Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th... Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi
POLITIKE

Dhuna ndaj të riut në komisariat, Shehaj: Në spital e kapën të njëjtët që ishin në dhomën ku u rrah! E morën zvarrë nga krevati për…

P
Piranjat18 November 2026, 21:25 · 2 min lexim
Dhuna ndaj të riut në komisariat, Shehaj: Në spital e kapën

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Prime News24” një tjetër rast të pretenduar të dhunës policore ndaj një të riu, të identifikuar si Enea.

Shehaj tregoi se i riu ishte paraqitur pranë Partisë Mundësia në mëngjes dhe kishte rrëfyer se ishte dhunuar brutalisht në zyrën e shefit të Komisariatit nr. 1, nga ky i fundit dhe shefi i krimeve. Sipas tij, pasi denoncuan rastin publikisht, e shoqëruan të riun me një avokat të partisë drejt urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore.

Kreu i Partisë Mundësia pretendon se, ndërsa Enea ndodhej në shtrat dhe priste të mjekohej, punonjës policie e kanë marrë zvarrë dhe e kanë futur në një dhomë, ku sipas tij, është tentuar të intimidohet dhe të detyrohet të tërhiqte denoncimin. Shehaj shtoi se avokati që e shoqëronte është larguar me forcë.

Ai identifikoi personat që shfaqen në videon e publikuar si shefin e seksionit të Komisariatit nr. 1 dhe një oficer të policisë gjyqësore të po këtij komisariati. Sipas Shehajt, ky i fundit i ka marrë edhe telefonin të riut.

“Kanë shkuar të merrnin dëshminë e Eneat, ndërkohë që Enea ishte dhunuar në prezencën e këtyre, nga shefat e tyre në Komisariatin nr. 1”, deklaroi Shehaj.

Ai bëri me dije se i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por është i tronditur psikologjikisht nga ajo që, sipas tij, ka përjetuar në komisariat.

Shehaj ngriti shqetësimin se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe pretendoi se qindra të rinj po dhunohen nga policia me qëllim që të tërhiqen nga protestat dhe të mos shprehin pakënaqësitë e tyre.

Në fund, kreu i Partisë Mundësia u bëri thirrje të gjithë të rinjve që pretendojnë se janë dhunuar nga policia që të kontaktojnë partinë, duke u siguruar se nuk janë vetëm.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.