EDITORIAL

Rasti Cani dhe rasti Berisha, vendimet e Irena Gjokës janë të cenueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 11:34
Rasti Cani dhe rasti Berisha, vendimet e Irena Gjokës janë të

Testi me tre hapa i GJEDNJ-së për ‘Tribunal established by law’: Rasti Cani dhe cënueshmëria e vendimeve në rastet Berisha etj

Kolegë, avokatë dhe juristë, por edhe gazetarë, më kanë pyetur këto ditë rreth implikimeve të mundshme të rastit të gjyqtares Irena Gjoka, nisur edhe nga vendimi i suksesshëm në Strasburg (ECHR), ku unë mbrojta mikun tim dhe prokurorin e ndershëm Besnik Cani, i cili u shkarkua padrejtësisht nga KPA nga një trupë me rekorde të fshehura.

Pyetja kryesore është:

 

A janë të cenueshme vendimet që ajo ka dhënë si gjyqtare në GJKKO, duke pasur parasysh raportimin mediatik se është konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme si autentik një dënim penal nga autoritetet greke, i cili nuk duket se është raportuar gjatë procesit të vetting-ut dhe deklarimit të dekriminalizimit?

Përgjigjja ime për të gjithë të interesuarit është e qartë dhe e bazuar në argumentet që unë vetë i kam mbrojtur me sukses në Strasburg:

PO, vendimet e saj mund të cënohen individualisht nëse plotësohen kushtet e nenit 6 § 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), por JO automatikisht ose në mënyrë masive apo zinxhir!

Unë nuk e njoh personalisht gjyqtaren dhe trajtimi i kësaj çështjeje nuk ka asgjë personale me të. Nuk do ta trajtoj politikisht këtë çështje, edhe pse është shumë e vështirë të qëndrosh larg kur, nga rreth 16 gjyqtarë që ka GJKKO, e vetmja gjyqtare që ka dhënë vendime për udhëheqësit e tre partive më të mëdha opozitare, përfshirë një drejtues lokal të minoritetit në Shqipëri, në këto katër vitet e fundit, është pikërisht ajo.

Pa ngritur hipoteza mbi ngjarjet e ardhshme, shkarkimin ose jo, apo dënimin ose jo (nuk ia uroj askujt), kjo nuk është një çështje politike apo personale, por një aplikim rigoroz i parimeve ligjore evropiane, të cilat unë i kam argumentuar në Strasburg (ECHR) personalisht dhe që tani po i zbatoj në këtë analizë.

Le të shohim hap pas hapi, duke u mbështetur në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe zhvillimet e fundit në rastin Gjoka.

1. Fakte të shkurtra mbi rastin dhe krahasimi me faktet e rastit Cani

Sipas informacioneve mediatike për konfirmime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme në janar 2026, është vërtetuar si autentik një dënim penal i vitit 2005 nga Gjykata e Janinës në Greqi për gjyqtaren. Ky dënim dyshohet se nuk u deklarua në formularin e vetëdeklarimit të dekriminalizimit gjatë procesit të vetting-ut, as në dokumentet e emërimit në GJKKO.

Kjo situatë ngre pyetjen nëse gjyqtarja plotësonte kushtet ligjore për të qenë gjyqtare që në fillim, duke cënuar legjitimitetin e trupës gjykuese ku ajo ka marrë pjesë.

Në rastin Cani kundër Shqipërisë, anëtari i KPA-së (trupë gjykuese) kishte fshehur një rekord gjatë fazës së emërimit si anëtar, gjë që e skualifikonte nga mundësia për t’u emëruar.

Në momentin e dhënies së vendimit nga Strasburgu, anëtari i KPA-së ende nuk ishte dënuar penalisht dhe po ashtu ende nuk ishte shkarkuar.

Situata që po analizojmë është, pra, tërësisht e njëjtë.

2. Analiza ligjore krahasuese me rastin Cani v. Albania: pse është relevant?

Në çështjen Cani v. Albania, unë si avokat ngrita pretendimin rreth testit me tre hapa për anëtarin e KPA-së.

GJEDNJ konstatoi shkelje të nenit 6 § 1 të KEDNJ-së (e drejta për një gjykatë të krijuar nga ligji, ‘tribunal established by law’) në procesin e vetting-ut të z. Cani nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Një nga anëtarët e trupës, gjyqtari L. D., kishte fshehur një shkarkim të mëparshëm për shkelje disiplinore, duke falsifikuar dokumente. Autoritetet nuk e verifikuan siç duhet këtë, dhe Canit nuk iu dha një shqyrtim efektiv i pretendimit të tij për tu gjykuat. Ne e ngritëm këtë pretendim që në fillim të procesit në KPA, ku KPA e refuzoi largimin dhe, po ashtu, gjyqtari e mohoi faktin në atë kohë.

Ky rast është analog me rastin aktual. Në të dyja rastet kemi rekorde negative të cilat dyshohen se nuk janë deklaruar (shkarkim te Daci, dënim penal në rastin e I.Gj.) që diskualifikojnë personin nga roli i gjyqtarit. Argumentet e mia në ECHR u mbështetën në parimin se një gjyqtar që nuk plotëson kushtet ligjore cenon thelbin e procesit të rregullt. GJEDNJ-ja e pranoi këtë, duke dënuar Shqipërinë dhe duke e deklaruar shkarkimin e z.Cani si në shkelje flagrante të nenit 6 të KEDNJ-së.

3. Çfarë është testi me tre hapa i GJEDNJ-së dhe si aplikohet ai në rastin aktual?

GJEDNJ-ja, në raste si Guðmundur Andri Ástráðsson v. Iceland (Dhoma e Madhe, 2020) dhe Cani v. Albania (2022), ka vendosur një test kumulativ me tre hapa për të vlerësuar nëse ka shkelje të ‘gjykatës së krijuar nga ligji’. Ky është testi që unë e zbatova në mbrojtjen time në Strasburg dhe e njëjta logjikë vlen për vendimet e I.Gj.

Hapi 1: Shkelje e rregullave kombëtare për emërimin/kualifikimin e gjyqtarit.

Në Shqipëri, ligji kërkon që gjyqtarët të kenë ‘figurë të pastër’ dhe të mos kenë dënime penale për vepra që cenojnë besueshmërinë (Kushtetuta + ligji i vetting-ut). Fshehja e dënimit grek (nëse ka ndodhur) është shkelje e qartë. Kjo e bën atë të pakualifikuar që në momentin e emërimit në GJKKO. Në rastin Cani, fshehja e shkarkimit të L.D. plotësoi këtë hap – e njëjta vlen edhe këtu.

Hapi 2: Shkelja duhet të jetë e rëndë dhe evidente (‘manifest breach’)

Jo çdo parregullsi e vogël mjafton; duhet të jetë shkelje thelbësore që cenon integritetin. Në rastin I.Gj., veprimi lidhet drejtpërdrejt me besueshmërinë dhe etikën dhe është ‘manifest breach’, si në rastin Cani, ku falsifikimi i dokumenteve u cilësua si i tillë. GJEDNJ-ja ka theksuar se shkelje të tilla nuk janë thjesht formale, por cenojnë besimin publik te drejtësia.

Hapi 3: Shkelja ka shkaktuar dëm serioz ndaj besueshmërisë së gjyqësorit në sytë e publikut.

Zbulimi i këtij veprimi nga gjyqtarja dhe fakti se është ajo që ka gjykuar e vetme tre udhëheqësit kryesorë të opozitës ka ka krijuar perceptimin publik të një përqendrimi të vendimmarrjes penale në periudha zgjedhore, duke ndikuar në besimin ndaj paanësisë institucionale të GJKKO-së.

Në rastin Cani, GJEDNJ-ja konstatoi se mungesa e verifikimit nga autoritetet shqiptare dëmtoi besueshmërinë; e njëjta logjikë vlen edhe këtu, veçanërisht për çështje të profilit të lartë si ato të Berishës, Metës, Mediut apo edhe Belerit, ku gjyqtarja ka qenë kryesuese.

Nëse plotësohen të tre hapat (çka ka gjasa të larta në këtë rast), ka shkelje të nenit 6 § 1 të KEDNJ-së për çështje individuale nëse pretendimet janë ngritur më parë në kohën e duhur.

4. Implikimet për vendimet e mëparshme: jo anulim automatik, por rishikim individual

Në argumentet e mia në ECHR për Canin, theksova se shkelja nuk çonte në anulim masiv të vendimeve për arsye të sigurisë juridike (legal certainty) dhe parimit të res judicata. GJEDNJ-ja e konfirmoi këtë: konstatimi i shkeljes nuk krijon detyrim për shtetin që të rihapë automatikisht të gjitha rastet e ngjashme.

Për rastin që po analizojmë, efekti është individual. Palët e prekura dhe ato që e kanë ngritur pretendimin që në fillim mund të kërkojnë rishikim ose ta çojnë çështjen në GJEDNJ, siç bëra unë në rastin Cani.

Nëse pala nuk e ka ngritur pretendimin, edhe pse ka qenë në dijeni të këtij fakti (mediat e kanë trajtuar çështjen që nga viti 2023), ka gjasa që pretendimi të konsiderohet i rënë në dekadencë.

Në përfundim, vendimet e dhëna mund të jenë të cenueshme individualisht, por nuk ka anullim automatik të tyre. Nëse palët kanë ngritur pretendime në proceset nga viti 2023 e në vijim (siç kam vënë re se e kanë bërë z. Berisha dhe z. Beleri), ka gjasa që GJEDNJ të aplikojë vendimin Cani kundër Shqipërisë.

Unë besoj se ky rast tregon se reforma në drejtësi, të cilën unë vetë e kam mbështetur deri në miratimin kushtetues, duhet të zbatohet me rigorozitet dhe pa dallime. Fshehja e rekordeve cenon themelet e një gjyqësori të pavarur, dhe testi me tre hapa i GJEDNJ-së ofron një rrugë të qartë për të korrigjuar gabimet, por vetëm individualisht, jo me efekte zinxhir. Kolegët dhe të interesuarit duhet të këshillojnë klientët e tyre të vlerësojnë raste konkrete për rishikim, duke u mbështetur në këtë vendim të GJEDNJ-së.

Shenim i autorit: Ky shkrim bazohet në raportime publike dhe në analizë juridike, pa paragjykuar përgjegjësi penale apo disiplinore.

Artikuj te sugjeruar

Irena Beqiraj EDITORIAL 10 Janar15:14

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...

EDITORIAL 7 Janar23:14

A arrestohet shiu?

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të k&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë