Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte
AKTUALITET

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër

Pas 25 vitesh në arrati, Valentin Ftoni, 52 vjeç, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë. I

P
Piranjat18 November 2026, 14:06 · 2 min lexim
Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite

Pas 25 vitesh në arrati, Valentin Ftoni, 52 vjeç, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

I dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, ai ishte fshehur në SHBA, ku kishte përdorur tre identitete të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Ftoni u arrestua në New York më 8 tetor 2026, pas një pune të gjatë hetimore dhe shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane. Operacioni u koordinua nga DSS/OCIU në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

52-vjeçari ishte i njohur në SHBA me tre identitete të ndryshme: Valentin Bujaj, Parim Hajredini, me identitet kosovar, dhe Alexander Campusano, me identitet të Amerikës Qendrore.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, ai u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

I dënuar për tri vrasje në Shkodër

Valentin Ftoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001, pasi ishte dënuar në dy procese të veçanta gjyqësore me nga 25 vite burgim.

Vendimi i parë është dhënë më 28 janar 2001 nga Gjykata e Shkodrës. Ftoni u shpall fajtor për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas vendimit gjyqësor, më 19 shtator 2000, në fshatin Cas të Shkodrës, ai ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Ndërsa më 18 nëntor 2008, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar sërish me 25 vite burgim për vrasjen e shtetasit G. T., ngjarje e ndodhur më 12 gusht 2001, në Shkodër.

Pas arratisjes nga Shqipëria, Ftoni kishte arritur t’u shmangej autoriteteve përmes përdorimit të identiteteve të falsifikuara, deri në arrestimin e tij në New York.

Ekstradimi i tij shënon përmbylljen e një operacioni të gjatë ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.