Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
BOTA

Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari

Dy aksidentet e rënda në autostradën “Trakia” në Bullgarinë juglindore dyshohet se u shkaktuan nga një kombinim faktorësh, ku ndikimin kryesor e pati mjegulla e dendur, dukshmëria e kufizuar dhe rruga e rrëshqitshme. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 07:00 të mëngjesit, në drejtim të Burgasit, pranë kryqëzimit të Zimnicës. Një […]

P
Piranjat10 November 2026, 12:57 · 2 min lexim
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si

Dy aksidentet e rënda në autostradën “Trakia” në Bullgarinë juglindore dyshohet se u shkaktuan nga një kombinim faktorësh, ku ndikimin kryesor e pati mjegulla e dendur, dukshmëria e kufizuar dhe rruga e rrëshqitshme.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 07:00 të mëngjesit, në drejtim të Burgasit, pranë kryqëzimit të Zimnicës. Një kamion i preu rrugën një autobusi me pasagjerë, duke shkaktuar përplasjen e tij me një kamion që transportonte grurë. Menjëherë pas kësaj, edhe një automjet tjetër u përplas me pjesën e pasme të kamionit.

Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi në drejtimin e kundërt, drejt Sofjes. Autoritetet dyshojnë se shoferët u shpërqendruan nga përplasja e parë, duke shkaktuar një tjetër zinxhir aksidentesh.

Situata u përkeqësua nga mjegulla e dendur, e cila ua vështirësoi drejtuesve të mjeteve dallimin e automjeteve të ndaluara në rrugë. Brenda pak çastesh, përplasjet përfshinë më shumë se 70 automjete, mes tyre kamionë dhe autobusë. Dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje përshkruajnë momente paniku. Një drejtues mjeti tregoi se arriti të ndalonte, por pak sekonda më vonë një kamion e goditi nga pas, duke e përplasur automjetin e tij me barrierat mbrojtëse.

 

Bilanci tragjik deri në përditësimin e fundit ishte të paktën 11 viktima dhe 48 të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike. Autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të dy aksidenteve. Autostrada mbeti e bllokuar në të dyja drejtimet në zonën e Jambolit.

BREAKING: November 10, 2026 – Several people died in a large-scale accident involving about 50 cars on the Trakia highway near the Bulgarian city of Yambol
Source: Radio 999 BG / Facebook
#BREAKING #BreakingNews #crash #accident #road #cars #Bulgaria https://t.co/WyroMdBsF1

— Календар News (@KalendarNews) November 10, 2026

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.