“Belinda Balluku mbi ligjin”, Bardhi: Pesë akuza të reja dhe asnjë kërkesë për arrestim!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku mbylljen e hetimeve, duke mos kërkuar heqjen e imunitetit në Kuvend përmes një kërkese të re.
Përmes një reagimi zyrtar, Bardhi thotë se me 5 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe pa një kërkesë për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj, SPAK u provua se është zyrtarisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Teksa i drejtohet Prokurorisë së Posaçme mbi një sërë pyetjesh mbi procedurën e ndjekur për mbylljen e hetimeve ndaj Ballukut, Bardhi shton se SPAK u detyrohet shqiptarëve një shpjegim për standardet e dyfishta me të cilat operon.
‘Integrimi europian nuk është vetëm mbyllje kapitujsh negociatash. Është garancia se askush nuk qëndron mbi ligjin. Sot, kësaj garancie i janë vënë minat nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe nga bashkëpunëtorët e tyre në SPAK’, përmbyll reagimin kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Reagimi i Bardhit:
ME mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun, ME 2 vila të zbuluara, të fshehura prej saj, ME 5 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe PA kërkesë për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj, SPAK u provua se është zyrtarisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Me pozicionimin kundër ligjit dhe pro interesit politik të dyshes më të korruptuar në vend, SPAK duhet t’u shpjegojë sot shqiptarëve pse ligji po zbatohet ndryshe për Belinda Ballukun. Pse në Shqipërinë e SPAK-ut të Edi Ramës, Belinda Balluku është më e barabartë se të tjerët?
Kur ajo akuzohej për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kërkoi arrestimin e saj, duke argumentuar rrezikun e prishjes së provave dhe ndikimit mbi dëshmitarët.
Sot, kur mbi të rëndojnë edhe katër akuza të tjera, përfshirë korrupsionin, SPAK hesht.
Pse?
Çfarë ka ndryshuar? Pse nuk u kërkua sërish autorizimi i Kuvendit? Pse Belinda Balluku duhet të trajtohet ndryshe nga të pandehur të tjerë për korrupsion apo pastrim parash, ndaj të cilëve janë kërkuar dhe zbatuar masa arresti?
SPAK u detyrohet shqiptarëve t’u thotë pse për Belinda Ballukun zbatoi një standard të ndryshëm nga të tjerët. Cili është pakti që ka bërë me Edi Ramën? Edhe sa ministra kërkon që të caktojë SPAK-u në qeverinë e Edi Ramës për të ndarë së bashku pushtetin e korruptuar?
Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj europiane mbi drejtësinë selektive dhe pandëshkueshmërinë e pushtetit. Integrimi europian nuk është vetëm mbyllje kapitujsh negociatash. Është garancia se askush nuk qëndron mbi ligjin. Sot, kësaj garancie i janë vënë minat nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe nga bashkëpunëtorët e tyre në SPAK.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar maxhorancën se ka rrëzuar në tri raste propozimin për uljen e TVSH-s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, akuzoi mazhorancën në mbledhjen e Komisionit të Arsimit se po vijon punën në no...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë h...
Analisti Enton Abilekaj, zbuloi se njerëz afër Veliajt marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. I ftuar në emisionin &ldquo...
Ish-zëvendësministrja e Financave dhe ish-drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj ka kritikuar së fundmi paketën fiskale të qeverisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë për Klan News këtë të martë, ku foli mbi aktualitetin p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje funksi...
Gazetari Poli Hoxha ka ngritur akuza të forta ndaj drejtimit të Prokurorisë së Posaçme, duke komentuar trajtimin e çështj...