AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt nj&eu...
Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës tha se pezulloi operacionet për shkak të kostove...
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga thirrjet që po jehojn&eu...
Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij d...
Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bas...
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në Spanjë. Një...
Jasir Asani mund të rikthehet në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit nëntor. Mediet iraniane raportojnë se s...

Gazetarët e Piranjat News kanë zbuluar se si funksionon tregu i paligjshëm i pasaportave bullgare që u ofrohen qytetarëve shqiptarë.
Përmes bisedave direkte me ndërmjetës dhe dokumenteve të grumbulluara, është vënë në dukje një skemë e organizuar që premton “pasaportë origjinale bullgare” kundrejt shumave të larta, me qëllim që përfituesit të emigrojnë më lehtë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Reklamimi për pasaportat bullgare bëhet në Telegram, Tik Tok më pas lihet një numër telefoni për të takuar ndërmjetësin i cili kërkon parapagim 1500 euro. Nën emrin “Bullgaria.Europa”, faqja publikon video dhe oferta të ndryshme për të gjetur klientët që duan të blejnë pasaportë bullgare, raporton Piranjat News.
Më poshtë po publikojmë të plotë bisedën që gazetarët tanë kanë zhvilluar me një prej ndërmjetësve që ofron këtë “shërbim”:
Biseda e gazetarit me shitësin e pasaportave bullgare
Gazetari: Si kaluat? Çfarë kriteresh kërkohen për pasaportën bullgare?
Shitësi, Pasaporta Bullgare: Mirëmbrëma.Bëhet fjalë për prejardhjen origjinale. Mbiemri në fund nderon shkronjat e fundit -ov ose -ski dhe ajo del për 6 muaj origjinale. Pastaj nxirret dëshmia e penalitetit me vulën e apostilës, e cila duhet të paraqitet në Sofje, Bullgari. Më pas caktohet termini për shenjat e gishtave (gjurmët biometrike). Pas asaj merret nënshtetësia. Krejt procesi zgjat 1 vit deri në marrjen e pasaportës.
Si fillim duhen:
pasaporta,
fotografia,
certifikata e lindjes ndërkombëtare.
Pastaj niset procedura. Çmimi është 12.000 euro.Me noter bëjmë marrëveshjen, sepse çmimi është i lartë, për siguri si për ne, ashtu edhe për ju:
1.500 euro në fillim,
3.500 euro kur jepni gjurmët,
7.000 euro të tjerat në fund, kur merret nënshtetësia.
Nëse pajtoheni me kushtet, lini numrin e kontaktit.Gazetari: A zbulohen nga policia? Kalohet kollaj në dogana?
Shitësi, Pasaporta bullgare: Nuk ke probleme, ikën ku te duash.
Kjo skemë, e cila prezantohet si “procedurë legjitime”, në praktikë shpesh mbështetet në dokumente të falsifikuara të gjendjes civile dhe vërtetime të rreme banimi. Ajo është kthyer në një fenomen të përhapur, veçanërisht në zona rurale, ku qytetarët shohin në pasaportën bullgare një rrugëdalje për të punuar ose jetuar në BE, raporton Piranjat News.
Çfarë thotë ligji shqiptar?
Veprimtaria e falsifikimit dhe e përdorimit të dokumenteve të rreme është e ndaluar shprehimisht nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë:
Neni 186 – Falsifikimi i dokumenteve: dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me pasoja të rënda, dënimi shkon nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Nëse falsifikimi bëhet nga personi që ka detyrën të lëshojë dokumentin, dënimi është nga një deri në shtatë vjet.
Neni 189 – Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave: dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Në raste bashkëpunimi ose me pasoja të rënda, deri në pesë vjet. Nëse kryhet nga personi që ka detyrën të lëshojë dokumentin, dënimi është nga tre deri në shtatë vjet.
Shpesh këto vepra shoqërohen edhe me shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim të akteve të gjendjes civile (neni 191).
Raste konkrete të arrestimeve
Autoritetet shqiptare kanë goditur disa herë këto skema:
Në prill 2026, në operacionin e koduar “Identiteti”, policia e Dibrës arrestoi në pikën kufitare të Bllatës një shtetas bullgar 49-vjeçar. Në automjetin e tij u gjetën 21 dokumente të dyshuara të falsifikuara, të destinuara për pajisjen e qytetarëve me pasaporta bullgare. U proceduan penalisht edhe administratori aktual dhe ish-administratori i njësisë administrative Ostren (Bashkia Bulqizë), të dyshuar se kishin lëshuar vërtetime të rreme banimi.
Në dhjetor 2023, u arrestuan tre zyrtarë të Bashkisë Bulqizë (përfshirë administratorin e Ostrenit), të akuzuar se shisnin vërtetime false për 90–100 mijë lekë, me qëllim që qytetarët të aplikonin për pasaportë bullgare.
Në mars 2018, në Tiranë u arrestuan dy persona që kishin mashtruar 25 qytetarë, duke u marrë gjithsej 40.000 euro me premtimin se do t’i pajisnin me pasaporta bullgare. Ata u akuzuan për mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh.
Përveç këtyre, janë shkatërruar edhe disa “laboratorë” falsifikimi ku janë gjetur pasaporta bullgare, greke, italiane e të tjera, të përdorura si model për prodhimin e dokumenteve të rreme.
Investigimi i Piranjat News tregon se pas ofertave “të lehta” për pasaportë bullgare fshihet shpesh një veprimtari e organizuar që shkel ligjin shqiptar dhe rrezikon të lërë qytetarët pa para dhe me probleme ligjore. Ndërsa një pjesë e aplikimeve mund të jenë të bazuara në kritere të vërteta etnike, një pjesë e madhe e tregut mbështetet në dokumente të falsifikuara dhe ndërmjetës që veprojnë për fitim.
Autoritetet vazhdojnë hetimet, por fenomeni mbetet i gjallë. Qytetarët që i drejtohen këtyre “shërbimeve” duhet të jenë të vetëdijshëm se rrezikojnë të bien pre e mashtrimit dhe të përballen me pasoja penale./Piranjat News
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Eksperimenti ynë, që vendos deklaratat e Edi Ramës të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë, përballë zhvillimeve të...
Xhamat janë thyer, ndërsa nëpër mure shihen gjurmë të zeza bloze. Pasojat e protestave të ditëve të fundit janë...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis ...