BOTA

Votimi në Kombet e Bashkuara, Rusia përshëndet “qëndrimin më të balancuar” të SHBA për Ukrainën

M.B. Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 21:37

Votimi në Kombet e Bashkuara, Rusia përshëndet

RUSIA- Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim më të balancuar” të Shteteve të Bashkuara lidhur me Ukrainën, pas miratimit në Këshillin e Sigurimit të rezolutës amerikane “Rruga drejt Paqes”, pavarësisht rezervave të zëshme të shprehura nga Britania dhe aleatët evropianë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se qëndrimi amerikan dëshmon “dëshirën reale për të kontribuar drejt një zgjidhjeje”.

Në teksin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara shprehet keqardhje për viktimat “në konfliktin Rusi-Ukrainë” dhe vihet në dukje se qëllimi kryesore i Kombeve të Bashkuara “është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve”.

Po ashtu, “bëhet thirrje për t’i dhënë fund sa më shpejt konfliktit dhe për një paqe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë”.

"Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes", u tha anëtarëve të Këshillit ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Dorothy Shea. “Është hapi i parë, por vendimtar, për të cilin duhet të jemi të gjithë krenarë. Tani duhet ta përdorim atë për ndërtimin e një të ardhmeje në paqe për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarë evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës.

Franca dhe Britania u përpoqën të siguronin një shtyrje të votimit, por nuk ia arritën. Më pas dy vendet, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit "konflikti Rusi-Ukrainë" me "sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga Federata Ruse".

Po ashtu, ato synonin të përfshinin shprehjen e mbështetjes për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështetjen për "paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse".

“Ndërsa jemi plotësisht të përkushtuar për paqen në Ukrainë, ne bëjmë thirrje për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe sigurisht jo për dorëzimin pa kushte të vendit viktimë”, tha ambasadori i Francës, Nicolas de Riviere.

Ambasadorja britanike Barbara Woodward tha se kushtet e paqes kanë rëndësi dhe se “vetëm një paqe e drejtë, që respekton kushtet e Kartës së OKB-së do të zgjasë”.

Rusia propozoi dy amendamente, një për ato që i cilëson si shkaqet kryesore të konfliktit dhe një tjetër për një formulim me terma më të butë mbi konfliktin.

Përpjekjet për të ndryshuar tekstin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara dështuan, ose për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme të Këshillit, ose për shkak të vetos së Rusisë, në dy raste. Uashingtoni abstenoi gjatë votimit për ndyshimet në rezolutë.

Votimi në Këshillin e Sigurimit pasoi një proces të mëhershëm votimi, në Asamblenë e Përgjithshme për dy projekt rezoluta të ndryshme, një e paraqitur nga Ukraina dhe një nga Shtetet e Bashkuara.

Secila prej tyre kaloi me një shumicë të ngushte prej 2/3, por Uashingtoni kundërshtoi aleatët, Ukrainën dhe Bashkimin Europian, mbi mënyrën se si duhej të karakterizohej konflikti, si dhe zgjidhja e tij e mundshme.

Në javët e fundit, përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, ukrainasit dhe europianët qarkulluan një projekt-rezolutë në shembullin e të mëparshmeve, të miratuara nga organizmi prej 193-anëtarësh, përgjatë tre viteve të fundit.

Projekt-rezoluta përfshinte formulimin mbi “sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës” dhe bënte thirrje për një “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe “brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Më pas, të premten pasdite, Shtetet e Bashkuara, paraqitën tekstin e rezolutës së tyre “Rruga drejt paqes”.

Diplomatët europianë, që u gjetën të papërgatitur, u takuan gjatë fundjavës me qëllim gjetjen e mënyrave për të penguar që varianti amerikan të minonte mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, në një moment kritik për luftën.

Të hënën në mëngjes, ata propozuan tre amenadamente për tekstin e Shteteve të Bashkuara, të cilët u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme, por në fund, u hodhën poshtë nga Këshilli i Sigurimit.

Kur u hodh për votim, teksti i ndryshuar i Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni abstenoi për rezolutën e vet. Rezoluta u miratua me 93 vota pro, 8 kundër dhe 73 abstenime.

“Këto amendamente përqendrohen tek referencat gjuhësore dhe jo tek fundi i luftës”, tha ambasadorja Dorothy Shea. “Përpjekja për shtuar terma minimizon atë që po përpiqemi të arrijmë me këtë rezolutë largpamëse: një konsensus të fortë nga anëtarët e këtij organi për t'u bërë bashkë në një rezolutë që bën thirrje për t'i dhënë fund konfliktit”.

Rusia gjithashtu votoi kundër tekstit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Asambleja hodhi poshtë përpjekjen e saj për ndërhyrje në tekst, për të shtuar në të “shkaqet e konfliktit”.

"Thelbi i tekstit është shtrembëruar plotësisht”, tha ambasadori rus Vassily Nebenzia, por ai mirëpriti veprimin e Ushingtonit dhe tha se shpresonte që të pasohej nga nisma të tjera.

"Besoj se sot, kolegët tanë amerikanë e kanë parë vetë se rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë dhe se shumë do të përpiqen me sa të munden që paqja të mos arrihet", tha ambasadori rus.

Rezoluta ukrainase dhe evropiane u miratua me duartrokitje të forta, me 93 shtete që votuan pro, 18 kundër dhe 65 që abstenuan, por kjo ishte mbështetja më e dobët që Ukraina ka marrë gjatë tre viteve të fundit në Asamblenë e Përgjithshme.

“Rusia besonte se Ukraina do të dorëzohej. Rusia besonte se ne do të binim për tre ditë. Rusia besonte se qeveria jonë do të ikte. Megjithatë, Rusia i bëri llogaritë shumë keq”, tha Mariana Betsa, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit vazhdojnë të jenë të vendosur dhe të rezistojnë.

Në një ndryshim të papritur, Shtetet e Bashkuara votuan kundër tekstit ukrainas. Kundër votuan edhe Rusia me aleatët e saj, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut, disa shtete afrikane, anëtarja e BE-së, Hungaria, si dhe Izraeli.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por kanë peshë morale tek komuniteti ndërkombëtar./ VOA

okb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë