AKTUALITET

Bushkolaj: Rama vuri RENEA-n përballë 16-vjeçarëve, SPAK hesht për aferat e qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 18:58
Bushkolaj: Rama vuri RENEA-n përballë 16-vjeçarëve, SPAK

I ftuar në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Elkier Bushkolaj kritikoi ashpër Presidentin e Republikës dhe SPAK-un për mungesën e reagimit ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe protestave në vend.

Bushkolaj e cilësoi skandaloze vendosjen e forcave elitare të RENEA-s për të ruajtur kopshtin e Edenit, ndërsa përballë tyre qëndrojnë fëmijë dhe studentë.

Ai ngriti pikëpyetje edhe për heshtjen e institucioneve përballë trajtimit të protestuesve dhe kërkoi që drejtësia të veprojë për dosjet e bujshme të korrupsionit.

Gazetari u ndal te çështjet e inceneratorëve, PPP-ve në shëndetësi, dosjet që lidhen me Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe bankën digjitale, duke pretenduar se hetimet nuk po avancojnë dhe se përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama nuk po shqyrtohet në mënyrë të mjaftueshme.

Bushkolaj paralajmëroi se mungesa e reagimit nga SPAK-u po shton pakënaqësinë e protestuesve, të cilët, sipas tij, mund ta drejtojnë protestën edhe kundër këtij institucioni.

Pjesë nga intervista:

Vijme te presidenti i Shqipërisë, e këtë duhen demantuar në çdo drejtim. Mos harrojmë, në datën 17 ka thirrur krerët e komuniteteve fetare, aty ku njerëzit haptash kanë dalë për përkatësi fetare. Kjo është, kjo është skandaloze. Edhe e dyta, nuk ka reaguar për përgjakjen e fëmijëve shqiptarë, ndërkohë që ka reaguar për zgjedhjet në Serbi. Por çfarë është më e rëndë, nuk ka reaguar për degradimin e institucioneve ligjzbatuese.

Të marrësh RENEAn për të ruajtur kopshtin e Edenit, është një skandal i paprecedent. Jo në vendet e Afrikës, po nuk e di, është çmenduria më e madhe që mund të bëhet. Repartin më elitar të Policisë së Shtetit, që është për të neutralizuar elementë të krimit të organizuar me rrezikshmëri të lartë, e kanë vendosur për të ruajtur kopshtin e Edenit dhe përballë këtyre fëmijëve dhe studentëve. Dhe që të mos ketë një reagim nga Presidenti i Republikës, nga SPAK-u, nga Prokuroria e Tiranës, kjo është skandaloze në të gjitha drejtimet.

Madje disa prej organizatorëve të protestave po shkruajnë që nëse SPAK nuk ka reagim serioz për këtë që po ndodh, protesta do drejtohet edhe kundër SPAK-ut. Se është e papranueshme heshtja për gjithçka ndodh në këtë vend, pra që Belinda Balluku të ofendojë çdo ditë nga dritaret e mediave të ndryshme të Tiranës, nga dritaret e apartamenteve të saj luksoze te Buzë Lana, ata me qindra e mijëra protestues që tërhiqen zvarrë. Kjo është e papranueshme dhe ka pasur gjithë kohën e nevojshme për të çuar kërkesën e dytë për imunitet edhe për të avancuar me shpejtësi, por jo vetëm këtë, por dhe në raport me dosjet e tjera, se përmendi edhe bankën dixhitale.

Janë me qindra dosje, dosja Kayyo nuk ka asnjë lloj avancimi. Të gjitha po mbahen në heshtje. Këto janë dosje që trondisin themelet e shtetit dhe është e Edi Rama. Dhe për fat të keq çdo dosje në këtë vend, çdo dosje e kemi diskutuar që tek inceneratorët, që tek PPP-të në shëndetësi, tek dosja e Erion Veliajt, tek Arben Ahmetajt, në të gjitha dosjet, Edi Rama është lënë jashtë liste. Pavarësisht se emri i tij është në të gjitha dosjet pa përjashtim. Dhe kjo është arsyeja sepse këto njerëz janë në protestë. Janë kundër asaj heshtje absurde. Domethënë që prokurorët e SPAK-ut të mos e thërrasin Skënder Hitën për t'i thënë ore çfarë po ndodh?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?