Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë
Zbulohet identiteti i viktimës që humbi jetën në rrethana misterioze në Bulqizë. Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Urim Fiku

Zbulohet identiteti i viktimës që humbi jetën në rrethana misterioze në Bulqizë.
Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Urim Fiku, i cili ndërroi jetë pas ngjarjes së rëndë që fillimisht u raportua si sulm nga një ari.
Por, detaje të reja kanë dalë në dritë, pasi Policia po heton edhe pistën e vrasjes. Në trupin e 62-vjeçarit është gjetur një plumb në kraharor, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve, pas ngjarjes, Fiku ka arritur të largohet nga vendi ku ishte plagosur dhe të afrohet deri pranë banesës së tij. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar, ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja tragjike ka tronditur komunitetin e zonës, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.
Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar 11 persona për t’i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Autoritetet po punojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe nëse 62-vjeçari është viktimë e një vrasjeje me armë zjarri.
Lexo edhe
AKTUALITET
"Forca të shtuara të emergjencave në aeroportin e Rinasit", Ministria e Mbrojtjes: Simulim për aksident ajror

Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para

Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari





