Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas në tokë këmbësorin
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojn&e...
Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në histori...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...

Fëmijët janë grup-mosha më e rrezikuar nga varfëria në Shqipëri, me një probabilitet pothuajse dy herë më të lartë se të moshuarit.
Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar, 26.2% e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç ishin në rrezik për të qenë të varfër, në krahasim me 14% të personave mbi 65 vjeç. Kjo do të thotë se më shumë se një në katër fëmijë jeton në një familje me të ardhura nën kufirin e varfërisë relative.
Të dhënat e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës tregojnë se rreziku i varfërisë bie me rritjen e moshës. Për grup-moshën 18-64 vjeç, treguesi ishte 18.5%, ndërsa te personat mbi 65 vjeç zbriste në 14%.
Diferenca e madhe mes fëmijëve dhe të moshuarve lidhet kryesisht me mënyrën se si sigurohen dhe shpërndahen të ardhurat brenda familjeve. Fëmijët nuk kanë të ardhura të tyret dhe niveli i jetesës së tyre varet tërësisht nga të ardhurat e prindërve ose të anëtarëve të tjerë të familjes.
Në familjet me fëmijë, veçanërisht ato me disa fëmijë, të ardhurat nga puna duhet të mbulojnë nevojat e një numri më të madh personash. Kur vetëm njëri prind punon, pagat janë të ulëta ose punësimi është i paqëndrueshëm, rreziku që të ardhurat për frymë të bien nën kufirin e varfërisë rritet.
Një tjetër faktor është barra e shpenzimeve për rritjen e fëmijëve, nga ushqimi dhe veshmbathja te arsimi, transporti dhe kujdesi shëndetësor. Këto shpenzime ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare, ndonëse treguesi i INSTAT mat varfërinë në bazë të ardhurave dhe jo drejtpërdrejt të shpenzimeve.
Ndryshe nga fëmijët, një pjesë e madhe e të moshuarve kanë një burim relativisht të qëndrueshëm të ardhurash nga pensionet, pavarësisht nivelit të tyre shpesh të ulët. Pensioni siguron një të ardhur të rregullt, ndërsa familjet e përbëra vetëm nga një ose dy pensionistë kanë më pak persona në varësi ekonomike.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se të moshuarit kanë një standard më të mirë jetese se fëmijët. Treguesi mat varfërinë relative, pra të ardhurat e familjeve në raport me nivelin e përgjithshëm te të ardhurave në vend, dhe jo aftësinë reale për të përballuar të gjitha nevojat e jetesës.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se vajzat kanë një rrezik pak më të lartë varfërie se djemtë. Diferenca gjinore bëhet më e dukshme në moshat e mëdha, ku 15.1% e grave mbi 65 vjeç janë në rrezik varfërie, krahasuar me 12.9% të burrave.
Përqendrimi i varfërisë te fëmijët ka pasoja që shtrihen përtej gjendjes së sotme ekonomike të familjeve. Të ardhurat e pamjaftueshme mund të kufizojnë mundësitë për ushqyerje cilësore, arsim dhe zhvillim, duke rritur rrezikun që pabarazitë ekonomike të trashëgohen nga një brez te tjetri.
Të dhënat sugjerojnë se ulja e varfërisë së fëmijëve kërkon jo vetëm rritje të të ardhurave nga puna, por edhe politika mbështetëse të orientuara drejt familjeve me fëmijë, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta dhe me shumë persona në varësi ekonomike./ Monitor
Pas humbjes së koalicionit të udhëhequr nga ish-presidenti, i cili kishte qenë në pushtet për katërmbëdhjetë vjet...
Aktivitetet kulturore janë ndikuar nga protestat që u përshkallëzuan me përplasje të dhunshme në Tiranë. Të pakt&e...
Qytetarët që zotërojnë automjete të dala jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë p...
Një avari në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Vlorës. Defekti ë...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Pesë banorë të fshatrave Vukël dhe Kozhnjë në Kelmend, së bashku me dy organizata mjedisore, iu drejtuan të hën&e...
Turizmi ndryshon shportën e konsumit, por nuk e zëvendëson emigracionin. Makaronat dhe orizi janë produktet me peshën më të l...
Prej dy ditësh, studentët janë përfshirë në protesta të përshkallëzuara në kryeqytet, duke kërkuar kushte...
Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangur poli...
Shkeljet e rregullave të parkimit dhe qëndrimit në rrugë përbëjnë pjesën më të madhe të masave administra...