Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram!
Erling Haaland është një fenomen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në botën e marketingut

Erling Haaland është një fenomen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në botën e marketingut. Sulmuesi i Manchester Cityt kryeson listën e futbollistëve të Premier League që përfitojnë më shumë para nga publikimet në Instagram, me një shifër që arrin rreth 3.5 milionë euro për postim, sipas një raporti të publikuar nga “Players Time”.
Popullariteti i norvegjezit në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm. Gjatë Kupës së Botës 2026, numri i ndjekësve të tij në Instagram thuhet se është rritur nga 40.8 milionë në 75.3 milionë. Një audiencë gjigante që e ka kthyer Haaland në një nga emrat më të kërkuar nga markat ndërkombëtare.
Diferenca me rivalët në Premier League është e konsiderueshme. Në vendin e dytë renditet Marcus Rashford, me 22.4 milionë ndjekës dhe të ardhura të përllogaritura prej 813 mijë eurosh për postim. Podiumin e plotëson Martin Odegaard, i cili me 7.8 milionë ndjekës përfiton rreth 240 mijë euro për një publikim.
Megjithatë, nëse krahasimi zgjerohet në nivel botëror, Haaland mbetet disa shkallë më poshtë se dy gjigantët e futbollit. Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e personaliteteve që përfitojnë më shumë nga Instagrami, me rreth 10 milionë euro për postim dhe 679 milionë ndjekës.
Pas tij vjen Lionel Messi, i cili me 517 milionë ndjekës përfiton afërsisht 9 milionë euro për një publikim. Shifra që tregojnë se ndikimi i dy ikonave të futbollit vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës.
Lexo edhe
SPORT
Galliani apelon në gjykatë kundër komisionit të zgjedhjeve për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit
Real Madridi gati të thyejë rekordin e shpenzimeve, 707 milionë euro për paga dhe transferime

Mourinho dominon statistikat në La Liga, lë pas Guardiolën dhe Ancelottin

Dyshime për 23-vjeçarin, çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Musialës?

Manchester United në krizë, Carrick nuk jep dorëheqjen, drejtuesit shqyrtojnë emrat e pasuesve të tij

"Babai nuk jeton më, por unë vazhdoj të flas me të" - Trajneri i Interit, Cristian Chivu përlotet gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve...





