Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës
Fitorja ndaj Finlandës ishte një betejë e vërtetë edhe për Mario Mitajn

Fitorja ndaj Finlandës ishte një betejë e vërtetë edhe për Mario Mitajn. Mbrojtësi 23-vjeçar e mbylli sfidën me një shenjë të dukshme pranë syrit, duke treguar se përballjet në fushë nuk kanë munguar.
Në skemën e re të Rolando Maranit, Mitaj u aktivizua në një rol më të pazakontë, si pjesë e mbrojtjes me tre lojtarë, larg pozicionit të tij të zakonshëm në krahun e majtë. Megjithatë, përshtatja ishte pozitive dhe ai dha siguri në suksesin 2-0 të kuqezinjve.

Pas ndeshjes, lojtari nga Malësia e Madhe publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej me syrin e nxirë. Krahas saj, Mitaj zgjodhi një mesazh domethënës: “Përjetësisht me ty, Shqipëria ime”.
Një dedikim që flet më shumë se fjalët për raportin e tij me fanellën kuqezi. Në moshën 23-vjeçare, Mitaj ka arritur tashmë në kuotën e 38 ndeshjeve me Kombëtaren.
Lexo edhe
SPORT
Japonia ndryshon trajner, Moriyasu largohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares...

Shënoi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shpallet më i miri i ndeshjes

Gruda “gjunjëzon” Serbinë me gol në debutim me Gjermaninë, “tërmet” i Holandës

‘Disfatë e hidhur’, ‘Apokalips’, mediat franceze ngelin në klasë Zinedine Zidane

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit bo...

Shënoi supergol, Muçi: Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli

U largua nga SHBA, Pochettino mes lotësh: Është e vështirë të refuzosh një ofertë nga Man.United

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë





