Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik. Sfidanti kryesor i zotit Mitsotakis është ish-Kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza.
Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të dielë më 21 maj.
Zoti Tsipras erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2015, kur ishte vetëm 40 vjeç, duke u bërë një nga kryeministrat më të rinj të Greqisë.
Tashmë ai po synon të rikthet sërish në pushtet, duke akuzuar rivalin e tij, zotin Mitsotakis si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat po përballet Greqia.
“Ai nuk arriti të përballonte krizën e lidhur me inflacionin, për të dytin vit me radhë çmimet në supermarkete janë të paarritshme, çmimet e ushqimeve janë rritur me 14%. Ai zgjeroi pabarazinë duke goditur klasën punëtore”.
I shkolluar për inxhinieri ndërtimi, ai u përfshi në politikën e majtë që kur ishte student. Në atë kohë ai ishte anëtar i rinisë komuniste. Zoti Tsipras u bë kryetar i Syrizës në vitin 2008 dhe një vit më vonë u zgjodh deputet i parlamentit grek.
Si kryeministër ai doli kundër masave shtrënguese dhe programit të ndihmës prej 240 miliardë eurosh, të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat shkaktuan sipas tij, një krizë humanitare në Greqi.
Pas muajsh debatesh të forta me vendet e tjera të eurozonës, zoti Tsipras u detyrua t’i pranonte kufizimet që garantonin kontroll mbi kapitalin, e më pas organizoi një referendum lidhur me një paketën e shpëtimit financiar, duke u kërkuar grekëve ta refuzonin atë. Grekët e bënë një gjë të tillë, por më pas zoti Tsipras u detyrua të pranonte një tjetër ofertë, me kushte më të ashpra, për të mbajtur Greqinë në zonën e Euros.
Gjatë kohës që ai shërbente si kryeministër, në vitin 2018, Greqia i dha fund një mosmarrëveshjeje të vjetër me Maqedoninë e Veriut mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit.
Zoti Tsipras ka kritikuar qeverinë e zotit Mitsotakis mbi mënyrën e trajtimit të inflacionit dhe ka deklaruar se partia e tij Syriza, do të rrisë pagat dhe pensionet, si dhe do të mbrojë punëtorët.
“Populli grek me votën e tij mund t'i japë fund këtij mandati katërvjeçar të mashtrimit, indiferencës, arrogancës që ka dëmtuar njerëzit e zakonshëm”.
Ai ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, në 50 ditët e para në pushtet do të rrisë pagën minimale mujore në 880 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2023, si dhe të rivendosë marrëveshjet kolektive te punës.
Po kështu partia e tij ka premtuar të ulë orët e punës në javë, nga 40 që pështë tani, në 35, si dhe të rrisë menjëherë pagat e sektorit publik me 10%.
Në janar të këtij viti zoti Tsipras paraqiti një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, lidhur me një skandal përgjimi.
"Për gjashtë muajt e fundit shoqëria greke ka jetuar në mes të një skandali të pashembullt”, tha zoti Tsipras, ndërsa paraqiste mocionin e mosbesimit, të cilit kryeministri Mitsotakis arriti t’i mbijetojë.
39-vjeçarja shqiptare Tefta Malaj, e cila mbeti e plagosur nga bashkëshorti i saj më shumë se 10 ditë më parë, ka dal&eum...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj Naser Kelmendit për trafikim me narkotikë. Kelmendi u dënua m...
Një mbështetës i grupit militant, Shteti Islamik, është dënuar me disa burgime të përjetshme nga një gjykatë...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i shtetit të saj është mënyra më e ...
Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar të enjten se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona migr...
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të ...
Një person humbi jetën dhe dy u plagosën nga një raketë ruse që goditi një ndërtesë industriale në rajonin j...
Guvernatori i Montanës, Greg Gianforte nënshkroi të mërkurën aktin ligjor që ndalon përdorimin e aplikacionit me pronë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka mbërritur në Japoni, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të l...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden niset sot për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë t&e...