AKTUALITET

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 15:18
Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri,

Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësimin për kushtet e studimit dhe problemet me të cilat përballen të rinjtë që përgatiten për të ushtruar profesionin e mjekut në Shqipëri.

Në një prononcim për News24, studentja deklaroi se mungesa e kushteve të përshtatshme në universitete dhe problemet e shumta në sistemin shëndetësor po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e studentëve.

Ajo theksoi se kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigjen e duhur, ndërsa u bëri thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’i bashkohen protestës, pasi problemet e arsimit të lartë prekin të gjithë të rinjtë.

Studentja rrëfeu se ka zgjedhur Mjekësinë me dëshirën për të kontribuar në vendin e saj, por kushtet aktuale e bëjnë të pasigurt të ardhmen e saj profesionale. Ajo u shpreh se proteston pikërisht që, pas përfundimit të gjashtë viteve të studimit, të mos detyrohet të kërkojë një të ardhme jashtë Shqipërisë.

“Ne protestojmë për kushte më të mira, për godina më të mira, për salla më të mira. Shëndetësia në Shqipëri ka probleme masive. Jemi këtu në protestë që zëri ynë të dëgjohet. Nuk janë plotësuar të gjitha kushtet, kemi rënë në vesh të shurdhër. Jemi mbledhur këtu me thirrje për të gjithë studentët, pasi nuk është vetëm kauza jonë. Ne kemi dalë këtu për një çështje që na prek të gjithëve, ndaj duam përkrahjen e të gjithëve. Duhet të jemi sa më shumë. Bëjmë thirrje edhe për fakultetet e tjera që të na bashkohen.

Kam qenë me një bindje që do të punoj në vendin tim, do të kontribuoj në vendin tim. Mjekësia është një mision, ke shumë për të mësuar nga ky profesion. Por me gjithë këto kufizime dhe kushtet e pakta, ndaj jam këtu për kushte më të mira, që të mos largohem pas 6 vitesh. Ju falënderojmë si media, që na jeni gjendur pranë.”, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?