EDITORIAL

Lopëzimi i karakterit të kryeministrit Rama dhe personalizimi i tij me ftesën për ‘Bordin e Paqes’

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Janar 2026, 12:52
Lopëzimi i karakterit të kryeministrit Rama dhe personalizimi i tij me

Ftesa për Edi Ramën nga presidenti Trump duhet interpretuar dhe ndriçuar me kujdes, madje më shumë se zakonisht, për shkak të një specifike të veçantë që ajo mbart.
Ai e di tashmë shumë mirë se ku e ka shpënë aventura e një pushteti të tillë, të cilin e ka rrëmbyer dhe ushtruar pa kufij. Është e pamundur që shembulli i tij destruktiv në politikë dhe demokraci të mbetet thjesht si një eksperiencë e keqe, pa u ndëshkuar nga dinamika e pashmangshme e ndryshimit.

Ftesa e Trump për ditëziun është, për nga e vërteta dhe pesha reale që përfaqëson, e njëjtë me ftesën e Komisionit Europian, me të cilën Rama ndërtoi një gropë propagandistike gjatë fushatës dhe më pas. Ajo është produkt i së njëjtës natyrë me çdo produkt tjetër që ky kryeministër manipulues ka shitur “ferrën për lule” gjatë gjithë keqqeverisjes së tij 13-vjeçare. Është e njëjta dorë që e ka krijuar dhe hedhur në tregun mediatik, me një photoshop të fandaksur kontrastesh, dritëhijesh dhe ngjyrash artificiale.

Në fakt, siç është sqaruar dhe po sqarohet, kjo ftesë nuk është asgjë më shumë sesa një stampë burokratike e përdorur nga administrata politike, e dërguar mbi 100 vendeve të botës, ndoshta edhe më shumë, ndërsa Rama po e shet si një fitore spektakolare.

 

Ashtu siç dështoi edhe ftesa europiane për t’u bërë anëtar i BE-së me të drejta të plota — dështim që e pranoi vetë këto ditë, kur deklaroi se “kushtet e europianëve janë bërë të papërballueshme” — ashtu do të përfundojë edhe fati i këtij skenari propagandistik.

Edi Rama e paraqiti ftesën si një dhuratë nga qielli dhe, në një ekzaltim të sforcuar, u përpoq t’ua transmetonte të tjerëve emocionet e tij të rreme për ta pritur. Por edhe emocionet, edhe lotët e tij janë elektronike, pa jetë, sikur të ishin prodhuar nga një program i Ministrisë së tij të Diellës. Personazhi Pepini nga filmi emblematik “Dueli i Heshtur” na ndihmon të hyjmë më mirë në narrativën psikologjike të kësaj historie hipokrite.

Por vendi më proamerikan në botë, që është Shqipëria, nuk mund të mos ishte pjesë e asaj liste të madhe ftesash nga mbi 100 vende të botës, mes të cilave Edi Rama futi duart dhe gjeti ftesën e veçantë që i “kishte dërguar” presidenti Trump. Gjithashtu, si vend anëtar i NATO-s, nuk mund të përjashtohej nga mundësia për të qenë pjesë e kësaj liste dekorative.

Aq më shumë që edhe ekzistenca e besimit mysliman ka pasur motivacionin e vet të lartë të ndjeshmërisë.

Edi Rama, qartësisht, duket i mënjanuar dhe i ndaluar përtej gardhit, edhe pse lufton fort me lobingjet e modës bizantine për t’u futur brenda kësaj valleje, qoftë si kërcimtar, prestigjator apo i përunjur. Këto role i luan pa asnjë problem përballë kujtdo që ushtron pushtet botëror.

Edi Rama do të kërcejë.
Kjo është e kuptueshme.

Por bashkë me kërcimin, që për të është parathënie e çdo veprimi kur është në hall të madh, ai është i përgatitur edhe të përkulet. Sepse përkulja, për të, konceptohet si një kumar fitimprurës për pushtetin. Ai do të futet sërish në një valle të re, ku të shfaqet i distiluar, qoftë edhe për të rënë në sy, duke dhënë mesazhin, teksa dredhohet si prostitutë politike: unë di të kërcej edhe djathtas.

Mesazhi është i qartë: me truket e mjeshtërisë që zotëron, ai di të bëjë edhe punë që zakonisht i bëjnë konservatorët, duke shpresuar kështu të shpëtojë lëkurën.

Këtë detaj ma plotëson në mënyrë të përkryer paralelizmi që Fan Noli krijoi gati një shekull më parë, kur përshkruante publikisht disa shqiptarë që ai i quante “karaktere që lopësohen”. Nuk fliste për frikën. As për zgjuarsinë. Fliste për shtyllën kurrizore.

Ai përshkroi njeriun që dje e pamë me grushte në ajër dhe që sot e shohim të përkulur, duke i lëpirë duart atij të njëjti që dje e shante.

Dje e shante Trumpin. Sot e lavdëron.
Dje e kërcënonte. Sot i përkulet.
Dje e mallkonte. Sot i shtrihet përdhe.

Kjo nuk është thjesht hipokrizi.
Ky është lopëzim karakteri.

Po a është e mundur që kjo politikë e mbrapshtë të funksionojë në diplomacinë amerikane, e cila kalon nëpër qindra filtra?

Gjithsesi, për shkak të kulturës së tij të mbrapshtë politike — pa transparencë, pa arsye dhe pa etikë qeverisëse — opinioni publik, bashkë me neverinë që ndjen, detyrohet të hamendësojë. Tashmë duket qartë se Rama kërkon që fati t’i ndriçojë përmes një momenti ku të përkulet përballë Trump, Vance apo Rubios, sepse europianët i kanë parë prej kohësh koncertet e përuljes së tij.

Me këto akrobaci turpi, Edi Rama ecën duke kërkuar një shteg “magjik” për të dalë diku me shpresë, për të përmbysur eksperiencën e tij diktatoriale, mafioze dhe kleptokrate, duke iu shmangur peshës së drejtësisë. Por a është e mundur të përmbyset bota, të fshihen zullumet që ka bërë, dhe më pas të ringrihet fati i tij, të cilin e ka shkatërruar vetë me babëzinë për pushtet?

Ai kërkon të shkojë atje dhe do të dorëzojë bujarisht një kolateral, diçka nga Shqipëria e shkretuar. Kush e di, ndoshta lind edhe ideja e një koncesioni për ndërtimin e kampeve të refugjatëve palestinezë — një dhimbje e re për vendin.

Në thelb, kjo është një ftesë që nuk tregon asgjë për Shqipërinë. Fluturimet retorike mbi “maja të paimagjinueshme” janë produkte bosh nga brenda dhe nuk vlejnë as për përralla fëmijësh.

Entuziazmi i sforcuar me të cilin u bombardua kjo ftesë e zbrazët e Trump-it tregon qartë hallin që e ka zënë.

Artikuj te sugjeruar

Irena Beqiraj EDITORIAL 10 Janar15:14

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...

EDITORIAL 7 Janar23:14

A arrestohet shiu?

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të k&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë