EDITORIAL

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Gusht 2026, 16:23
A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas

Nga Ben Blushi 

Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilace dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t’i ketë vënë në panik nja 40 vende të botës që kanë më pak se 3 milion banorë.

Nga gjithë këto shtete, gjysma nuk kanë det dhe prandaj nuk kanë pse prodhojnë anije, kurse gjysma tjetër që kanë det nuk prodhojnë as anije dhe as ilace.

Megjithëse nuk është kërcënim, deklarata e Marko Rubios është paralajmërim.Duket sikur koha e shteteve të vegjël që u krijuan në dy qind vitet e fundit nga gërmadhat e perandorive po skadon. Në vitiin 1900 bota kishte vetëm 77 shtete nga 195 që ka sot. Evropa kishte vetëm 24 shtete nga 44 që janë sot, kurse Afrika kishte vetëm tre shtete nga 54 sot.

Por tani që ka më shumë shtete bota ka më shumë luftëra, më shumë konflikte dhe më shumë pasiguri.

Kush lexon librin e mrekullueshëm të Stefan Zweig, Bota e Djeshme, e kupton sa të qetë ishin evropianët që jetonin në një rend pa shtete të vogla. Por edhe pa e lexuar Zweigun, shtetet e mëdha janë të bindura se shtetet e vogla kanë lindur vetëm për një arsye: për tua nxirë jetën shteteve të mëdha.

Kështu mendojnë turqit kur shohin hartën e Ballkanit, gjermanët kur shohin hartën e Evropës dhe rusët kur shohin hartën e Azisë. Pa dyshim kështu mendojnë edhe amerikanët sa herë ju duhet të ulen në tavolinën e NATO-s bashkë me dhjetëra shtete lilipute të cilat kanë më pak armë se shoqata e gjuetarëve të Teksasit.

Prandaj duke dëgjuar Marko Rubion mu duk sikur po dëgjoja një njeri që e ka humbur durimin.

Amerika e thotë hapur se duhet të aneksojë Kanadanë, Rusia po e gëlltit Ukrainën me shpejtësinë e një hipopotami, kurse Kina mezi po pret ta fshijë Taiwanin nga faqja e dheut. Kur të mbarojë kjo fazë, gjuetija e shteteve të mëdha do vazhdojë sipas doktrinës Rubio : kush nuk ka ilace vdes, kush nuk ka anije mbytet.

Dhe nëse kjo recetë e frikshme kthehet në doktrinë, cdo njeri që jeton në Shqipëri duhet të jetë në panik.

Shqipëria konsumon 5000 ton ilace në vit, por 90 për qind të tyre i blen jashtë. Me këto ritme as për 100 vitet e ardhshëm ne nuk do prodhojmë dot ilacet që na duhen. Sipas kritereve të Marko Rubios nuk duhet të ezgistojmë.

Atëherë si do mbijetojmë?

Si mund të bëhemi një shtet pak më i madh që t’i shpëtojmë gllabërimit nga perandoritë që prodhojnë ilace dhe anije?

Ndryshe nga qindra vende të vogla të botës ne kemi një mundësi. Kjo mundësi është të sillemi si vendet e mëdha. Me pak fjalë të gllabërojmë vende të tjera para se të gllabërohemi vetë.

E di që shumë njerëz nuk do ta gëlltisin dot këtë që po them. Kombi ynë romantik e ka kthyer dorëzimin pa kushte në një medalje teneqeje. Ne jemi edukuar të besojnë se duke mbetur të vegjël u bëmë më të mirë, ndërkohë që fqinjët që na morrën territore u bërë të këqinj.

Asnjëra nuk është e vërtetë.

Bota nuk njeh shtete të mira dhe shtete të këqija, por shtete të mëdha dhe shtete të vogla. Gjermanët ishin shumë te këqinj, por meqë mbetën të mëdhenj tani janë të mirë.

Në Luftën e Dytë Botërore japonezët ishin shumë të këqinj tani janë shumë të mirë. Të mëdhenjtë kanë gjithnjë të drejtë, kurse të vegjëlit e kanë gabim edhe kur kanë të drejtë.

Prandaj meqë nuk prodhojmë dot as ilace dhe as anije, për t’u bërë të mëdhenj ne duhet të bëjmë dicka tjetër.

Së pari të bashkohemi me Kosovën.

Ky është i vetmi opsion që zgjidh dy ngërce njëkohësisht:

Edhe hallin e Kosovës edhe hallin e Shqipërisë. 

Sipas kritereve të Marko Rubios, Kosova është aq e pashpresë saqë nuk mbijeton dot. Madje ajo është aq e vogël saqë jo vetëm nuk prodhon dot as anije dhe as ilace, por nuk zgjidh dot asnjë krizë.  Kosova po thyen rekord botëror duke shkuar në zgjedhje katër herë për dy vjet.

Nuk ka president, nuk ka qeveri, nuk ka parlament. Asnjë pushtues nuk do ta qeveriste dot më keq. Megjithëse ndërkombëtarët nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, njerëzit që e sabotojnë këtë projekt jetojnë kryesisht në Kosovë.

Ndryshe nga njëzet vjet përpara, shumica e kosovarëve nuk e do bashkimin me Shqipërinë. Ata mendojnë se ne nuk jemi sa duhet të purifikuar, të ndershëm dhe nuk e mbrojmë sa duhet natyrën tonë.

Po të pyeteshin me referendum, 65 për qind e kosovarëve do refuzonin të jetonin në një shtet të cilin, sipas tyre, e drejton mafia në bashkëpunim me grekët. Mënyra si na shohin kosovarët i ngjan fabulës së vëllait të vogël që nuk do të jetojë në një shtëpi me vëllain e madh sepse kur ishin këmbëzbathur, i madhi vodhi një palë këpucë për të dy.

Por nëse do e merrnim seriozisht paralajmërimin e Marko Rubios edhe Kosova edhe Shqipëria duhet të nguten. Bashkimi e shpëton Shqipërinë nga mallkimi i shtetete të vogla, kurse Kosovën nga falimentimi i sigurt dhe kërcënimi i përditshëm i Serbisë.

Ndërkaq mundësia jonë për t’u bërë një shtet pak më i madh nuk mbaron në Kosovë.

Maqedonia është një opsion i hapur.

Evropa nuk ka pasur kurrë një shtet më të panevojshëm se ky. Maqedonia është një sajesë që u krijua atëherë kur mbetjet e saj jugosllave nuk mund t’i ngjiteshin askujt. 

Jugosllavia u prish me një kusht : asnjë copë e saj nuk duhej t’i bashkohej një shteti fqinjë. 

 

Kështu Maqedonia u bë shtet nga halli. Natyrisht ne nuk e pushtojmë dot Maqedoninë, por duhet të lutemi cdo ditë që ky shtet të prishet nga brenda dhe gjysma e saj të bashkohet me Shqipërinë.

Por edhe në këtë rast ka një pengesë : shqiptarët e Maqedonisë. Ndryshe nga kosovarët që mendojnë se ne nuk jemi shumë të pastër moralisht, shqiptarët e Maqedonisë mendojnë se ne nuk jemi sa duhet islamikë.

Për fat te keq islamizmi ekstrem i shqiptarëve të Maqedonisë është faktori kryesor që e mban këtë shtet në këmbë. Të gjitha partitë shqiptare atje janë një dështim i komanduar me sukses nga maqedonasit.

Përpjekjet e tyre nuk kanë sjellë asnjë përparim të matshëm dhe për fat të keq shqiptarët e Maqedonisë kanë jetuar më mirë në Jugosllavi se sot.

Atëherë ishin laikë të varfër, sot janë islamikë të mjerë. Islami radikal që i largon ata nga Shqipëria tani po bëhet edhe politik.

Duket paradoksale, por deshqiptarizmi i Islamit tradicional po i mëson shqiptarët e Maqedonisë të vendosin fenë para kombit dhe Maqedoninë që e ushqen Islamin, para Shqipërisë që nuk e ushqen.

Prandaj mundësia për ti shpëtuar paralajmërimit të Marko Rubios kalon nga shfarosja politike e kinse puritanëve kosovarë që na shohin si të ndotur dhe maqedonasve islamikë që na shohin si myslimanë të papastër. Nëse eskimezët e Groenlandës janë interes strategjik i Amerikës atëherë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë duhet të jenë interes strategjik i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të ketë një politikë të re kombëtare për këto dy shtete. Miratimi pa kushte i defekteve të vëllait të vogël nuk është më politikë. infektimi i tyre ideollogjik është i barabartë me tolerimin e ndotjes së ujërave të lumit ku pi ujë.

Çështja është se nuk kemi shumë kohë.

Nëse ne nuk lëvizim do lëvizin ata. Kinse puritanët e Kosovës dhe islamikët e Maqedonisë do përpiqen të na bëjnë si vetja.

Dhe provën gjenerale kanë 70 ditë që e shfaqin në Bulevardin e Tiranës.

Artikuj te sugjeruar

Nga Lutfi Dervishi EDITORIAL 11 Korrik11:01

Në pushtet dhe opozitë

Kur janë në opozitë, flasin për Shqipërinë. Kur janë në pushtet, mendojnë se janë Shqipëria. Kur jan&...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë