SPORT

“Do të jepja gjithçka për të folur sërish me babain”, rrëfimi tronditës i djalit të Schumaker 13 vite pas aksidentit tragjik

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 18:24
“Do të jepja gjithçka për të folur sërish me

Kanë kaluar gati 13 vite nga aksidenti i rëndë që Michael Schumacher pësoi gjatë skijimit në Francë, por djali i tij, Mick, vazhdon të jetojë me mungesën e komunikimit që dikur kishte me të atin.

Në një dokumentar të Netflix, Mick Schumacher ka folur për marrëdhënien me babanë e tij dhe për gjithçka që do të dëshironte t'i tregonte sot, kur edhe vetë ka ndërtuar një karrierë si pilot profesionist.

“Mendoj se sot unë dhe babai do ta kuptonim njëri-tjetrin ndryshe, thjesht sepse flasim të njëjtën gjuhë, atë të automobilizmit. Do të kishim kaq shumë gjëra për të folur. Kjo është ajo që më shkon më shumë në mendje. Do të jepja gjithçka vetëm për të pasur mundësinë të flisja sërish me të”, shprehet Mick.

Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë më 29 dhjetor 2013, gjatë një aksidenti me ski në Méribel të Francës. Mick ishte vetëm 14 vjeç kur ndodhi aksidenti që ndryshoi jetën e familjes Schumacher.

Që prej asaj kohe, bashkëshortja e Michael, Corinna Schumacher, ka mbajtur larg publikut informacionet për gjendjen e tij shëndetësore. Familja nuk ka dhënë hollësi për gjendjen aktuale të ish-pilotit gjerman.

“Është paksa e padrejtë”, Mick flet për vitet që nuk mundi t'i ndajë me të atin

Për Mick Schumacher, mungesa e komunikimit me babanë merr një kuptim tjetër tani që ai ka ndjekur të njëjtin profesion. Ai e njeh botën e garave nga përvoja personale, por nuk ka mundësinë të ndajë me Michael diskutimet që dikur i përkisnin marrëdhënies së tyre.


“Pas aksidentit, nuk ekzistojnë më ato momente që shumë njerëz të tjerë i ndajnë me prindërit e tyre. Mendoj se kjo është paksa e padrejtë”, thotë ai.

Megjithatë, Mick ruan kujtimet e fëmijërisë, kur familja kalonte kohë së bashku, larg garave dhe vëmendjes së publikut.

“Kur mendoj për të kaluarën, më kujtohet kryesisht se si argëtoheshim të katërt së bashku. Më kujtohet kur ngisnim kart nëpër fshat, kur hipnim mbi kuaj dhe kalonim kohë së bashku. Këto janë kujtimet që më bëjnë të lumtur”, rrëfen ai, duke iu referuar prindërve dhe motrës së tij, Gina-Maria.

Edhe Corinna Schumacher ka folur në dokumentar për jetën me Michael dhe për vendimin e familjes që të mos publikojë hollësi nga gjendja e tij shëndetësore.

Ajo kujton se Michael kërkonte gjithmonë ta ndante jetën familjare nga fama që i sollën titujt botërorë në Formula 1.

Corinna përmend edhe këngën “Rush Rush” të Paula Abdul, e cila shoqëronte marrëdhënien e tyre në vitet e para.

“Ajo ishte kënga jonë në atë kohë. Kur e dëgjoj sot në makinë, qaj nga brenda”, rrëfen bashkëshortja e ish-kampionit.

Nga Formula 1 në IndyCar, karriera që Mick do të donte ta diskutonte me Michael

Mick Schumacher ndoqi rrugën sportive të babait të tij. Në vitin 2018 fitoi kampionatin evropian të Formula 3, ndërsa në vitin 2020 u shpall kampion i Formula 2.

Këto rezultate i hapën rrugën drejt Formula 1, ku garoi për ekipin Haas gjatë sezoneve 2021 dhe 2022. Më pas mori rolin e pilotit rezervë te Mercedes, ndërsa në vitet 2024 dhe 2025 garoi me Alpine në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë.

Në vitin 2026, Mick e ka zhvendosur karrierën në Shtetet e Bashkuara, në kampionatin IndyCar, ku garon me ekipin Rahal Letterman Lanigan Racing.

Por pikërisht përvojat që ka fituar në pistë janë ato që Mick do të dëshironte t'i diskutonte me të atin. Michael Schumacher fitoi 91 gara dhe shtatë tituj botërorë në Formula 1, ndërsa djali i tij ka kaluar tashmë në disa prej kategorive më të rëndësishme të automobilizmit.

Për Mick, megjithatë, çështja nuk lidhet me krahasimin e rezultateve apo me trashëgiminë sportive të familjes. Ai kërkon diçka shumë më konkrete: mundësinë për të biseduar sërish me babanë e tij.

“Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm për të pasur mundësinë të flisja sërish me të”, është fjalia me të cilën Mick Schumacher përmbledh atë që i mungon më shumë, 13 vite pas aksidentit të Michael.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?