Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
BOTA

Britania përcakton rregullat e reja për emigrantët, ja kush mund të marrë leje të përhershme pas 5 vitesh

P
Piranjat 3 November 2026, 18:31 · 4 min lexim
Britania përcakton rregullat e reja për emigrantët, ja kush mund

Qeveria britanike ka konfirmuar kategoritë e emigrantëve që do të mund të përfitojnë qëndrimin e përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar pas pesë vjetësh, pavarësisht reformës së re që parasheh zgjatjen e afatit standard në 10 vjet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme britanike, të publikuar më 2 nëntor 2026, përjashtimet përfshijnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe disa kategori të tjera të punonjësve të sektorit publik, si dhe punëtorët e kujdesit social që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga qeveria.

Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka bërë të ditur se punëtorët e kujdesit social që kanë respektuar kushtet e vizës dhe kanë realizuar të ardhura prej së paku 25 mijë paundësh në vit do të mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas pesë vjetësh. Ky përjashtim vlen për punëtorët që kanë hyrë në këtë skemë përpara publikimit të dokumentit të politikave të emigracionit në maj të vitit 2025.

Vendimi vjen pas kundërshtimeve nga deputetë të Partisë Laburiste, sindikatat dhe organizatat që përfaqësojnë sektorin e kujdesit social, të cilët kishin paralajmëruar se zgjatja e pritjes deri në 15 vjet për këtë kategori do të ndikonte negativisht te mijëra punëtorë që tashmë jetojnë dhe punojnë në Britani.

Pesë vjet do të jetë gjithashtu afati për personat që fitojnë mbi 50.271 paundë në vit, si dhe për profesionistët e caktuar në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, përfshirë mjekët, infermierët dhe mësuesit. Ndërkaq, personat me të ardhura vjetore mbi 125.141 paundë dhe disa kategori të talenteve të jashtëzakonshme do të mund të aplikojnë pas vetëm tre vjetësh.

Për emigrantët e tjerë, përfshirë ata që fitojnë më pak se 50 mijë paundë në vit dhe nuk përfshihen në kategoritë e përjashtuara, periudha standarde e pritjes për marrjen e qëndrimit të përhershëm do të rritet nga pesë në 10 vjet.

Ministria e Brendshme ka përcaktuar edhe disa kushte që do të vlejnë për të gjithë aplikuesit. Ata duhet të kenë dëshmi të pastër penale, të zotërojnë gjuhën angleze në nivel të avancuar, të mos kenë borxhe ndaj shtetit britanik dhe të dëshmojnë së paku tri vjet kontribute në sigurimet kombëtare.Për punëtorët e kujdesit social që nuk i kanë përmbushur kushtet e vizës, qeveria ka paraparë një mundësi tjetër: aplikimin për një vizë të re pesëvjeçare, pa qenë të lidhur me punëdhënësin e mëparshëm. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ata do të mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm nëse i plotësojnë kriteret.

Reforma e njohur si “Earned Settlement” pritet të zbatohet gjatë vitit 2027 dhe do të ndryshojë mënyrën se si emigrantët fitojnë të drejtën për të jetuar përgjithmonë në Britani. Për qytetarët shqiptarë dhe kosovarë që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, kjo nënkupton se mundësia për të marrë qëndrimin pas pesë vjetësh do të varet nga profesioni, të ardhurat, koha e hyrjes në skemën përkatëse dhe përmbushja e kushteve të reja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.