AKTUALITET

EMRI/ E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 19:48
EMRI/ E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën

20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngjesin e sotëm në Valtopina, në provincën e Peruxhias, Itali. Sipas gazetës italiane "La Nazione", i riu po drejtonte një rul për ngjeshjen e asfaltit, kur mjeti dyshohet se rrëshqiti dhe përfundoi anës rrugës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 20-vjeçari ka rënë nga mjeti, i cili më pas e ka zënë poshtë me gjithë peshën e tij, duke i shkaktuar plagë fatale.

Shqiptari Rogert Ajdini jetonte në Trevi, në rajonin e Umbrias, së bashku me prindërit dhe vëllain. Ai ishte i punësuar në një kompani që po kryente punime për asfaltimin e një rruge.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës mjekësore 118. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të personelit shëndetësor, përpjekjet për t'i shpëtuar jetën të riut rezultuan të pasuksesshme. Në vendin e ngjarjes shkuan gjithashtu karabinierët e zonës dhe të komandës së Folignos, së bashku me specialistët e autoritetit shëndetësor lokal, të cilët nisën verifikimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.Prokuroria e Spoletos ka urdhëruar sekuestrimin e rulit të asfaltit dhe po kryen hetimet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 20-vjeçarit.

Vdekja e 20-vjeçarit shqiptar ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje në komunitetin ku ai jetonte. Gazeta italiane shkruan se, Rogert Ajdini ishte një i ri i dashur dhe i vlerësuar nga njerëzit që e njihnin.

Pas aksidentit, presidentja e rajonit të Umbrias, Stefania Proietti, reagoi publikisht duke shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët e të riut shqiptar.

“Me dhimbje të madhe dhe tronditje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në punë që ndodhi në Valtopina, ku humbi jetën një djalë vetëm 20 vjeç. Është tronditëse të mendosh se jeta e një të riu mund të ndërpritet ndërsa ai është duke kryer punën e tij”, deklaroi Proietti.

Ajo theksoi se institucionet e Umbrias qëndrojnë pranë familjes së viktimës në këto momente të vështira.

“Në emrin tim personal, të qeverisë rajonale dhe të gjithë komunitetit të Umbrias, dëshiroj t'u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të punëtorit të ri”, u shpreh Stefania Proietti në deklaratën e saj.

Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi se si ndodhi aksidenti që i mori jetën Rogert Ajdinit, ndërsa dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende për t'u sqaruar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?