Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
Nga Turjan Hysko
Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tashmë. Mjeku ka dalë te dera dhe u ka dhënë lajmin familjarëve. Dhe të gjithë janë gëzuar. Sepse jemi bërë pak më të mençur. Shumë prindër që njoh, nuk e kanë problem nëse u lind vajzë apo djalë. Është pak.
Por është shenjë e mirë.
Por ajo vajzë nuk e di ende ku ka lindur. Imagjino të jesh ajo vajzë e vogël, që po rritesh. Kur je 5 vjeçe, kupton që nuk bëhesh dot astronaute. Jo sepse qielli është larg. Por sepse astronautja në librin e shkollës është burrë. Kur je 14 vjeçe, të tregojnë që nuk vishesh dot si të duash.
Sepse veshja jote fton, provokon, tregon, thotë gjëra që ti nuk i ke shprehur kurrë me gojë e as menduar.
Trupi yt bëhet tekst që të tjerët e lexojnë pa të kërkuar leje. Kur fillon punë, mëson që duhet të provosh dyfish për t’u marrë seriozisht. Dhe do paguhesh më pak.
E njëjta tryezë.
I njëjti titull.
I njëjti orar.
Kontrata e kolegut ngjitur ka një shifër tjetër. Kur martohesh, kupton që “kompromiset” priten më shumë nga ty sesa nga ai. Kur bën fëmijë, shikon që karriera jote bëhet opsionale, e tija jo. Ti nuk do të flesh dot për shumë vite me radhë, por askush nuik ta llogarit si punë. Ta quajnë dashuri. Dhe dashuria nuk paguhet. Ti vajzë e vogël, që do të lindësh sonte, për pak… Më duhet të të them që kemi ngritur një botë absurde për ty.
Një botë që të kërkon të jesh e suksesshme, por jo aq sa të "kërcënosh" egon e kolegëve. Të jesh e bukur, por jo "provokuese", dhe se faji për shikimin e burrave do të jetë gjithmonë fustani yt. Dhe, do të ketë gjithmonë një tavan sipër. Gjëra, që “nuk janë për ty”. Në Shqipëri kemi pasur 33 kryeministra. 33 burra. dhe jo sepse gratë nuk kanë qenë të afta.
Por, ti ke një fat të madh.
Që jeni shumë. Që jeni gjysma e shoqërisë. Dhe ka një fill që ju bashkon. Do hasësh një vajzë tejtër në rrugë, dhe do të kuptoheni me kodin e syve. Do huazosh buzëkuqin e shoqes, fustanin e motrës sende të vogla që do të bëhen rituali yt i mbrojtjes. Dhe një ditë, do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme.
Do të thuash jo-në e parë.
Zëri do të të dridhet, do të të rrahë zemra, do të të duket sikur do të shembet diçka por jo.
Asgjë nuk do shembet. Vetëm ti do të rritesh. Pastaj, do të ndodhë diçka tjetër, e madhe. Do të qeshësh. Në një botë që të kërkon të jesh e matur, e heshtur, e mbledhur si një lule që s'duhet të bëjë zhurmë, ti do të qeshësh.
Do të qeshësh fort. Një e qeshur e lirë, e zhurmshme, "e tepërt", dhe ky është akti yt i rebelimit.
Dhe kjo është fitorja jote.
Sonte do të lindin 27 vajza në Shqipëri.
Njëzet e shtatë vajza.
Që do të mësojnë të heshtim, para se të flasin.
Që do të mësojnë të zënë pak vend, para se të zënë vendin e tyre.
Që do të futen në garë, në rresht të fundit. Por janë edhe njëzet e shtatë vajza që mund të bëhen yje. Ne vërtet mund të jemi një shoqëri akoma në errësirë.
Por, kemi një zakon shumë të bukur, kur shohim të kalojë një yll./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...
Nga Armand Shkullaku Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të...
Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...
Nga Shaban Sulçe Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Corseto beri dje nje deklarate te pazakonte, kur tha se kishte 48 ore pa gjumë. Ai nxitoi...
Nga Genc Sejko Ndërsa lufta në Iran hyn në javën e saj të pestë, është bërë e qartë se askush nuk duke...
Nga Florjan Binaj Prej tre javësh, ju kemi treguar historinë e Leonardit dhe Gjovanës. Një histori familjare, zënkash, një ...
Nga Klodian Tomorri Kryeministri Edi Rama riktheu sërish projektin e futjes së shtetit në tregun e karburanteve si mekanizëm për t&eum...
Nga Dojna Mema Këtë javë një vajzë 25-vjeçare nga Lezha i dha fund jetës së saj. Përpara se të largohej, la...
Nga Ilir Meta Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t'ju përgjigjem...