Flakadanë e flamuj kuq e zi/ Protestuesit ‘ndezin’ Tiranën: Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën!
Me flakadanë, flamuj kuq e zi e thirrjet “arrestoni Ramën”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Për 96 ditë...
Me flakadanë, flamuj kuq e zi e thirrjet “arrestoni Ramën”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Për 96 ditë...
Policia ka sekuestruar një automjet tip “Range Rover” pas një ndjekjeje në zonën e Vlorës, në kuadër të heti...
Mbahet sot protesta e 96 qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ka nisur marshimi i ...
Sot shënohet dita e 96 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Brazili dhe Japonia do të ripërsërisin përballjen e tyre të Kupës së Botës në një turne në Singapor, i ...
Numri i udhëtarëve që humbën fluturimet lidhëse në Europë u dyfishua gjatë verës, pas zbatimit të sistemit e...
Komisioni Evropian do të propozojë rregulla të reja për strehimin, të cilat do t’u japin autoriteteve kombëtare dhe lokale...
Autoritetet kanë arrestuar 34 persona, përfshirë shtetas francezë, belgë dhe algjerianë, pasi një person vdiq në nj&eu...
Zjarri në Mallunxë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. I favorizuar nga era e fortë, flakët po përhapen me shpe...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e siguris&eum...
Nëse energjia e debatit publik konsumohet vetëm në nyjet ku ngecin juristët mbi procedurat e pezullimit të zv/kryeministres, nuk mbetet fuqi për të dalë në terren për të parë skanimin ambiental të korrupsionit qeveritar.
Një provë materiale e një qeverisjeje të rrënuar në rrugë të sapoprera shiritash përurimi, të paguara si akse evropiane.
Çdo metër kub uji, dherash, gurësh që rrëmben asfalt, ekspozon një metër kub mungesë standardi. Bashkë me rrezikun për jetën.
Çdo rrugë që shkatërrohet nga reshje shiu të zakonshme është akt ekspertimi në kohë reale.
Në çdo vend normal, pas një nate dëmesh të tilla, në terren zbret kryeministri. Mbahen përgjegjësi. Por kryeministri nuk shfaqet në terren, se terreni nuk pyet për korrektesë politike, për ngërçe juridike, relativizime e opinione. Terreni nuk pyet për imunitete. Terreni zbulon kush ka firmosur, kush ka faturuar, kush ka urdhëruar, kush ka mbyllur sytë, sa fonde janë vjedhur.
Kontratat publike po bëjnë vendin të dergjet nën ujë e gurë, ndërkohë që debati publik është zaptuar nga zelli mbi procedurën juridike të pezullimit të një ministreje në krye të këtyre punëve. Sepse pilotët e debatit nuk diskutojnë dot sesi pas një reforme në drejtësi që i del për zot bash kryeministri i qeverisë së këtyre punëve publike, nuk pezullohet dot fenomeni që na ka kushtuar miliarda.
Pezullimi që së fundmi kërkoi GJKKO për zv/ kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës nuk është dënim, as shpallje fajtori, por mjet për të mbrojtur hetimin nga pushteti.
Pikërisht për këtë ekziston, ndaj funksioneve të emëruara zbatohet. Mu aty ku ka risk të prekshmërisë, ndikimit, presionit.
Të çaktivizosh kontrollin penal mbi pushtetin ekzekutiv është si të vendosësh Qeverinë mbi ligjin. Që gjithsesi ia ka dalë të vërë përposhtë edhe kushtetutë e Gjykatë Kushtetuese kur është dashur të hetohen ministra të saj. A nuk qe kjo filozofi që duhej reformuar në vitin 2016 me sistemin e ri të drejtësisë?
Kë po mbron ky debat procedural? Deputetin? Jo, atë e mbron mandati parlamentar marrë nga zgjedhësit.
Shtetin e së drejtës? Jo, sepse masa procedurale bazohet mbi nen të Kodit të Procedurës Penale. Masë jo politike, e përkohshme, e arsyetuar, e ankueshme dhe nuk prek parimin e ndarjes së pushteteve. Shteti i së drejtës nuk shkelet kur drejtësia kufizon pushtetin, por kur pushteti i shmanget drejtësisë.
Dhe rikthehemi tek pushteti.
Ndërsa Shqipëria notonte duke klithur nën ujë kryeministri zgjodhi ose të nanurisej në podcast-in e tij me arie oksidenti, ose të udhëtonte larg, atje ku shndrisnin teminat e sfilatave të modës.
Pa asnjë kujdes mbi përmbytjet, për rrugët e sapo inauguruara që u shpërbënë si karton pas një nate shiu, për bizneset e fundosura, për fushat dhe shtëpitë e rrënuara.
Ndërsa Shqipëria numëron dëmet, atij i mbetet puna e rëndë të numërojë shikimet në YouTube. Në vend të verifikonte dështimin e qeverisjes së tij para lumenjve që marrin me vete investime, miliona dhe pasuritë e shqiptarëve, kryeministri ia le skenën seminareve juridike mbi pezullimin e zëvendëses së tij, një procedurë që s’ndryshon dot motin. Po as qeverinë.
Midis interpretimeve dhe fakteve, zgjedh të dytat. Shqipëria nuk është nën ujë nga reshjet. Është nën ujë nga mungesa e llogaridhënies. Dhe kjo nuk thahet me debat procedural, por me provë materiale. Të cilën terreni po e jep vetë. Pa retorikë. Pa imunitet. Pa puç shteti.
Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim p&...
Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...
Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...
Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të një...
Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...
Nga Florjan Binaj Sot në mëngjes, në rrugën e Elbasanit, trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazh...
Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...
Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...
Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...
Atentati i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra me mbi 100 plumba, Gilmando Dani, shënon një pikë kulminante të krimit ...