EDITORIAL

Spidermani i përmbytjeve: Pirro Vëngu mes pusetave dhe propagandës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 20:06
Spidermani i përmbytjeve: Pirro Vëngu mes pusetave dhe

Spektakël pa krip, tetë makina shoqëruese, ujë i pisët tej gjurit, sirena shurdhuese për hapjen e rrugës për  “personalitetin e madh” dhe zbritje pompoze e një imcaku nga fuoristrada me shkronja targe “MM”vetëm dritat e skenave mungonin. Ky është Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili prej dy ditësh është bërë si “i shtëpisë” në qytetin e Durrësit. E gjen kudo. Aty ku ka ndonjë pusetë, në një copë kanali që përpilten fadromat e lodhura të bashkisë, apo pranë autoboteve të ushtrisë që më shumë se ujin “pastrojnë fekalet” politike. Durrësi nuk kishte arsye të përmbytej, por arsyet për praninë e një “spidermani ministër” janë të shumta.

Përtej momentit qesharak sesi Vëngu sillet nëpër Durrës, padyshim që duhet të ishte i pranishëm aty ku është situata më e vështirë, por duke drejtuar shtabin e emergjencës dhe marrë masat për çdo nevojë të menjëhershme nga përbytjet që nuk erdhën nga Zoti, por zotërinjtë dhe zonjat e pushtetit lokal dhe qëndror që e kthyen qytetin në moçal të frikshëm.

Pamja e Vëngut po kthehet në barsaletë në Durrës, që edhe me këmbët nën ujë kanë nisur të ironizojnë se “ata vetëm Vëngu mund t’i shpëtojë”. Nuk ndalon të flasë me banorët e përmbytur nga pisllëku qeverisës, por qëndron afër punonjësve të bashkisë apo ushtrisë që më shumë se punojnë bëjnë sikur po punojnë dhe jo për faj të tyre por në atë situatë dhe me mjetet që kanë nuk mund të bëjnë më shumë sesa “ndezja e fadromës së propagandës”.

Në qytetin ku deti është bashkuar me ujin e përmbytjeve mund të ankohesh për gjithçka. Përmbytjet erdhën nga makutëria e korrupsionit me hidrovor jashtë funksionit, apo kanale kulluese tërësisht të bllokuara. Mund të ankohen për kryebashkiaken që minimalisht nuk duhet të presë që të thahet vendi për të shkruar dy gisht letër në të thatë me vetëm dy fjalë: “jap dorëheqjen”.

Por, në Durrës askush nuk mund ta ankohet se nuk është dukur Ministri i Mbrojtjes. Ai njeh çdo pëllëmbë të zonës pasi erdhi direkt nga karriera si Drejtor i Portit në krye të ministrisë. Arsyet dihen. Porti u kthye në han pa porta për kalimin e narkotikëve.

Kushdo që e sheh në këmbë do e ngatërrojë me ndonjë punonjës të komunales dhe e kupton se është goxha ministër kur nis xhirot e vazhdueshme nëpër qytet deri pranë Porto-Romanos.

“Në Durrës ka rënë një sasi prej 110 mm shi, sasi mjaft e madhe. Shkarkimet nga hidrocentralet po bëhen në mënyrë të kontrolluar”, tha Vëngu mbrëmjen e së martës. Përgjatë ditës së sotme është parë tre herë brenda ditës të qarkullojë me eskortën e madhe të tij pranë Burgut të Durrësit. Një vëmendje e madhe ishte atje, ndoshta po marrin masa që tani që të të ardhmen jo të largët kur të bëhën bujtës të atyre qelive të paktën mos lagen… Vëngu llërëpërveshur në verë pas zjarreve që dogjën gjysmën e vendit tashmë me çizme deri në gju po vërdalliset në “liqejtë e përmbytjeve”, duke u shpallur herë si zjarrfikës e herë si punëtor komunaleje!/

Nga Boldnews.al

 

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 22 Dhjetor11:42

Korrupsion nga minuta 1!

Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...

EDITORIAL 19 Dhjetor21:46

Monolog – Bes Kallaku

Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë