Debate në gjyqin e Metës, ish-presidenti ironizon nga kafazi: Çojini bukë Veliajt
Sërish debate në Gjykatën e Posaçme për çështjen e bojkotit të avokatëve. Në seancën për Ilir M...
Sërish debate në Gjykatën e Posaçme për çështjen e bojkotit të avokatëve. Në seancën për Ilir M...
Ivi Kaso, deputeti i PD-së që ndezi flakadanë sot në parlament dhe u përjashtua për së paku ditën e sotme, ishte i ftua...
Adil Rami përfundon në vorbullën e polemikave në rrjetet sociale pasi sulmoi me tone shumë të ashpra, Alexia Putellas, fituese e T...
Pas përfundimit të seancës plenare, teksa deputetët socialistë po dilnin nga salla, një grup vajzash u janë drejtuar me thirr...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Duke nisur nga dita e sotme, ora 15:00, nafta do të shite...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat komentoi zhvillimet sot në seancën plenare. Ai tha...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e procesit mësimor prej dy javësh, në sh...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në Dragostunjë. Mësohet se në aksident ...
Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në dhomën e observimit në burgun e Fierit, pas transferimit nga IEVP Durr&eu...

Sërish debate në Gjykatën e Posaçme për çështjen e bojkotit të avokatëve. Në seancën për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndonëse avokatët ishin në sallë, nuk morën përsipër përfaqësimin, me arsyetimin se nuk janë njohur me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, që vendosi sigurimin e padisë për bojkotin dhe rikthimin e shërbimit të avokatisë deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.
Gjykata insistoi se avokatët duhej të kryenin detyrën, pasi vendimi i Gjykatës Administrative është detyrues dhe moszbatimi i tij përbën vepër penale. Por, derisa DHKA-ja, sipas avokatëve, nuk ka njoftuar zbatimin e këtij vendimi dhe pritet një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatëve pasditen e sotme, ata nuk mund të dalin kundër Dhomës.
Ilir Meta tha se, sipas GJEDNJ-së dhe disa praktikave të saj, gjyqi mund të vijojë pa avokat, pasi mbrojtësit janë në sallë dhe mbajnë shënime. Edhe Monika Kryemadhi ishte me të njëjtin qëndrim.
Por Arben Kraja tha se veprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit janë të rënda dhe se është shkelje e ligjit nëse ata nuk kanë avokat. Ai kërkoi shtyrjen e seancës dhe caktimin e avokatëve kryesisht.
Meta reagoi ashpër ndaj Krajës:
“Qëndrova një orë në pritje për të dëgjuar gjyqin që po u bëhet avokatëve, ndërkohë që gjyqi bëhet për mua dhe duhej të niste me mua. Pse i vendosni në këtë pozitë avokatët? Ata udhëhiqen nga Dhoma, e ndonëse është një vendim arbitrar dhe ia kam thënë kryetarit të Dhomës atje poshtë, kur jemi shkëmbyer në bodrum, ata penalizohen. Keni një avokat që i është hequr licenca se mori pjesë në një masë sigurie, imagjinoni me avokatët e mi. Ata s’mund të rrezikojnë punën e tyre për shkak të kësaj situate. Ndaj ata janë këtu, mbajnë shënime, mund të vijojë gjyqi se mbrohem vetë. GJEDNJ-ja e parashikon, morët një vendim seancën e kaluar ta vijonit pa avokat.
Së pari, këtu duhej të ishte prokuror Kllapi. Ai është marrë me çështjen, ndonëse edhe ai nuk ia ka idenë, se ngatërroi në një seancë gjyqësore Ministrinë METE duke thënë ‘Meta’. Na u shqetësoka prokurori për të drejtat e mia, se nuk mund të vijojë gjyqi pa avokat, se m’u shkelkan të drejtat. Ku ishit ju kur me firmën tuaj më morën peng? Pse, kur kërkon të mbrosh të drejtat e mia, nuk pyet Prokurorinë e Tiranës çfarë u bë me kallëzimin tim për rrëmbimin që m’u bë me firmën tuaj? Ku ishit ju kur pushuat kallëzimin e KLSH-së që implikonte Edi Ramën, i dimë lidhjet? Morët parasysh kallëzimin e Romeo Karajt e nuk morët parasysh kallëzimin që bëri KLSH-ja për shitjen e CEZ-it nga Edi Rama. Sekretari i PL-së mori një nismë që të ketë ndryshime ligjore për DHKA-në, pasi është kthyer si shoqatë, që t’i hiqet e drejta për bojkot, por nuk u mor parasysh, u rrëzua nga mazhoranca.”
Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe, prej rreth një ore, nuk ka dalë ende për të shpallur vendimin. Gjatë kësaj kohe, Meta nuk kurseu ironitë nga kafazi për kryebashkiakun Erion Veliaj:
“Avokat, gjeni njerëz, çojini bukë, se as bukë nuk i çojnë, se shau Vuçiçin.”
Ivi Kaso, deputeti i PD-së që ndezi flakadanë sot në parlament dhe u përjashtua për së paku ditën e sotme, ishte i ftua...
Pas përfundimit të seancës plenare, teksa deputetët socialistë po dilnin nga salla, një grup vajzash u janë drejtuar me thirr...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat komentoi zhvillimet sot në seancën plenare. Ai tha...
Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë...
Pas përfundimit të seancës deputetja e pavarur Marjana Koçeku tha për gazetarët se seanca e sotme nuk përputhet fare me at...
Pas votimit të projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë dhe tensioneve të regjistruara në sallën e Kuvendit, &e...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e seancave plenare, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë n...
Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është kaluar direkt n&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hyrë live në Facebook, pasi kryetari i parlamentit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën. Beris...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës....