EDITORIAL

Flirti kinez i Ramës, “lajthitje” apo mesazh për amerikanët?

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 14:54

Flirti kinez i Ramës, “lajthitje” apo mesazh për

Plasja e shashkave është sport kombëtar gjatë ditëve të fundivitit. Diku do të shfaqet ndonjë adoleshenti i papjekur që e ndez në fshehtësi fitilin për ta hedhur në rrugë. Atmosferave e festave s’është e njëjta pa fërshëllimën e ndezjes, shpërthimin bombastik dhe acarimin e kalimtarëve. Njësoj si ky tip mistreci u shfaq edhe kryeministri Edi Rama në prezantimin e një parku eolik, kur ia lëshoi të ngarkuarës me punë të SHBA, Nancy VanHorn një pohim sa të papritur, aq edhe provokues.


Kur parafolësi e kishte quajtur Shqipërinë “një treg i vogël”, Rama e korrigjoi duke i thënë se ky treg mund të jetë i vogël, por duhet llogaritur që ka një ofertë për të bërë tregti me Kinën. Sipas Ramës, fuqia botërore ekonomike e konsideron Shqipërinë si “pika e mjaltit” e të gjithë Europës.

“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?” u shpreh kryeministri.

I ndërgjegjshëm se me këtë pohim do të tërhiqte vëmëndjen e përfaqësueses së SHBA në vendin tonë, Rama vazhdoi me pohimin se Shqipëria është fiks vendi i duhur, ku “të gjithë” siç u shpreh ai, mund të bëjnë tregti.

“Duke u bazuar tek mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar tek eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël” tha ai duke iu referuar Europës me fjalët “tregu i madh”.

Deklarata u prit me buzëqeshje nga të pranishmit në sallë. Përveç Nancy VanHorn, që duartrokiti thatë dhe ktheu kokën në anën tjetër, kur kryeministri afrohej për t’u ulur në vendin e tij.

Kuptohet se ky flirt i papritur i Edi Ramës me Kinën në prani të VanHorn është pasojë e qasjes së re të administratës së SHBA ndaj qeverisë shqiptare, përfshirë këtu edhe një impuls të ri që kanë marrë hetimet e SPAK me dosjet e Ballukut dhe Ergys Agasit. Të dërguarit nga Departamenti i Shtetit i kanë nxitur publikisht prokurorët e SPAK të shkojnë më tej duke krijuar një lëkundje të forta në qeveri, që duket sikur ia kanë prishur Ramës qetësinë e garantuar nga administrata e shkuar amerikane.

Jo më kot, në këtë atmosferë të ftohtë mes Ramës dhe VanHorn ra në sy një Belinda Balluku e kënaqur që ndoqi e buzëqeshur fjalimin e liderit të saj, i cili vitin 2026 po e nis me një flirt me Kinën.

Një shpjegim për deklaratat, është se Rama ia lejon vetes lojërat me Nancy VanHorn, duke qenë se ajo nuk është asgjë më shumë se një burokrate, pa fuqi vendimmarrëse. Prandaj e provokon atë duke thënë se do t’i hapë rrugë tregtisë me Kinën, e injoron duke i bërë temena ambasadores kineze dhe e sfidon rregullisht për t’i treguar se ai, kryeministri i 4 mandateve, që ka takuar dhe përcjellë disa presidentë amerikanë dhe po aq sekretarë shtetesh, nuk e llogarit një nëpunëse pa peshë si ajo. Në këtë rast, Rama e ka të qartë se negociatat reale duhet t’i kryejë në një nivel tjetër.

Shpjegimi i dytë për sjelljen e Ramës në raport me VanHorn është vetëbesimi që shefi i qeverisë duhet t’i transmetojë Belinda Ballukut. Një zv.kryeministre e pandehur, mbi kokën e të cilës qëndron kërkesa për arrestim nga SPAK, është më e pasigurtë se kurrë. Duke ia hedhur dorashkën publikisht Nancy VanHorn, Rama i jep garanci Ballukut se është ende i fortë, se në këtë betejë ata janë bashkë dhe se nuk ka amerikan që t’i futet në mes. Vetëm koha do ta tregojë, nëse Belinda Balluku duhet ta besojë verbërisht garancitë që i jep Rama apo jo.

Shpjegimi i tretë është ai që ka më pak gjasa, por që të bën të mendosh se Rama e konsideron vërtet skenarin e hapjes së dyerve për investimet kineze në vendin tonë, si një strategji për t’iu përgjigjur flakë për flakë qasjes së re të administratës amerikane. Me mendësinë e të dëshpëruarit që i thotë vetes “dy duar për një kokë”, në këtë variant Rama ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër veçse t’i kundërvihet veglave të ambasadës amerikane, duke luajtuar kartën e afrimit me ambasadat e tjera, atyre që në Ballkanin Perëndimor, amerikanët i referohen si “aktorë të tretë” dhe që kanë qenë gjithnjë shqetësim për SHBA.

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Ballukun

Cilido qoftë qëllimi i Ramës me deklaratat për Kinën, nuk duhet harruar se shashkat mbushen me sasi të vogla baruti. Qëllimi i tyre është të bëjnë zhurmë, jo të bëjnë dëme. Përndryshe ka të lënduar që përfundojnë në spital.

Fill pas deklaratave që dëgjoi nga kryeministri i Shqipërisë për tregtinë me Kinën, Nancy VanHorn nxitoi drejt Gjykatës Kushtetuese aty ku pritet vendimi për pezullimin apo jo të Belinda Ballukut nga detyra. VanHorn përsëriti një kërkesë që amerikanët e kanë kthyer në refren tanimë për Shqipërinë; çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Por këtë herë ajo shtoi edhe garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj./ Nga Dorian Kodra

 

Artikuj te sugjeruar

Irena Beqiraj EDITORIAL 10 Janar15:14

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...

EDITORIAL 7 Janar23:14

A arrestohet shiu?

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të k&e...

EDITORIAL 22 Dhjetor11:42

Korrupsion nga minuta 1!

Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë