EDITORIAL

Dardhat dhe kumbullat e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2025, 11:41

Dardhat dhe kumbullat e pushtetit

Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të njëjtën qetësi: ministrat dhe zyrtarët e shtetit “kanë ngrënë kumbulla e dardha pas shpinës së Kryeministrit”, thënë nga ky i fundit. Një fjali e destinuar për të larë duart, për të ndarë pushtetin nga përgjegjësia dhe për të shndërruar aferat me qindra milionë euro në histori të vogla personale.

Por rasti me Belinda Ballukun e rrëzon këtë narrativë. Kjo nuk është një histori e zyrtarëve që vjedhin fshehurazi. Kjo është një histori bashkëpunimi, koordinimi, dhe mbrojtjeje politike.

Hetimi për tenderin e Tunelit të Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të Shqipërisë, u reduktua në akuzën më të butë të mundshme: “shkelje e barazisë në tendera”. Në vend të një analize të thelluar për vendimmarrjen, përfituesit, devijimet, kostot e fryra dhe zinxhirin e interesave, çështja u çrrënjos nga thelbi. U hoq fjala “korrupsion”. U zhduk termi “shpërdorim detyre”. U fshiu nocioni “vjedhje”. Dhe mbeti vetëm një teknikali­tet.

Kjo ndodh vetëm kur piramida e pushtetit është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sepse, le ta themi hapur: në projekte të tilla, me qindra milionë euro, siç ka dal e nënkuptuar edhe nga përgjimet Balluku ka vepruar  nën derigjimin e Kryeministrit pra nuk ka vepruar vetëm.

Nuk ka vendimmarrje të izoluar. Nuk ka firma të fshehta. Nuk ka favore pa aprovime.

Nuk ka kompani që fitojnë tendera pa u filtruar më parë politikisht.

Pikërisht për këtë arsye, reagimi i Kryeministrit ndryshoi rrënjësisht nga rastet e tjera. Këtë herë, me Ballukun, nuk pati asnjë distancim, asnjë qortim, asnjë deklaratë moralizuese. Përkundrazi, pati një takim të menjëhershëm në zyrën e tij që zgjati 7 orë, në koordinim të dukshëm të linjës politike dhe një heshtje që flet më shumë se çdo konferencë.

Sepse këtë herë, dardhat dhe kumbullat janë ngrënë bashkë.

Dhe kur hahet bashkë, përgjegjësia nuk ndahet; ajo fshihet, dhe akuzat katandisen sa një thel

Reduktimi i një tenderi strategjik në një “shkelje procedure” është një akt politik, jo vetëm juridik. Është një mënyrë për të shpëtuar strukturën, për të mos prishur ekuilibrat e brendshëm, për të mbrojtur zinxhirin dhe që dora që kapërdisi çorbën mos të flas me emra.

Në Shqipëri, korrupsioni nuk trajtohet sipas dëmit, por sipas hierarkisë së atyre që preken prej tij.

Dhe kur ministrat dhe kryeministrat mbyllen në zyra për të harmonizuar narrativat, qytetarët mbeten jashtë, fundi: askush nuk paguan.

Në një vend normal, një aferë me përmasa të tilla do të kishte prodhuar aq shumë pasoja sa pushteti do të dridhej.

Në Shqipëri, prodhon vetëm një nen të zbutur dhe një foto nga Kryeministria dhe forume.

 

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 14 Nëntor22:00

Monolog nga dom Mark Pashkja

Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...

Nga Xhuljan Ferzaj EDITORIAL 14 Nëntor10:37

Si e "vrasin" artin në Shqipëri

Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...

EDITORIAL 12 Nëntor16:12

Barokqeveri

Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...

Luçiano Boçi EDITORIAL 12 Nëntor11:32

Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM

  Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...

EDITORIAL 8 Nëntor14:06

Ra ky raport e u pamë!

Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe th...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë